Referuar burimeve, ai që ka marrë urdhërin dhe ka ushtruar kontroll në qelinë e Metës ka qenë Genc Aliaj, një polic i nderuar dhe respektuar nga të gjithë kolegët e burgut 313. Por pasi Meta, ka denoncuar publikisht këtë kontroll, Manja dhe Qose i kanë bërë presion drejtuesve të burgut 313, Lilës dhe Nelës, të cilët fajin se kanë mbajtur për vete por ia kanë hedhur Gencit.
Ky i fundit në gjendje të rënduar emocionale dhe me presione të vazhdueshme nga eprorët, ka kërkuar leje për disa ditë. Por duke qenë se mizoria e eprorëve në të tilla rastesh është më e madhe se gjithçka, leja nuk është miratuar dhe Genci është detyruar të dorëzojë raport si i sëmurë për të qëndruar në shtëpi, larg dhunës së vazhdueshme psikologjike.
Prej 5 ditësh ai nuk është paraqitur në punë dhe ditën e sotme i ka dhënë fund jetës me armë zjarri në shtëpinë e tij.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ai që drejton një prej ministrive më të rëndësishme dhe me më shumë peshë, në vend që t’u dalë në mbrojtje vartësve të tij, që rrinë me muaj pa rroga e shpërblime, bëhet palë me Klevis Qosen, për t’i shtypur edhe më tepër ata dhe hedhur mbi supe faje që s’janë të tyret dhe rrjedhimisht s’i përballojnë dot.
Ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm që krerët e institucioneve ose siç njihen ndryshe “kokat” tentojnë të fshehin me kërcënime e presione, gabimet, qokat apo gjobat e tyre.
Para pak kohesh ishte rasti i policit rrugor Azbi Spahiu që ndaloi djalin e oligarkut Samir Mane, i cili për shkak të presionit nga Ilir Proda me shokë, tentoi vetëvrasjen.