Sot në mesnatë në orën 12:00 është afati i fundit i aplikimit të diasporës për të marr pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Numri i kërkesave më të larta ka qenë gjatë fundjavës, ku rreth 16 mijë kërkesa janë bërë të dielën 2 mars, 16 mijë dje (3 mars), ndërsa sot deri në orën 11 shifra është 1 300.
Totali deri më tani është rreth 285 mijë kërkesa. Për 42 mijë të refuzuarit, PD ende s’ka dhënë leje për t’u dhënë një shans të dytë.