Author: zahirinews

Anija me flamur turk që ka sjell në brigjet e Durrësit 102 kontejnerët e dyshuar me “mbetje të rrezikshme”, ndodhet ende në radë dhe asnjë pjesë e ngarkesës nuk është shkarkuar për t’u vënë nën sekuestro sipas vendimit të Prokurorisë. “Moliva” ka sjell ngarkesën e dyshuar me lëndë të rrezikshme që ishte nisur për në Tajlandë por u kthye prapa, pas një alarmi të dhënë nga organizatat ndërkombëtare. Mirëpo, prej mëngjesit të ditës së hënë, datë 28 Tetor anija me flamur turk ndodhet në radën e Portit të Durrësit dhe nuk është ankoruar për të shkarkuar ngarkesën prej 102 kontejnerësh.…

Lexo më shumë

DashiÇështjet financiare pritet të marrin vrull. Në aspektin profesional pritet produktivitet dhe fokus i lartë, por përpiquni të mbani nën kontroll nivelin e stresit. Jeta në çift do të jetë e qëndrueshme, por shmangni bisedat e zënkave të kaluara. DemiMarrëdhënia në çift do të jetë në qendër të vëmendjes. Projektet kreative pritet të lulëzojnë, por kujdes nga mbianalizimi i situatave në punë. Në planin financiar gjërat mbeten të qëndrueshme. BinjakëtMendohuni dy herë përpara se të bëni deklarata të guximshme në punë. Çështjet shtëpiake dhe familjare kërkojnë vëmendjen tuaj. Një ofertë për punë mund të ofrojë perspektiva të reja. Gaforrja Grindjet për…

Lexo më shumë

Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania se opozitën e vërtetë në Shqipëri do e bëjë ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim. Sipas gazetares ai do të vijë në Shqipëri e do dëshmojë në Prokurori duke dhënë prova, dokumente e fakte të pakontestueshme. “Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vij në Shqipëri dhe të dëshmojë. Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar.…

Lexo më shumë

Vijon të shtohet misteri lidhur me atë që synojnë të arrijnë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj me komisionin e famshëm antikorrupsion. Ndonëse gjithë drejtësia e bojkoti dhe ata nuk kanë asnjë votë për të ndryshuar ligjet kyçe të drejtësisë, puna e këtij komisioni vijon pa ndaluar dhe në fshehtësi të plotë. Ajo që ka ngjallur dyshime është një mbledhje e zhvilluar dje pak para seancës plenare, mbledhje zhvilluar “bodrumeve”. Siç shihet në fotot që ka shpërndarë Kuvendi, takimi është mbajtur në një dhomë te godina ku mbahen seancat plenare dhe janë marrë shpejt e shpejt një sërë vendimesh, pa transparencë.…

Lexo më shumë

BELGJIKË-Maître Nathalie Gallant, një prej avokateve më të njohura në Belgjikë, është e angazhuar në mbrojtjen e një personazhi të botës së krimit, që është pjesë e gjyqit më të madhe që po mbahet në sajë të zbërthimit të komunikimeve në ‘Sky ECC dhe Encro Chat’. Gallant, e cila mbron shtetasin Eridan Munoz Guerrero, një biznesmen me origjinë nga qyteti i Vlorës, thotë se në gjyqin e radhës do të dalin lidhje mes tij dhe segmenteve të larta të politikës në Shëqipëri. Në një intervistë që ka dhënë për “Moustiqe la Libre”, Gallant është pyetur dhe për sekuestrimin e një…

Lexo më shumë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë duke spostuar protestuesit nga rrethrrotullimi i Bradasheshit duke hapur kalimin e automjeteve që prisnin në radhë prej më shumë se dy orësh. Ndërkohë që pas hapjes së rrugës, mësohet se policia ka nisur edhe lëvizjet e para për të vënë para përgjegjësisë disa nga personat të cilët bllokuan rrugën. Aktualisht raportohet se ka pasur protestues që janë shoqëruar në drejtorinë vendore të policisë së Elbasanit për bllokimin e aksit rrugor.

Lexo më shumë

Është dorëzuar në pikën kufitare Kapshticë, Andri Mehja, kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, në bashkinë e Elbasanit, i cili në muajin Prill u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Rasti i këtij personi fillimisht është ndjekur dhe investiguar nga një emision investigativ, ndërsa më pas çështja është rregjistruar nga prokuroria e Elbasanit, ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i IMT-së, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja. Inspektori dhe kryeinspektori i kanë kërkuar 2.5 milion lekë të vjetra një qytetari, i cili veç problemeve ekonomike ka problem shëndetësore dhe me njërin nga…

Lexo më shumë

Rrethrrotullimi i Rrogozhinës është bllokuar tashmë nga protestuesit demokratë, të cilët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë për 3 orë rrethrrotullimet kryesore në të gjithë vendin. Mësohet se kanë nisur debatet dhe përplasjet mes drejtuesve të mjeteve dhe protestuesve të opozitës, pasi nuk lejojnë makinat të kalojnë. “Hapni rrugën, jam për spital”, i drejtohet me tone të larta një shofer protestuesve. Përplasje ka pasur gjithashtu mes protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve në Elbasan. “Protestoni, por çfarë faji kemi ne të qëndrojmë në rrugë. Unë vij nga puna. Duart si kam larë akoma”,thotë një nga drejtuesit e mjeteve. Protestuesit: Edhe ti hall…

Lexo më shumë

Ditën e djeshme u mësua se Durim Bami, personazh i botës së krimit, që ndodhet në Dubai, është arrestuar nga autoritetet dhe ekziston mundësia që ai të dëbohet drejt Shqipërisë, siç ndodhi pak kohë më parë me Plarent Dervishajn. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka dhënë detaje nga ndalimi i Bamit. Lala tha se Bami është konsideruar si i forti i Niklës, me lidhje shumë të forta edhe në politikë dhe sipas saj mund të jetë personazh interesant për tu zbërthyer. “Në maj të këtij viti ka patur urdhër arrest, ku u goditën disa grupe kriminale. Ka dyshime…

Lexo më shumë

Dashi Turbullira dhe stuhi të mëdha priten sot në jetën tuaj. Për ju te dashuruarit do jetë ditë shumë e turbullt. Nuk do ndiheni aspak mirë në disa momente dhe do mërziteni me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do jeni të palogjikshëm dhe ka mundësi të hidhni hapa të pamenduara aspak. Në punë duhet të krijoni, të shpikni dhe të jeni më këmbëngulës kurdoherë. Ato që thjesht i keni menduar gjithë këto kohë duhet t’i vini në zbatim. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë po u treguat të kujdesshëm me shpenzimet do keni përfitime më vonë.…

Lexo më shumë