Qeveria e Edi Ramës e ka bërë “detin kos” me pasuritë dhe fondet e shtetit në vlerë totale afro 3 miliardë Euro, dhuruar kompanisë “Agi Kons Sh.p.k” të Gentian e Gentiana Sula, njeri oligark klient e ortak i kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentit Ilir Meta, ndërsa tjetra shefe e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.
Ndër të tjera ata kanë shumë fuqi edhe mbi drejtësinë e re, sa Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe SPAK, nuk guxojnë as ta thërrasin ndërtuesin mafioz Gentjan Sula, megjithëse kanë 8 kallëzime e 50 denoncime nga pronarë tokash e trojesh, për grabitje me forcë e letra false të tokave të tyre, si dhe 5 raporte nga SHISH e Anti-krimi për ndërtimin e 32 pallateve e 80 vilave pa leje në Tiranë.
Të zhytur plotësisht në krim pasuror, financiar e ndërtimor, çifti Gentjan e Gentiana Sula, ka hequar nga faqja e kompanisë, promovimet e resorteve dhe reklamat e shitjeve të apartamenteve, vilave, hoteleve e restoranteve, me mendimin se mund të fshehin të vërtetën e vjedhjes së tokave, parqeve në zona të mbrojtura dhe plazheve nga Tirana, Durrësi, Kavaja e Lalzi deri në Sarandë.
Ja disa nga komplekset dhe resortet që ka ndërtuar çifti “Sula” me kompanitë “Agi Kons Sh.p.k” e “S&D Invest”:
Me Vendim Nr. 292, datë 19 maj 2021, kryeministri Edi Rama i ka dhënë firmës “S&D INVEST” të Gentjan e Gentiana Sulës, 55 mijë m2 tokë buzë detit në Lalz, për ndërtimin e resortit me vila e pallate verore “Turquoise Marine”, të cilën ia ka shitur me 10.8 Euro/m2, në vlerë totale 595 mijë Euro.
Kjo vlerë është 24 herë më pak se çmimi shtetëror i tokës, ose 13 milionë Euro më pak për arkën e shtetit; madje Gentian Sula nuk ka paguar as vlerën 594 mijë Euro të blerjes së tokës buzë detit, ndërsa 3500 m2 plazh e ka marrë falas për 30 vite e nuk do paguajë as taksa në shtet.
Resorti i dytë i kompanisë “Agi Kons Shpk”, me 1 hotel qendror dhe 73 kabina e sipërfaqe 8200 m2, është “Stone Beach-Qeparo”; ku 7000 m2 tokën ia ka dhuruar kryeministri Edi Rama bashkë me plazhin përballë tij, ndërsa 1200 m2 ua ka grabitur pronarëve me letra false, madje e ka lejuar të futet dhe 25 metër në hapësirën ujore.
Resorti i tretë është “Marea Resort Qerret”, ndërtuar në 25 mijë m2 tokë shteti dhuruar nga Edi Rama, ndërsa 3 mijë m2 i ka zaptuar jashtë projektit me letra false si gjoja pronë e tyre, plus plazhin falas për 30 vite e pa asnjë taksë.
Resorti i katërt është “Tarraca e Ullinjve-Dhërmi”, ndërtuar në tokë shtet, resort për të cilin, këshilli Kombëtar i Territorit me kryetar kryeministrin Edi Rama, nuk ka përcaktuar e nuk ka deklaruar sipërfaqen.
Resorti i pestë i është “Bougainville Bay Resort&Spa” në Sarandë, ndërtuar mbi 12 mijë m2 tokë shteti dhuruar nga qeveria, dhe 3100 m2 tokë të grabitur me letra false nga pronarët e zonës, përveç plazhit falas për 30 vite, madje ka ndërtuar dhe pistë brenda sipëfaqes së detit, të pa parashikuar në lejen ndërtimore të KKT, por lejuar nga Edi Rama.
Por çifti mafioz Gentjan e Gentiana Sula, përveç 5 resorteve, kanë marrë 110 milionë Euro tenderë e 1 PPP arsimore 20 milionë Euro; kanë ndërtuar 3 komplekse te “Kodra e Diellit” me pallate, vila, qendra e njësi tregtare ne Tiranë, mbi 135 hektarë toka pronë shteti, dhuruar me vendime të Ilir Metës e Edi Ramës dhe të grabitura me letra false si gjoja ish-pronar, madje ka nisur dhe ndërtimin e kompleksit “Kodra e Diellit 4”.