Vetëm gjatë vitit 2024, Edi Rama i dha 4 dhurata ne vlerë totale 2 miliardë Euro tenderë, pasuri, koncesione rrugësh, TEC dhe 13 leje ndërtimi kullash e pallatesh Bashkim Ulajt, oligarkut të Sali Berishës, faktuar si “mblesi” i ri-lidhjes së tyre në vitin 2023…
Logjika e ekspertëve kriminalistë, përcakton se detyrimi i një qeveritari, për të bërë ligje e vendime të personalizuara me objekt dhënie licencash, lejesh ndërtimi e dhurim të pasurive shtetërore një biznesmeni, ka 2 motive: qeveritari është në orkakëri më të, ose merr ryshfete prej tij duke u zhytur aq thellë në afera, sa i bindet çdo kërkese të tij.
SPAK mund të hetojë këtë fakt: Vetëm gjatë vitit 2024, Edi Rama i dha 4 dhurata ne vlerë totale 2 miliardë Euro tenderë, pasuri, koncesione rrugësh, TEC-i dhe 13 leje ndërtimi kullash, resortesh e pallatesh, ndërtuesit Bashkim Ulaj, faktuar si “mblesi” i “mblesi” i ri-lidhjes së tyre në vitn 2023. Me Vendim nr. 875, datë 30 dhjetor 2024, kryeministri Edi Rama i dha oligarkut Bashkim Ulaj, leje ndërtimi dhe statusin special “Investitor Strategjik” për resort- fshatin turistik “Aba Blue Borgo” në Velipojë dhe shfrytëzimin e 10 mijë m2 plazh për 30 vite falas e pa taksa. Resorti “Blue-Borgo”, ndodhet 2.2 km larg fshatit Baks-Rrjoll të komunës Velipojë, me sipërfaqe 147 hektarë, që sipas informacionit, 70 hektarë tokë bregdetare janë në emër të Pëllumb Gjokës dhe 77 hektarë janë tokë pronë shtetërore.
Kompania që do ndërtojë resortin “Blue-Borgo” është 19% në pronësi të Bashkim Ulajt, ndërsa 81% është në pronësi të vëllezërve të tij Astrit e Ahmet Ulaj, por e administruar nga kunati i tyre Andri Kasnesi, pronar i agjencisë jo bankare “Platinium”; me të cilën, sipas raporteve të SHISH, ka pastrua miliona Euro me transferta brenda e jashtë Shqipërisë, me fajde e kredidhënie fiktive.
Me vendim Nr. 865, datë 30 dhjetor 2024, Edi Rama i dha oligarkut Bashkim Ulaj pa garë, koncesionin 54 milionë Euro me TVSH, për përmirësimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë në gjatësi 13,5 km, në emër të kompanisë “Gener 2” dhe “Illyrian Consulting Engineers” e “I.D.K Konstruksion”, të cilat janë nën kontrollin e tij.
Në fund të muajit dhjetor 2024, Babloku i miratoi oligarkut Bashkim Ulaj, taksën që do t’u zhvasë drejtuesve të automjeteve, për kalimin në rrugën Thumanë-Kashar për 35 vite me vlerë totale 1.3 milirdë Euro fitim, të cilat do t’i marrë 100% për vete, por sipas kontratës me qeverinë, tarifat mund të rriten në çdo 5 vite.
Më 18 dhjetor 2024, Babloku i dha Bashkim Ulajt lejen e ndërtimit TEC-i “Fier Thermoelectric” me gaz e mazut në Roskovec, me afat 30 vite, duke u dhuruar dhe tokën shtetërore; i cili do prodhojë e shesë energji eletrike për Greqinë, nëpërmjet firmës “Gener 2” e dy firmave greke, për të cilat thuhet se janë të Bashkim Ulajt.