Ekspertët thonë se të bërit seks rregullisht jo vetëm që sjell lumturi, por edhe përmirëson shëndetin mendor dhe fizik. Megjithatë, një studim i fundit ka zbuluar se shumë njerëz po heqin dorë nga kjo praktikë.
Sipas një ankete nga kompania e lodrave të seksit “The Handy”, gati një në pesë persona mbi moshën 18 vjeç nuk kryejnë marrëdhënie seksuale fare.
Ekspertët paralajmerojne se kjo mund të ndikojë negativisht në shendetin mendor, duke rritur nivelet e ankthit dhe depresionit.
“Shtypja e deshirave seksuale, pa alternativa të tjera për të çliruar stresin, mund të çojë në frustrim dhe të përkeqësoje ankthin apo nervozizmin,” shpjegon Dr. Sham Singh, specialist i shëndetit seksual dhe psikiatër.
Gjithashtu, mungesa e seksit mund të ndikojë në vetëbesimin dhe të shkaktojë ndjenja të turpit nëse diskutohet me miqtë, duke shtuar më tej stresin emocional.
Sipas ekspertëve, seksi ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, uljen e stresit dhe permirësimin e cilësisë së gjumit, falë çlirimit të endorfinës.
Nga ana tjetër, mungesa e aktivitetit seksual për një kohë të gjate mund të shkaktoje tension të muskujve, probleme me përqendrimin dhe një ndjeshmëri të shtuar ndaj prekjes. Për më tepër, mund të ule nivelin e energjisë dhe oreksin.
Një studim i vitit 2023, i publikuar në “Journal of Sexual Medicine”, zbuloi se gratë mes moshës 20 dhe 59 vjeç, te cilat kryenin marrëdhënie seksuale me pak se një herë ne javë, kishin një rrezik më të lartë për një vdekje të parakohshme.
Shkak për këtë ishte një proteinë e cila lidhet me inflamacionin dhe mund të demtojë indet dhe organet e shëndetshme.
Një studim nga “Nap Lab” tregoi se amerikanët, mesatarisht, kryejnë marrëdhënie seksuale vetëm një herë në muaj.
Ekspertët theksojnë rëndësine e mbajtjes së një jete seksuale aktive për një shëndet me te mirë, si fizik ashtu edhe mendor.
Me statistikat aktuale, shumë njerëz mund të perballen me pasoja negative të cilat mund te shmangen lehtësisht duke pasur një jetë seksuale më të rregullt.