Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për sekuestrimin e aseteve të Ilir Beqajt dhe bashkëpuntorëve të përfshirë në vjedhjen e fondeve të huaja.
Nga verfikimet e SPAK rezulton se janë bllokuar disa shumë parash makina dhe aksionet e një kompanie private që rezultojnë të jënë të përfshira.
Paratë të dyshuara të fituara në mënyrë të paligjshme nga Ilir Beqaj dhe bashkpuntorët e tij do të vijonë të qëndrojnë të bllokuara.
Gjykata e lartë ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqajt, Eduard Currajt, Ermal Kurtulajt etj që kundërshtonin vendimin e apelit për bllokimin e pasurive.
SPAK ka njoftuar se për dosjen e vjedhjes së fondeve të huaja janë vënë nën sekuestro tre llogari bankare, 3 makina dhe disa aksione të një kompanie private.
Llogaritë bankare të bllokuara kapin vlera në 15 mijë Euro, 42 mijë Dollarë dhe 14 milionë Lekë.
Sa i takon aksioneve, prokuroria i referohet “Albanian Food and Hospitality Services” me zotërues Eduard Currajn.
Ky i fundit konsiderohet si personi më i afërt i ish ministrit të shëndetësisë dhe është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me faturat e lëshuara për aktivitetet e SASPAC.
Në fillim të muajit Korrik, ish-ministri Ilir Beqaj, u arrestua me dyshimet se ishte përfshirë në korrupsion dhe fshehje të pasurisë gjatë kohës kur drejtonte agjencinë SASPAC, e cila koordinon fondet e Bashkimit Europian në vendin tonë.
Bashkë me të, nën hetim u morën edhe 6 persona të tjerë, 2 prej tyre të arrestuar, 4 në masa më të buta sigurie.
Ndaj beqajt një tjetër proces është dhe koncesioni 100 milionësh i sterilizimit, çështje e cila është paraqitur nga SPAK në GJKKO për nisje të procesit gjyqësor.