Avokati Edmond Petraj zbuloi në ‘Studio Live’ se SPAK po heton pasurinë e Flamur Nokës, Fatmir Xhafajt dhe disa eksponentëve të opozitës.
Petraj shton se brenda nëntorit mund të ketë një arrestim surprizë të rangut të lartë.
“Flamur Noka është në hetim pasuror. Ka filluar edhe për zotin Xhafaj. Për disa deputetë të tjerë të opozitës, që po hetohen dhe analizohen. Brenda nëntorit do kemi ndonjë surprizë të rangut të lartë”, tha avokati Petraj.