Prej disa javësh bisnesi i ndërtimit po përballet me një situatë sa absurde aq edhe kriminale. Me urdhër verbal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, me miratim të shefit të Komisaritatit të Policisë Rrugore Tiranë Roven Zeka dhe me zbatim nga efektivët në terren ka nisur prej javësh një aksion ndaj automjeteve që transportojnë dherat nga gropat e pallateve në ndërtim drejt landfillit të Sharrës. Policia Rrugore ka detyrë të kontrollojë këto automjete, nëse këto dhera që po i marrin nga x vend në ndërtim, a po i dërgojnë në Landfill apo jo, ashtu siç e thotë ligji. Por policët e Ilir Prodës dhe Roven Zekës po i ndalojnë të gjithë automjetet edhe pse kanë kontrata të rregullta me landfillin për depozitimin e mbetjeve të ngurta.
Ka një histori që një shofer e kanë ndjekur deri në oborrin e banesës dhe i kanë sekuestruar mjetin e parkuar.
Ajo që e bën më të rëndë këtë, është fakti se në të vërtetë këto automjete po bllokohen, për të krijuar ngërç në çështjen e depozitimit të mbetjeve të ngurta pasi sipas burimeve ende jo zyrtare të mbërritura në redaksinë tonë, oligarku Shefqet Kastrati sapo ka përfunduar ndërtimin e landfillit të tij privat diku në zonën e Prushit, pranë Vaqarrit.
-Përse janë ndaluar prej javesh kamionët që bëjnë transportin e mbetjeve të ngurta?
-A ka një urdhër me shkrim dhe të protokolluar?
-Çfarë mekanizmash ligjorë po përdorin Ilir Proda dhe Roven Zeka për të shkelur ligjin?
-A është Shefqet Kastrati oligarku që fshihet pas landfillit privat të Prushit?
-A janë Ilir Proda dhe Roven Zeka ushtarë të Shefqet Kastratit?
Vijon…