Arben Ahmetaj denoncoi pak ditë më parë se një biznesmen ka paguar që Edi Rama dhe Linda Rama të shkojnë në një hotel që shërben si qendër detoksifikimi nga droga. Ahmetaj tregoi edhe emrin e hotelit Palace Di Merino dhe tha se çdo seancë aty kushton 10 mijë euro.
Gazetari Klodian Tomorri shkruan me ironi në një postim në Facebook se, SPAK tani ka për detyrë të shfajësojë Ramën, që të mos i nxjerrë andralla vetes.
Tomorri shprehet se për biznesmenin që ka shoqëruar Ramën në Bolzano të Italisë duke paguar edhe destoksikimin e tij dhe të Lindës, janë firmosur leje për resorte në Dhërmi dhe leje për kulla në Tiranë. Dhe këto veprime, sipas gazetarit Tomorri janë korrupsion i drejtpërdrejt ku është përfshirë vetë kryeministrit Edi Rama.
Reagimi i plotë:
E ç’i polli belaja këta të SPAK-ut.
Do dalin prapë do thonë e verifikuam atë punën e hotelit që të heq toksinat në Itali. Nuk e gjejmë dot kush ka qenë, por jemi të sigurtë që nuk ka qenë kryeministri. Siç e bënë për atë punën e Xibrakës.
Se kjo ka zarare të mëdha nga mbrapa. Janë ca vendime në KKT për kompaninë e atij biznesmenit, resorte nëpër Dhërmi, leje nëpër Tiranë e kështu me radhë, me firmën fap e fap poshtë.
Këta juristët thonë që po pati veprim dhe kundërveprim mes biznesmenit dhe zyrtarit quhet korrupsion i drejtpërdrejtë.
Veprimi detoksifikimi. Kundërveprimi firma fap e fap.
Yyy sa punë hap kjo. Mosdeklarim, fshehje, pastrim i produkteve, hetim pasuror, ligj antimafia.
Dilni çuna shpejt thoni që e vërtetuam qe s’ka qenë se s’kemi takat ta çojmë vendin në greminë qeverisëse. Mos na e çoni vendin në kriza që të gëzojnë armiqtë.