Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është duke u pyetur në SPAK, me kërkesë të prokurorit Ols Dado.
Mësohet se ajo është pyetur si person në dijeni për hetimin pasuror që ka nisur ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.
Bashkëshortja e kryebashkiakut më herët ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së pak ditë më parë në qendrën ‘Harabel’.
Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj. Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.
Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024, me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendren “Harabel” ku Xoxa është bashkëthemeluese.
Gjykata i cilësoi kontrollet si të ligjshme.