Shefqet Kastrati, i njohur ndryshe si “Çeti”, e filloi karrierën e tij në vitet ’90 të shekullit të kaluar si shofer kamioni (në Shqipëri i njohur si “Ziz”) dhe sot me ndihmën e Edi Ramës, ai ka marre burime kyçe shqiptare, nga nafta, sigurimet, aeroporti i vetëm ndërkombëtar, rrugët, ndërtimet, asetet ushtarake, tenderët shtetërorë… Mediat shqiptare shkruajnë se “Çeti” madje “monopolizoi pastrimin e parave të grupeve kryesore kriminale në Shqipëri”.
“Shefqet Kastrati, sipas disa raporteve, është i frikësuar nga Lulzim Basha dhe Edi Rama, lidhja kryesore mes krerëve të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës në Shqipëri”, thotë vetëm një nga një seri artikujsh në mediat shqiptare që kanë të bëjnë me punët e Shefqet Kastratit.
Sipas mediave shqiptare, kompanitë e tij të ndërtimit janë “pastruesit” më të mëdhenj të parave nga droga, trafiku dhe aktivitete të tjera kriminale në Ballkan.
Që prej ardhjes në pushtet të Edi Ramës, Kastrati ka fituar mbi 600 tendera shtetërorë, me vlerë qindra milionë euro, përmes kompanive të tij që merren me tregtinë e naftës dhe sigurimet. Vetëm një nga ato kompani ka marrë mbi 400 tenderë, me një marzh fitimi deri në 30%. Kastrati ka fituar rreth 40 tendera vetëm në Bashkinë e Durrësit, ku sipas informacioneve është në marrëdhënie të ngushta me Lulzim Berishën.
Mediat e quajnë Kastratin “mbret i korrupsionit, lidhjeve me krimin, pastrimit të parave, zhvatjes së të mirave publike” dhe e akuzojnë për lidhje personale dhe biznesi me trafikantin ndërkombëtar të drogës Anton Gjinaj, i njohur ndryshe si Pashk Rapi, i cili u arrestua në prill 2021 në kufi në vendkalimin e Bozhajt, me fletarrest ndërkombëtar për kontrabandë droge dhe ndodhet në burg në Spuz.
Pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri në vitin 2019, Shefqet Kastrati u vu nën kritika të ashpra publike, për shkak se në autostradën që ai menaxhon vendosi tarifa (për të cilën do të flasim në një moment tjetër) për automjetet që vinin nga Kosova për të shpërndarë ndihma humanitare për familjet që mbetën pa çati.
Kryeministri Rama më pas tentoi ta mbronte, por disa burime pohojnë se pasi mësoi se Kastrati merrte taksë, Rama i telefonoi “Çetit”, dhe e detyroi të dhuronte rreth 1.5 milionë euro për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit.
Oligarku Shefqet Kastrati në kuadër të Kastrati Group, ka edhe bizneset Kastrati Oil, Porti detar Limion Sarande, Albsig, AHC, Porti detar MBM, Autostar Albania, Tenet, Uji Selita etj
Sipas të dhënave të publikuara vetëm në vitin 2023 ka pasur një qarkullim në shumën rreth 710 milion euro.
Në vitin 2017, “Kastrati Group” bleu prej Grupit Kharaf, ish-Hotel Sheratonin, duke i shtuar kështu inventarit të pronave të tij edhe një hotel të mirënjohur. Paralel me këtë, Kastrati Group është duke përfunduar si bashkë investitor qendrën e biznesit “Turdiu”, është bashkësipër- marrës në projektin Tirana Down Town” që po dërtohet ngjitur me Europian Trade Center etj.
Kastrati e ka fituar tenderin e mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit”.
Shefqet Kastrati është njeriu që në vazhdimësi ka fituar kontrata me miliona lekë me institucionet shqiptare për karburantin që tregëton.
Kontratat janë të panumërta, por insitucionet ku ka marrë më së shumëti tendera janë Gjykatat, Policia, Doganat, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Bujqësisë, Hekurudhat, Spitalet, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, AKEP etj.
Mediat në Shqipëri patën publikuar një listë dhe shumat e tyre që Kastrati kishte fituar nga institucionet.
Banka Kreditore E Prishtinës SH.A., në të cilën biznesmeni me prejardhje nga Kukësi, Shefqet Kastrati kishte aksione, ishte mbyllur nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave në Kosovë për shkak se kjo bankë përveç që nuk i plotësonte kushtet e domosdoshme, aksionarët e saj rritnin kapitalin e bankës, duke i rrezikuar paratë e klientëve.
Anëtarët e kësaj banke përfshirë edhe Kastratin kishin kontribuar fuqimisht në përkeqësimin e gjendjes financiare duke u angazhuar në operacione huazimesh me rrezik të lartë. Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK ja) si mbikëqyrës i bankave komerciale, kompanive të sigurimit, dhe institucioneve financiare, ka konstatuar se Banka Kreditore e Prishtinës (BKP) nuk i plotëson më kushtet e domosdoshme sa i përket kapitalit dhe likuiditetit për të mbrojtur klientët.
“Duke marrë parasysh mospërmbushjen e kërkesave të BPK së nga ana e aksionarëve të Bankës Kreditore te Prishtinës se për të rritur kapitalin e bankës, BPK ja erdhi në përfundim se kjo bankë i rrezikon parat e klientëve. Nuk është vetëm kaq, inspektimi i ndërmarrë nga BPK ja vërteton se disa anëtarë të Bordit të bankës si dhe disa aksionarë kanë kontribuar fuqimisht në përkeqësimin e gjendjes financiare duke u angazhuar në operacione huazimesh me rrezik të lartë”, thuhej në njoftim./Zahiri News