Author: zahirinews

Qeveria vendosi vitin e shkuar nisjen e një partneriteti të ri me biznesin privat, për të sjellë atë që po e quan rijetëzimi i pronës shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtesa të vjetra, zyra dhe truall shtetëror që nëpërmjet marrëveshjeve do të rikonceptohen në projekte të reja, të cilat do të financohen nga privati. Në këtë nismë, shteti synon përfitimin e hapësirave të reja për zyra pa shpenzuar fonde, teksa privati do të marrë sipërfaqe ndërtimore, e cila do të hyjë në tregun e pasurive të paluajtshme. Korporata e Investimeve Shqiptare është institucioni kryesor që po zbaton këtë projekt, i cili…

Lexo më shumë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kompania farmaceutike “Rejsi Farma” në fund të vitit të kaluar duket se janë përfshirë në një procedurë prokurimi publik, për të cilin ka dyshime të forta për fitues të paracaktuar. Nga buxheti i shtetit janë hedhur 8.5 milionë euro për vetëm 4 medikamente që u shërbejnë një numri shumë të vogël pacientësh. Ndërkohë që çdo ditë pacientët e shtruar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, përballen me mungesën e medikamenteve bazike dhe janë të detyruar që të dalin në farmacitë jashtë spitalit për të blerë qoftë dhe 1 termometër apo ventolinë për aerosol,…

Lexo më shumë

Një skandal i ri korrupsioni po trondit Parlamentin Europian. Këtë herë bëhet fjalë për ryshfete të marra nga eurodeputetë, pagesa të paligjshme, udhëtime të shtrenjta dhe bileta për ndeshje futbolli të dhëna nga gjiganti kinez i telefonave celularë Huawei me qëllim promovimin e politikës së tij në Europë. Rasti u zbulua pas pas më shumë se 2 vitesh hetime nga policia belge në një operacion të koduar “Generation”. Mësohet se policia Federale e Belgjikës ka bastisur disa shtëpi dhe zyra të individëve që dyshohet se kishin lidhje me këtë skandal në orët e para të së enjtes. Më pas mësohet…

Lexo më shumë

Qeveria e Edi Ramës ka ndarë për klientët e saj rreth 1 milionë m2 prona të ushtrisë, një nga pasuritë më të rëndësishme publike, kundrejt çmimit simbolik 1 euro. Përmes dhjetëra vendimesh të posaçme, qeveria ka ndarë për një rreth personazhesh të njohur dhe anonimë pronat e ushtrisë, toka dhe ndërtesa, ku disa procedura po hetohen nga SPAK-u. Në listën e përfituesve të pronave të ushtrisë për 1 euro është edhe oligarku i peshkut, Gjergj Luca, i lakuar si trafikant i hershëm droge. Luca ka marrë dhjetëra mijëra m2 prona të ushtrisë përmes vendimeve të qeverisë; VKM Nr. 873, datë…

Lexo më shumë

Një tjetër tender i dyshimtë ka kaluar pa shumë zhurmë, kësaj radhe në sektorin e ujësjellësit. Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Gjirokastër SH.A, në varësi të ministrisë së drejtuar nga Belinda Balluku, ka shpallur fituese kompaninë GJIKURIA, në bashkëpunim me EC Pro Partners, për ndërtimin e ujësjellësave të fshatrave Fushëbardhë dhe Zhulat në Bashkinë Gjirokastër. Vlera fituese e këtij tenderi është 225,484,714 lekë të reja pa TVSH, rreth 2.7 milionë euro me TVSH. Ndërsa fondi limit i përcaktuar ishte 248,188,809 lekë të reja ose rreth 2.9 milionë euro me TVSH. Kjo do të thotë se tenderi është fituar me rreth 91%…

Lexo më shumë

Zyrtarët qeveritarë kanë bllokuar punën e 73 firmave të vogla që merren me kultivimin e midhjes në liqenin e Buf-Xarrës, pranë Butrintit në Sarandë, duke mos u rinovuar lejet dhe kontratat me të cilat vendasit punojnë prej rreth 30 vitesh. Kultivuesit që ushqejnë familjet me punën me midhjet, akuzojnë se padrejtësisht po u mohohet aktiviteti nga zyrtarët vendorë e qendrorë, për të favorizuar oligarkë të biznesit të madh, që me anë të partneriteteve të dyshimta “PPP” po gllabërojnë çdo hapësirë terreni e biznesi, duke u hequr aktivitetin e të ardhurat banorëve të zonës. Kompania e peshkut “Rozafa” e biznesmenit të…

Lexo më shumë

Nga 54 mijë-67 mijë lekë paguhen shqiptarët në bujqësi, industri e shërbime, larg pagës mesatare. Bujqësia, industria, shërbimet e ndërtimi ndonëse janë sektorët më me peshë në ekonominë shqiptare, po vuajnë mungesën më të lartë të punonjësve dhe pagat më të ulëta. Me 2,3 % ra punësimi në sektorin e bujqësisë, me 0,9 % në sektorin e shërbimeve dhe me 2,4 % në sektorin e industrisë. Pavarësisht se punësojnë rreth gjysmën e popullsisë, ndikojnë më së shumti në rritjen ekonomike të vendit por dhe po marrin zhvillimin më të madh si pasojë e turizmit. “Shqipëria nuk ka një industri që…

Lexo më shumë

Sipas ritualit hipokrit që Edi Rama bën çdo 21 janar; edhe gardisti Agron Malaj që do jetë deputet i PS, do çojë karafila te vendi ku ai bashkë me kolegët gardistë vranë 4 protestues, dhe duhet të mbajë për krahu familjarët e viktimave, duke u premtuar se autorët dhe urdhëruesit do dënohen… Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj dha dorëheqjen nga detyra, sepse Kryetari i PS, Edi Rama, e ka futur në listën për deputet të Qarkut- Dibër, duke e promovuar si “potencial dhe gjak i ri” për PS e parlamentin. Në fakt, Agron Malaj ka qenë “gjaku i…

Lexo më shumë

Autostrada Tiranë-Durrës, një nyje e rëndësishme e qarkullimi të vendit është bërë një stres për të gjithë shoferët dhe udhëtarët. Krahas trafikut, rruga është bërë tejet e amortizuar dhe tashmë që po i afrohemi verës, dëmtimi sa vjen e shtohet, duke bërë një figurë të shëmtuar për turistët. Riparimi i fundit i saj është bërë mëse një vit më parë. Ndërkohë, taksa e qarkullimit që vilet tek nafta po bëhet një burim i konsiderueshëm prurjesh për buxhetin e shtetit. Vitin e kaluar të ardhurat nga taksa e qarkullimit arritën 21,3 miliardë lekë me rritje 9 % nga viti 2023. Të…

Lexo më shumë

Është zbardhur identiteti i vajzës, e cila është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras në Shkodër. Bëhet fjalë për Eria Agon, një emër i njohur për drejtësinë, teksa në atë kohë, dyshohet se ka qenë e dashura e Safet Bajrit (Rustemit), i cili është një prej të akuzuarve në atë ngjarje. Sipas dosjes hetimore, ajo dyshohet se ka patur rolin e drejtueses së automjetit me të cilin ndodheshin Astmer Bilali dhe Safet Bajri, duke çuar dy ekzekutorët…

Lexo më shumë