Agron Kuliçaj, ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është paraqitur në SPAK.
Agron Kuliçaj është pyetur për ngjarjen e 21 Janarit.
“Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me 21 janarin. Nuk mund të flas më teper për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor”, theksoi ai pas daljes nga SPAK.
Ndërkohë ditën e djeshme (23 Tetor) u paraqit në Prokurorinë e Posaçme edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
“Dhashë sqarime si person qe ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit. Plani i masave është 50 faqe, nuk mund ti komentoj. Policia ka bërë një plan të detajuar masash për 21 janarin dhe ka zbatuar ligjin. Kam zbatuar ligjin. Nuk kemi pasur asnje urdher per te reaguar. Policia ka duruar dhune ekstrem dhe nuk ka perdorur as arme dhe as dhune ndaj protestuesve. Urdherarrestet jane ekzekutuar”, tha Burgaj për gazetarët pasi doli nga SPAK.
Kujtojmë qe ne korrik, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar procedimin penal për dosjen e 21 janarit, ku gjatë protestës së asaj kohe u vranë 4 qytetarë të pafajshëm.
Procedimi ka nisur për vrasjen e Aleks Nikës si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.