Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke folur për arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta tha se autoritetet shqiptare kanë pasur frikë se ai mund të arratisej.
Në një intervistë për “Real Story” në “Abc News”, Karamuço tha se në momentin kur Meta ka udhëtuar drejt Kosovës ka patur dyshime se ai po kërkonte strehim atje.
Më tej, eksperti shtoi se pas kontakteve me autoritetet e Kosovës është konfirmuar se ai do kthehej sërish në Shqipëri.
“E ka ditur, ka vajtur në Kosovë, madje është dyshuar se mund të interesohej për një strehim të mundshëm dhe është ndarë ky informacion me disa efektivë të Kosovës dhe ata kanë njoftuar për jo, sepse është për t’u kthyer…!
…Nuk është ditur destinacioni fillestar. Mbase policia nuk e dinte, ka dashur që të vijë deri në hyrje të Tiranës. Në fillim kur është parë se të premten në sistemin TIMS, që është larguar, është menduar se është larguar për të mos u kthyer më”, tha Karamuço.