Author: zahirinews

Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor të vitit 2020, anuloi çdo procedurë gjyqësore të mbetur, teksa prokurorët po vlerësojnë “kursin që duhet të ndërmerret” pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, vitin e kaluar e kishte akuzuar Trumpin se kishte planifikuar që ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe e kishte akuzuar për posedimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago. Por, ekipi i Smithit ka qenë duke e shqyrtuar se si do të mbyllë dy çështjet…

Lexo më shumë

Fatmir Xhafaj zbulon se punimet e Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit që ai drejton, do të ndërpriten para zgjedhjeve që të mos jetë pjesë e konfliktit elektoral. “Do ta ndërpresim deri në fazën e dytë. Do të lëmë kohën e nevojshme të mos jetë pjesë e konfliktit elektoral” tha Xhafaj duke shtuar se komisioni mund të vijojë dhe në dy legjislatura. Më tej Xhafaj mohoi ndërhyrjen në Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se shtyllat e saj janë të panegociueshme. “Ne sot kemi reformuar sistemin e drejtësisë duam që pjesët e tjera që kanë…

Lexo më shumë

Deputeti i Partisë Socialiste në Durrës, Jurgis Çyrbja, ishte vendosur në listën e kandidatëve të PS për zgjedhjet Parlamentare të Prillit 2021, duke lobuar 4 grupe kriminale që veprojnë në Durrës dhe Shijak. Në dosjen hetimore që gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, e ka siguruar jepet një tablo e qartë se si grupet me të forta kriminale në Durrës, kanë lidhje deri lart, duke arritur të përcaktojnë dhe emrat e kandidatëve fitues në zgjedhjet Parlamentare të Republikës së Shqipërisë. Një realitet i dhimbshëm, por në fakt kjo situatë është provuar përmes bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, komunikime këto…

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së ka marrë sot vendimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako dhe shtatë të pandehurit e tjerë, që akuzohen se janë përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit. Togat e zeza vendosën për Lefter Kokën me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj Alqi Bllako shpallet fajtor dhe dënohet për shpërdorim detyre me 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj. Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuajë 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha…

Lexo më shumë

Dy kompani në pronësi të Hekuran Brahimaj dhe Turjan Hysko do të marrin 77 mijë metër katrorë tokë shtetëtore falas në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty hotele dhe një fshat të madh turistik. Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit statusin “Investitor Strategjik, Proçedurë e Veçantë” për projektin e investimit Atara Resort & Villas. Kompanitë zhvilluese të këtij projekti janë Lukova Bayside Hotel & SPA shpk si dhe TO 27 Construction. Kompania e parë zotërohet nga dy aksionerë. Hekuran Brahimaj, ish kryetari socialist i Bashkisë së Vorës zotëron 65 të aksioneve, ndërsa pjesa…

Lexo më shumë

Personi i tretë në makinën e viktimave të masakrës së Dobraçit, i cili dyshohet të jetë Ibrahim Lici, mund të jetë dërguar për mjekim në zonën e jugut të vendit, pasi grupi hetimor dyshon se ai mbeti i plagosur në shkëmbimin e zjarrit ku u vranë 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve që ishin në kohën dhe vendin e gabuar, Bashkim dhe Flutura Basha. Mbi këto dyshime, policia ka ushtruar kontrolle në klinika private dhe jo vetëm, në qarqet Vlorë dhe Fier, por deri më tani nuk kanë rezultuar të suksesshme për gjetjen e “fantazmës”. Burime…

Lexo më shumë

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është marrë i pandehur për “korrupsion” kryer në dy raste, edhe për inceneratorin e Tiranës. Pak ditë më parë, prokurori Dritan Prençi i ka komunikuar akuzën Bllakos, i cili prej më shumë se dy vitesh ndodhet në qeli. Në muajin prill të këtij viti, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës. Konkretisht ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Murataj, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj si dhe Silena Tolën. Organi i akuzuës i komunikoi atyre akuzën “shpërdorim detyre”.…

Lexo më shumë

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autoritetet italiane, anija e marinës italiane “Libra” ka mbërritur këtë mëngjes në ujërat e bregdetit të Shëngjinit. Rreth orës 8:00 anija pritet të ankorohet në portin detar të Shëngjinit, ndërsa sipas të dhënave në bord janë vetëm 8 emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti të cilët do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse e më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit. Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë…

Lexo më shumë

Në portin e Durrësit ka mbërritur sot anija ‘Moliva’, që bëri transportin e mbetjeve që dyshohen të dëmshme. Më pas pritet që të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve në kalatë dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet. Sipas disa burimeve nga porti dhe kapitaneria është parashikuar që 102 kontejnerët me mbetjet e rrezikshme do transportohen në një zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit. Pas vendosjes së tyre në këtë hapësirë të sigurt, pritet të procedohet me…

Lexo më shumë

Dashi Mërkuri do ju shtyjë të zbuloni edhe gjëra të reja gjatë kësaj dite. Do keni etje për të panjohurat sidomos në planin profesional. Ju të dashuruarit do përjetoni kënaqësi të njëpasnjëshme. Do i shtoni edhe momentet intime dhe kënaqësitë do jenë të pafundme. Ju beqarët do jeni gjithë kohës nën tension dhe nuk do mund të realizoni dot takime. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të shprehni idetë e projektet tuaja si dhe të mbroni ato. Mërkuri do e favorizojë edhe komunikimin. Financat do kenë disa përmirësime të vogla dhe kjo falë perkujdesit dhe masave strikte…

Lexo më shumë