Së fundmi, në këtë rrugë ka patur rrëshqitje të dherave, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në një video të denoncuar nga gazetari Blendi Fevziu.
Mungesa e mureve pritëse në pjesë të caktuara të rrugës ka bërë që dherat të rrëshqasin në rrugë, duke e bërë atë të pakalueshme dhe duke rrezikuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve.
Edhe pas inaugurimit, rruga ka mbetur pa sinjalistikën e nevojshme, shtresën përfundimtare të asfaltit dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve, duke e ekspozuar atë ndaj dëmtimeve të mëtejshme.
Punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës janë financuar nga Bashkimi Evropian, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB), përmes një kontrate të menaxhuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Theksojmë se cilësia e dobët e punimeve e firmës së Bashkim Ulaj, është konstatuar edhe rrugën Thumanë-Kashar.