Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës Alban Dokushi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Alban Dokushi është pyetur për takimet që ka kryer në ambjentet e paraburgimit me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajt. Alban Dokushi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi u thirr në SPAK mesditën e sotme. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë ka deklaruar se “Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme”. Alban Dokushi mësohet se është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen “Veliaj”. Gjithashtu Alban Dokushi është i pari që ka…
Author: zahirinews
Zbardhen detaje të reja nga sulmi me armë zjarri ndaj “CFO Pharma”, biznesit të Nadir Çaushollit në autostradën Tiranë Durrës. Bëhet me dije se autorët e ngjarjes kanë qenë 2, ku mësohet se njëri ka pasur rolin e qitësit, ndërsa tjetri ka qenë drejtuesi i makinës me të cilën janë larguar nga vendngjarja. Raportohet gjithashtu se në drejtim të godinës së “CFO Pharma” janë “derdhur” 34 plumba. Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku vetëm në pjesën e sipërme të fasadës në katin e fundit. Grupi hetimor dyshon se kjo strategji e autorëve për të qëlluar në pjesën e sipërme të…
Gazetari Lorenc Vangjeli, deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk i bën përshtypje nëse vendos njerëz me ‘precedentë penale’ në listën e deputetëve. Vangjeli theksoi se Rama nuk shikon emrat e kandidatëve, por thjesht numrin e votave. Ai shtoi se 6 kandidatë për deputet të PS, nuk do e përfundojnë mandatin deri në fund nëse e fitojnë atë. “Rama nuk bën llogari me emra por me numra. Lista e tij është krijuar sipas metodologjisë së tij, është bërë që të krijojë më shumë numra dhe pas 11 majit secili është në fatin e vet. Atëherë numrat do të kthehen në emra…
Dy indicie bëjnë një provë- thonë italianët. Dhe indiciet e zyrtarëve të lartë socialistë që bëhen me hotele dhe resorte në bregdetin e Jugut janë të shumta. I fundit në radhë është Arben Pëllumbi. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese do të ndërtojë një kompleks turistik me apartamente dhe hotel në Radhimë të Vlorës. Një muaj më parë, kompania e zotit Pëllumbi ka aplikuar në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të marrë lejet e nevojshme mjedisore. Sipas aplikimit bëhet fjalë për një kompleks turistik apart-hotel KSG me 1,2,3,4,5 dhe 6 kate mbi tokë dhe 2 nën tokë. Aplikimi është…
SPAK ka nisur hetimet lidhur me takimet e zhvilluara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në paraburgimin e Durrësit. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së burgut dhe do të analizojnë hyrje-daljet, si dhe regjistrat e institucionit ku shënohen takimet me të paraburgosurit. SPAK dyshon se Veliaj ka orkestruar nga burgu sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes së tij. Për këtë arsye, hetuesit do të identifikojnë dhe marrin në pyetje të gjithë personat që e kanë takuar. Gjithashtu, do të verifikohet nëse ai ka përfituar trajtim të favorshëm…
Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë i fortë edhe në vitet në vijim. Studimi që analizon trendet e emigrimit tregon një dëshirë më të lartë për të emigruar tek të rinjtë dhe te personat e shkolluar. Kjo do të ndodhë për dy arsye kryesore. E para janë faktorët shtytës në Shqipëri dhe Rajon që përfaqësojnë papunësinë e lartë te të rinjtë, pagat e ulëta dhe mungesën e mundësive për rritje në karrierë dhe në zhvillim njerëzor.…
Disa nga familjet e të rinjve që ndodheshin në diskotekën “Pulse” të Koçanit, ku raportohet se kanë humbur jetën mbi 50 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë, po postojnë foto të të afërmeve të tyre dhe numrat e celularëve, në mënyrë që nëse dikush i sheh, t’i informojë se ku ndodhen dhe nëse janë shtruar në spital. Nuk dihet saktë numri i të plagosurve, por mediat raportojnë se bëhet fjalë për të paktën 100 të lënduar, një pjese prej të cilëve po marrin mjekim në Shkup. Këtë mëngjes, shumë njerëz shkuan në vendin e ngjarjes. Disa në kërkim të…
Që kryetarja e Kuvendit është shndërruar në një personazh qesharak me protagonizmin e saj të pavend personal, nuk është më lajm. Por që zyra e shtypit të Parlamentit të Shqipërisë të ndajë për median njoftimin se Kryegjyshi Bektashi, Baba Mondi, i ka uruar ditëlindjen Elisa Spiropalit me një tortë, kjo po që është një lajm i rrallë për një vend demokratik. I tillë është edhe rasti i sotshëm, ku Elisa Spiropali ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga kreu i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Gjatë kësaj darke iftari, Baba Mondi i ka bërë Spiropalit një surprizë me…
Parcelat me kanabis do të rikthehen në Shqipëri, por këtë herë jo për qëllime kriminale, por mjekësore. Sipas ligjit, në gjithë vendin do të jenë 10 zona ku do të lejohet kultivimi i kësaj bime në mënyrë të kontrolluar. Një prej tyre është edhe Lazarati. Zona e Gjirokastrës, sipas ekspertëve, është e përshtatshme për rritjen e kësaj bime, ndërkohë që Lazarati ka traditë në këtë drejtim. Fshati i madh, afër Gjirokastrës, u bë arenë e aksionit më të madh policor në vitin 2014, kur u mor vendimi për të shkatërruar të gjitha të mbjellat me hashash. Në aksion mbeti edhe…
Situata me sigurinë ushqimore në vend po bëhet gjithnjë e më alarmante. Pas rasteve të shumta të produkteve të kontaminuara që kanë hyrë në tregun shqiptar, një tjetër skandal i rëndë është zbuluar: 985 kg acuge e kriposur është futur në vendin tonë me praninë e parazitit L3 Anisakis, një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve. Ky parazit mund të shkaktojë infeksione të rënda në traktin gastrointestinal dhe komplikacione të tjera, veçanërisht për ata që konsumojnë produkte deti të papërpunuara. Por ky nuk është i vetmi rast shqetësues. Në të njëjtën kohë, raportohet se janë zbuluar edhe 4516 kg fileto…