Author: zahirinews

Ish-drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi është marrë në pyetje nga SPAK. BalkanWeb mëson se Ceno Klosi po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale. Teksa dilte nga ambientet e SPAK, Klosi nuk foli për mediat. Aktualisht zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Klosi po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Lexo më shumë

Zbulohet skema tjetër 5D në Bashkinë e Tiranës, Erinda Fino në telashe, SPAK i sekuestroi celularin, në sitë dhe tenderët me ROGAT Security. Një tjetër skemë e ngjashme me atë të “5D Konstruksion” është zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, ku dy drejtorë të saj dhe një shefe sektori i jepnin tendera dhe kontrata qiraje një kompanie pas të cilëve dyshohet se janë vetë ata. Emisioni “Kronos” në MCN TV ka zbuluar se në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit ka funksionuar një model i ngjashëm, ku ish drejtorja e Përgjithshme Erinda Fino, drejtori i Pyjeve dhe Kullotave Redion Çatri dhe shefja e sektorit Vilma…

Lexo më shumë

Projekti i kullave dhe hoteleve “Alabbar” në 820 mijë m2 truall shtetëror të Portit Detar-Durrës, të cilin Babloku e paraqiti si zhvillim turistik për ekonominë e vendit, maskuar si “Marina Durrës”, në fakt është biznes privat ndërtimi me mafien arabe, ruse e turke. Për të fshehur të vërtetën e këtij biznesi privat, kryeministri Edi Rama, në muajin korrik 2022, sajoi një kompani shtetërore me emrin “Albanian Seaports Development Company”, që është orkate në masën 33% me kompaninë mafioze offshore “Eagle Hills Real Estate Development” të drejtuar nga arabi Mohamed Alabbar. Deri tani, arabi Mohamed Alabbar ka shitur në ajër 25%…

Lexo më shumë

Gazetari Elton Qyno ka rikujtuar bisedën në SKY 4 vite më parë mes Behar Bajrit dhe një personi tjetër, teksa ky i fundit i thotë se po vrave Ibrahim Licin, ke marrë Shkodrën. Sipas gazetarit vrasja e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit ishte e paralajmëruar. Qyno i bën thirrje SPAK, të ndërhyjë menjëherë që të shmangë një hakmarrje të Licëve. “Kush do të kuptojë Shkodrën mjafton të lexosh këtë shkrim për të kuptuar etjen për krim të palëve kriminale. Dje ata që vranë, qysh në 2020 e kishin një ëndërr, të shpallin Shkodrën Republikë të Pavarur. Beteja për të mbajtur…

Lexo më shumë

SPAK ka zbuluar një pasuri me vlerë miliona euro të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me burim aferat korruptive. Nga kjo pasuri, mbi 800 mijë euro kanë si burim Fatime Kryemadhin, e cila shiste qepë në Qytetin Studenti. Qindra mijëra euro Fatime Kryemadhit ia ka dhënë cash biznesmeni Gentjan Sula, i implikuar në pastrimin e parave të çiftit Meta-Kryemadhi. Megjithatë, Fatime Kryemadhi ka deklaruar se ka punuar dhe ka ndihmuar të bijën Monika Kryemadhi. Po çfarë punësh ka bërë familja e Monika Kryemadhit, e cila u pasurua kaq shumë? Drini Kryemadhi, vëllai i Monikës, ka punuar si furrxhi, DJ dhe…

Lexo më shumë

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur për falsifikim dokumentesh, shefin e shërbimit të djegie plastikës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Vladimir Filaj dhe rektorin e akademisë Invodent, Ilo Mele. Hetimet nisën pas kallëzimit të doktorit të Shkencave Gëzim Xhepa, i cili kandidoi bashkë me Filajn si shef shërbimi i djegie plastikës. Xhepa ngrinte pretendime se Vladimir Filaj nuk plotësonte kriteret për të kandiduar, pasi nuk një prej kushteve që parashikon ligji është të të jetë pedagog me kohë të plotë dhe të ketë të njëjtin specialitet në shërbimin shëndetësor universitar. Nga hetime rezultoi se Vladimir Filaj kishte paraqitur pranë…

Lexo më shumë

Dashi Mbajeni komunikimin tuaj sot të shkurtër dhe të ëmbël. Nuk ka nevojë që ju te bëheni poetik, ose të mburreni me stilin tuaj. Në aspektin financiar do të bëni më shumë shpenzime. Demi Përpiquni që sot të mos mendoni për një periudhë afatgjate. Ju duhet të përqendroheni tek gjërat e çastit. Ka një shans të mirë që deri në fund të ditës do të mbyllni disa çështje. Binjaket Në një mënyrë ose një tjetër ju sot jeni në lëvizje. Ju keni nevojë që të vazhdoni në këtë mënyrë për sa më shumë kohë që të jetë e mundur. Ndoshta,…

Lexo më shumë

Të paktën 95 njerëz janë vrarë në përmbytjet pasi shiu i rrëmbyeshëm goditi rajonin lindor të Spanjës të Valencias dhe provincat fqinje Albacete dhe Cuenca. Reshjet jashtëzakonisht të mëdha, ​​përmbytën pjesë të Valencias dhe provincat e Albacete dhe Cuenca brenda vetëm pak orëve nga mbrëmja e së martës deri në mëngjesin e së mërkurës herët. Më shumë se 60 rrugë janë mbyllur për shkak të përmbytjeve, duke përfshirë autostradat kryesore përgjatë bregut lindor dhe midis Madridit dhe Valencias. Shërbimet lokale të trenave janë ndalur dhe lidhja hekurudhore me shpejtësi të lartë midis Valencias dhe kryeqytetit është pezulluar gjithashtu. Kryeministri Pedro…

Lexo më shumë

Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga masakra në Shkodër, si pasojë e atentatit ndaj Hamza Lici, edhe ky i mbetur i vdekur. Arlind Bushati nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plumbave që janë qëlluar në drejtim të automjetit të Licit, ku dhe ka qenë bashkudhëtar me të. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, u shpreh se policia e Shkodrës është e pamotivuar, dhe e pambështetur nga institucionet e tjera, ndërsa shtoi se drejtësia përkëdhel kriminelët. Karamuço u ndal te drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku tha se nuk…

Lexo më shumë

Kanë humbur jetën në një aksident prindërit e trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias. Fugoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjeçari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjeçare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.

Lexo më shumë