Në dosje thuhet, se Tom Doshi, i lidhur në interesa e aleancë qeveritare me kryeministrin Edi Rama, trafikon njerëz me pasaporta false, bën trafik droge, pastrim parash dhe dyshime për vrasje rivalësh, nëpërmjet organizatës së tij “Sindikata Shqiptare e krimit”, me aktivitet domunies në Australi e Angli dhe fije në Shqipëri e Ballkan…
Ish-deputeti “non grata” nga SHBA e Britania, Tom Doshi, kryetar i Partisë Social Demokrate, të blerë nga ish- kryetari Skënder Gjinushi, deklaroi se do do ri-kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe do jetë deputet i partisë që drejton.
Këto 4 vite jashtë parlamentit, Tom Doshi ka testuar drejtësinë, nëse do ta prekte apo jo; por as prokuroria dhe as SPAK-u nuk e kanë thirrur për asnjë nga krimet që ka kryer, mes tyre trafiqet, grabitjen e tokave me kërcënime e dhunë, pastrimin e parave dhe porositje vrasjesh me pagesë.
Tashmë, “non grata” Tom Doshi, i trimëruar nga paprekshmëria, i bëri karshillëk drejtësisë, duke deklaruar se do kandidojë për deputet dhe do ta marrë mandatin për vete e për 10 të tjerë, që ai do vendosë në listë si kandidatë të partisë që drejton, siç i ka marrë më parë: me miliona, me dajak dhe licenca, leje ndërtimi e vende pune si aleati qeverisës i Edi Ramës.
Por SPAK ka në tavolinë, “dosjen e zezë” për Tomë Doshin, hartuar dhe dërguar nga Agjencia Supreme e Inteligjencës Anti-krim të Australisë, me prova të shumta si krijues, financues e drejtues i një grupi të quajtur “Sindikata Shqiptare e Krimit”.
Agjencia Anti-mafie e Australisë, me këtë dosje ka vënë në dijeni SPAK-un, se në këtë grup mafioz, ish-deputeti “non- grata” Tom Doshi, ka përfshirë dhe familjarët e tij, “non- grata” edhe ato, me aktivitete të strukturuara kriminale në Australi dhe fije në Shqipëri, Angli e Ballkan.
Në dosje thuhet, se Tom Doshi, i lidhur në interesa dhe aleancë partiake e qeveritare me kryeministrin Edi Rama, kryen mashtrime dokumentesh garantore e pasaporta false për trafik klandestinësh, trafik droge, pastrim parash dhe dyshime për disa vrasje rivalësh.
Provat për këto krime, janë zbuluar nga ekipi investigues anti-mafie, i drejtuar nga Komandanti i Policisë Australiane “Victoria Paul O’Halloran”, Tony Saggers, i cili ka faktuar, se klani kriminal “Tom Doshi”, nuk i mjafton vetëm tregu i aktiviteteve të paligjshme, por synon të dominojë si “Sindikatë krimi” në krejt Australinë, sidomos për trafikun e drogës.
Partnerët australianë, ia kanë dërguar dosjen SPAK-ut, me kërkesën që mbështetur në prova, të godasë kreun e grupit kriminal, ish-deputetin Tom Doshi, duke e çuar para drejtësisë dhe ta ekstradojë në Austali, por Tom Doshi nuk po preket, megjithëse ka disa dosje me prova të njëjta krimesh dhe në Shqipëri.
A do ta lejojë SPAK-u, ri-kthimin e Tom Doshit në parlament; gjersa për të, ka në tavolinë dosjen e zezë australiane me prova të shumta, që vërtetojnë se ai ka krijuar një organizatë të strukturuar në Australi, të quajtur “Sindikata Shqiptare e Krimit”?
Të shohim, nëse SPAK do të veprojë, apo do ta lejojë Tom Doshin të jetë i lirë dhe të vazhdojë krimet e madje të rikthehet në parlament.
Siç po lejon kryetarin e PD, “non grata” Sali Berishën, që deklaron se do bëhet kryeministër; megjithëse edhe ky, ka shumë dosje krimesh njerëzore e aferash korrupsioni, për të cilat është në gjykim që po vonohet.