Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë” Arrest në burg” për shtetasin Rinald Rakipaj i arrestuar dy ditë më parë. 40-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “nxitja për përdorimin e drogës”.
Ngjarja është regjistruar në datë 22 Mars, ndërsa Rakipaj dyshohet se edhe ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare.
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar arrest ne burg, kërkesë e pranuar nga gjyqtari Bevil Beqiraj i cili ka drejtuar seancën e masës së sigurisë duke caktuar arrest ne burg.
Referuar ngjarjes 40-vjeçari dyshohet se bashkë me një tjetër shtetas për të cilin ka nisur procedimi penal kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy vajza të tjera të mitura, 15 dhe 16 vjeç të konsumojnë lëndë narkotike. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, adoleshentet kanë pohuar që kanë pirë lëndë narkotike, teksa kanë mohuar që të kenë kryer marrëdhënie seksuale.