Kryetarja e komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka kallëzuar në SPAK deputetin demokrat, Enkelejd Alibeajn, me pretendimin se bashkëjeton fshehurazi me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin, duke mos deklaruan pasurinë e saj, si person i lidhur në kuptimin e ligjit. Ndërkaq, avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK ish deputetin Belind Këlliçi, për falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme dhe për mosdeklarimin e pasurisë së bashkëjetueses, Anna Shkreli.
Rezulton se nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Mediat kanë raportuar se deputeti Vasili bashkëjeton me zonjën Sonja Popa pas ndarjes nga bashkëshortja. Por, kjo e fundit nuk rezulton në deklaratën e pasurisë së Vasilit. Për Petrit Vasilin ka të dhëna për pasuri të pajustifikuara në emër të familjarëve të tij.
Deputetja e PD-së Ina Zhupa, e angazhuar dhe aktive me deklarata në luftën kundër korrupsionit, nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetuesit të saj Fabian Goçi, i cili ka fituar mbi 300 tendera publikë përmes kompanive A&T, me nipt L32320008H dhe 2A2F – L OIL, me nipt L41915013M. Zonja Zhupa i ka kushtuar edhe fjalë prekëse bashkëjetuesit, por pasurinë e tij nuk e ka deklaruar, siç e parashikon ligji.
Ish ministri dhe ish deputeti Genc Pollo, baba i dy vajzave, është ndarë nga bashkëshortja. Pollo nisi të shfaqej në publik me partneren e tij të re Ilda Mara. Pollo, i cili dyshohet për pastrim parash në Kosovë, nuk e ka deklaruar pasurinë e saj.