Klaudio Prendi, i cili u ekzekutua me pistoletë me selenciator sapo hyri në makinën e tij “G Class” dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.
Në rrjet po qarkullon një video e vitit 2023 kur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Pukë, fliste për Klaudio Prendin i cili u ekzekutua dy ditë më parë.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:
Rama gjatë fjalës së tij para pukjanëve tha se djali i një ish-gjyqtari po kërcënon dhe po intimidon qytetarët për tu marrë vota.
“Po atë bandit djalin e gjykatësit të hequr nga vettingu për korrupsion, që vjen këtu dhe nxjerr armë. Ça e kanë ndërtuesin e ardhshëm të pallateve apo e kanë sjellë për drejtor të zvillim-planifikim virtual të Pukës”, tha Rama në 2023.
Djali i ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi u ekzekutua në orët e para të 19 nëntorit 2024 teksa po hynte në mjet pasi kishte dalë nga një lokal ku ndodhej me miqtë në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’ në Tiranë.