Kreu i SPAK, Altin Dumani u ka futur të dridhurat pushtetarëve. Një ndër metodat që po ndjek SPAK për të zbuluar aferat është ajo e përgjimit dhe e zbërthimit të celularëve. Janë shumë zyrtarë të përgjuar qoftë në mënyrë ambientale, ashtu edhe në biseda telefonike.
Por ka shumë raste kur falë zbërthimit të celularëve janë zbuluar prova të forta. Kemi rastin e Monika Kryemadhit, që falë një celulari u zbuluan shumë afera.
Dumani ishte sot në një aktivitet të mbajtur në Kuvend për luftën ndaj korrupsionit dhe deklaroi se ata kanë ngritur laboratorë shumë modernë në SPAK, për përgjimin dhe “zbërthimin” e mjeteve teknologjike.
“Kemi një sektor modern të përgjimeve, një laborator modern të ekspertizë kriminalistike. Gjithashtu kemi investuar edhe në mjete të teknologjisë bashkëkohore që po na shërbejnë në funksion të kryerjes së hetimeve”, tha Dumani.