Europol ka zbërthyer një tjetër aplikacion pas atij të Sky dhe Encrochat të përdorur nga grupet kriminale duke u hequr nga duart rrjeteve të shumta në mbi 30 shtete bisedat e koduara.
Një ekip i përbashkët hetimor që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka arritur që të “zbërthejnë” aplikacionin MATRIX.
Europol konfirmon se ky aplikacion është përdorur edhe nga grupet shqiptare.
“Mund tu konfirmoj se shqipja ishte ndër gjuhët e përdorura në aplikacion. Çështja drejtohet nga një ekip i përbashkët hetimor (EPH) që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze, të mbështetur nga një Task Force Operacionale e krijuar në Europol. Kjo grup pune përfshin forcat e zbatimit të ligjit nga Franca, Holanda, Spanja, Lituania dhe Italia”, ka thënë Europol për “MCN”.