Dyshohet se pas aksionit të bujshëm anti-botox fshihen Merita Sheqi me Rejsi Farma dhe vëllai i saj
Dy administratorë të dy qendrave estetike në Tiranë dhe një furnitor i botoksit në Shqipëri u arrestuan pak javë më parë gjatë operacionit të koduar “Botulinum toxin” që u ndërmorrë nga Policia e Shtetit. Në pranga përfunduan “furnitori” Mildon Kumaraku dhe administratoret e 2 klinikave estetike private, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj. Ndërsa u shpall në kërkim edhe Skerdi Faria, administratori i klinikës “Keit”.
Aksioni u shtri në qendrat estetike por dhe biznese të ndryshme në të cilat kryheshin procedurat e injektimit të botoksit. Në total u kontrolluan rreth 30 subjekte që ushtronin funksionin e tyre në kryeqytet. Kontrolle u ushtruan edhe në banesa ku dyshohej se pronarët e këtyre qendrave mbanin stok mallin kontrabandë.
Por aksioni në vetvete ngre dyshime. Burime të ndryshne pohuan se ky operacion pati një indicie për të favorizuar kompaninë “Rejsi Farma”, e cila gjithashtu ka magazinuar sasi të mëdha “Botoxi” në depot e saj.
Dyshimet përforcohen akoma më shumë pasi me goditjen e këtij rrjeti, tashmë të gjitha klinikat estetike janë të detyruara ta blenë produktin “botox” pranë depove të kompanisë “Rejsi Farma”, e cila më herët u përfshi në një skandal pasi FSDKSH, në 21 dhjetor 2022, gjatë një kontrolli që kreu në depon importuese farmaceutike “Rejsi Farma” konstatoi 18 medikamente të skaduara, sasia e të cilave i kalonte 12 mijë copë, ndërsa vlera e tyre shkonte mbi 400 mijë euro.
Afati i skadencës për këto ilaçe të rimburueshme kishte kaluar mbi 1 vit.
“Botox” është shpikur 35 vite më parë dhe është aprovuar fillimisht për qëllime mjekësore dhe jo estetike.
Sot botox përdoret në të gjithë botën për migrenën, kontrollin e djersitjes, bruksizmin dhe së fundmi edhe për depresionin.