Gazetarja Aida Topalli ka folur lidhur me ekstradimin drejt Shqipërisë të drejtuesit të kartelit të parë të kokainës Dritan Rexhepi. Ajo u shpreh se duke u bazuar në historikun e tij, ekstradimi me sukses i tij drejt vendit tonë është një gjë e mirë.
Ajo tha gjithashtu se Rexhepi e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në burg dhe sërish ka arritur të vazhdojë trafikun e kokainës drejt vendeve të BE-së.
Sipas Topallit, Dritan Rexhepi pak para arrestimit të tij në Turqi, po planifikonte të niste trafikimin e kokainës drejt Rusisë dhe Kinës, por ky plan i dështoi si pasojë e arrestimit dhe ekstradimit drejt Shqipërisë.
“Në momentin që Dritan Rexhepi ju dorëzua policisë dhe drejtësisë shqiptare nga shteti Turk do ta konsideroja si një nga arritjet më të mëdha sa i përket ekstradimeve për sa i përket historikut që ka. Rexhepi daton për krimet e tij që nga viti 1999 atëherë kur dyshohet, i gjykuar dhe i dënuar për vrasjen dhe plagosjen e disa efektivëve.
Ndërkohë në 2002, Rexhepi gjithashtu bëri një tjetër sherr, një tjetër tentativë vrasje në Vlorë dhe pasi u lirua nga burgu me guximin e tij, vendosi që të ndiqte prokurorin që kishte kërkuar dënimin e tij, duke u dënuar sërish më pas me 6 muaj burg. U liruar dhe u zhvendos më pas drejt Italisë ashti siç nis edhe shkrimi i bërë nga mediat në Ekuador, ku thotë se pas valës së sulmeve të bërë nga drejtësia nga drejtësia në Shqipëri ku u hetuan 23 grupe, anëtarët u zhvendosën drejt Italisë dhe nga aty krijuan lidhjet me grupet kriminale më të fuqishme në të gjithë Ballkanin dhe u zhvendosën në Amerikën Latine. Aty ku u zhvendos edhe Dritan Rexhepi, ku u kthye në bosin ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.
Dritan Rexhepi pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në burg, por nga burgu kishte arritur të krijonte një linjë që të drejtonte trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të BE-së. Dhe madje kishte nisur strategjinë e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Rusisë dhe Kinës por që dështoj pasi u arrestua në Turqi dhe me ekstradimin drejt Shqipërisë.
Duke qenë drejtues i një prej karteleve më të mëdha të kokainë padiskutim ka lënë pas persona të tjerë që vazhdojnë merren me trafikun e saj, ku një prej tyre edhe Dritan Gjikaj. Mjaft i njohur prej një viti në media”, tha gazetarja