Ish-deputeti dhe Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Artur Roshi, është thirrur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-deputeti ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm, ndërsa arsyet ende nuk dihet. Kujtojmë se Roshi është dënuar nga Apeli GJKKO me një gjobë totale prej 800 mijë lekësh, për shpifje dhe fyerje, në vitin 2022. Paratë Roshi duhej t’ia jepte Ardit Cikulit, pasi kishte shpifur në drejtim të këtij të fundit. Konflikti mes Roshit dhe Cikulit nisi pasi ky i fundit e denoncoi se po tenton të përvetësojë një tokë shtet, ditën për diell e…
Author: zahirinews
I vendoset sekuestro 102 kontejnerëve me mbetje toksike në anijen Moliva e cila u kthye mbrapsht pas tre muajsh që u nis nga Shqipëria. Prokuroria e Durrësit me një vendim që mban datën e djeshme, 27 tetor 2024 iu dërgon një urdhër ekzekutimi: Autoritetit Portual Durrës; Kapitenierisë Detaje; Degës së Doganës Durrës; Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës; Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorisë së Hetimit Doganor dhe për dijeni Drejtorisë së Përgjithshme Detare Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Tiranë për sekuestrimin e kontejnerëve në lidhje me procedimin penal. VENDIMI“Në Durrës sot më datë 27.10.2024,Ne, Suela Beluli…
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 44-vjeçari në Itali, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy fëmijët e tij të mitur dhe bashkëshortja. Sipas mediave vendase, ai është identifikuar si Gëzim Margjoka, ndërsa aksidenti ka ndodhur në zonën e Cremasca, ndërsa në aksident janë përfshirë 3 makina. Viktima ishte duke drejtuar një automjet tip “Skoda Octavia”, kur për arsye të paqarta, u përplas kokë më kokë me një tjetër mjet. Një makinë e tretë, “Ford Fiesta”, ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera. Fëmijët e viktimës, 7 dhe 3 vjeç, dhe bashkëshortja…
Disa ditë më parë ka humbur jetën në Bolivi 40-vjeçari shqiptar Roland Dedja nga Durrësi. Ai njihej me nofkën “Fantazma” për shkak se ishte arratisur disa herë nga burgjet italiane. Dje u raportua nga mediat vendase se Dedja u gjet i vdekur në një banesë të marrë me qira bashkë me një shok në Santa Cruz të Bolivisë. Mësohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Sipas autoriteteve boliviane, Roland Dedja ka hyrë në Bolivi në Nëntor 2023. Ai mori me qira një shtëpi dhe jetonte me një mik bolivian që po ndiqej penalisht për mashtrime.…
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë. Ende nuk raportohet për të lënduar, por situata ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në atë segment rrugor. Autoritetet po hetojnë shkaqet e incidentit.
Anija e cila dyshohet se transporton mbetje toksike është ankoruar në radë të Portit të Durrësit. Anija “Molive” është ankoruar rreth 1.5 milje larg Portit të Durrësit. “Moliva” raportohet se mban 200 kontenierë dhe dyshohet me mbetje të rrezikshme. Mbetjet, që dyshohet se janë të rrezikshme, kanë krijuar debate të shumta. Ditën e djeshme, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civle kanë protestuar tek Porti i Durrësit. Anije është ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme. Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën…
Një aksident i rëndë në autostradën e Zacatecas, Meksikë, ka rezultuar me 19 viktima dhe 6 të plagosur, pasi një autobus u përplas me një kamion mallrash. Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur autobusi, që po udhëtonte drejt Ciudad Juarez, goditi pjesën e pasme të kamionit që kishte shkëputur. Guvernatori David Monreal raportoi fillimisht 24 viktima, por numri u rishikua më vonë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, që ka nisur hetimet për të gjetur shoferin e kamionit. Pamjet nga vendngjarja tregojnë forcat e shpëtimit duke punuar për të nxjerrë kufomat. Viktimat nuk ishin emigrantë, sipas autoriteteve.
Hapësira të tilla bosh ne plazh do të ketë më shumë sezonin tjetër për pushues vendas e të huaj. Me rregulloren e re do të forcohen më shumë rregullat e transparencës së çmimeve, si për restorantet ashtu edhe për shezlongët, së bashku me përgjegjësi të shtuara për pushtetin lokal sa i takon administrimit të territorit dhe pastërtisë. Kjo rregullore parashikon një menaxhim më të mirë ku do të lirohen rreth 120 parcela plazhesh, si edhe do të sanksionohet me ligj që në çdo 1000 metra, 300 metra të jenë detyrimisht publike. “Parashikohet që nga 240 plazhe që ka bashkia e…
Dashi Dashuria: Sot dashuria mund të marrë një hap prapa, ose çiftet mund të vendosin të heshtin lidhur me problemet. Disa keqkuptime mund të ndikojnë gjithashtu edhe në çiftet e konsoliduara tashmë. Beqarët duhet të jenë të gatshëm të përjetojnë disa njohje të reja. Puna: Vijnë interesat dhe aktivitetet e reja, mos u shqetësoni nëse ka situata të punës që përfundojnë ose ndryshojnë papritur. Demi Dashuria: Një ditë ideale për t’ia ofruar dashurisë, shumë prej jush sot do të ndjejnë një rrahje të fortë të zemrës dhe është një shenjë pozitive për ata që kanë nevojë për të rimarrë një…
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Mediat në Kosovë raportojnë se pas një konflikti në familje, vëllai ka vrarë me thikë vëllanë. Viktima është identifikuar si Auron Miftari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Tirana”, në Kompleksin “Ramiz Sadiku”. Autori i ngjarjes është vënë në pranga. Policia kosovare ende nuk ka dhënë një version zyrtar të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.