Monika Lubonja është prezantuar nga mediat pranë Veliajt si artiste teksa reagoi në mbështetje të tij pas arrestimit, por ajo në fakt është punonjëse e Veliajt prej vitesh.
Monika Lubonja rezulton se ka marrë një pagë prej 1 140 euro si këshilltare e Veliajt gjatë viteve të fundit, ndërkohë që sëfundmi është drejtoreshë e Qendrës së Restaurimit dhe Realizimit të Veprave të Artit Tirana, duke marrë një pagë edhe më të majmë në një drejtori anonime, e shpikur për të dhëna paga për personazhe publike, të cilët më pas Veliaj i përdor për të rregulluar imazhin e tij teksa u kap “mat” nga SPAK në krye të një skeme gjigante korrupsioni sipas dosjes hetimore.

Përveç kësaj, Monika Lubonja ndejti për muaj të tërë në Big Brother dhe e mori pagën si këshilltare. Nuk dihet në fakt si e ka këshilluar Monika Lubonja Veliajn në Big Brother, por e sigurt është se paga i ka kaluar kokërr më kokërr nga taksat e kryeqytetasve.
Veç Monika Lubonjës pagesa kanë marrë personazhe si Ermal Mamaqi – 80,000 euro; Noizy – 300,000 euro; Klea Huta – 35,000 euro, Ilir Shaqiri – 30,000 euro; Anxhela Peristeri – 36,000 euro etj.