Kur policia po kërkon të identifikojë një person të tretë që dyshohet se ka qenë në makinën që u bë atentat në Dobraç të Shkodrës më 30 Tetor, gazetarja Klodiana Lala hedh dyshime se aty mund të ketë qenë edhe një i katërt. Ajo tha gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan. dy detajet që i shtynë efektivët e policisë të mendonin diçka të tillë. “Kam dyshime të forta që Ibrahim Lici është gjetur në atë automjet. Nuk e di nëse është i njëjti person ose jo. Unë dyshoj që kanë qenë dhe më shumë. Pse nuk u fol natën e…
Author: zahirinews
Një fluturim i linjës Ryanair, i nisur nga Tirana për në Manchester të Britanisë së Madhe, ka bërë ulje emergjente në Londër, pasi një pasagjer në bord ka ndërruar jetë. Ende nuk është i njohur identiteti dhe kombësia e personit që humbi jetën dhe as rrethanat e ngjarjes, e cila ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës. Ekipet e emergjencës kanë zbarkuar në pistën e aeroportit Stansted, por pasagjeri është deklaruar i vdekur. Avioni ndryshoi kursin për shkak të emergjencës shëndetësore në bord dhe u ul në Londër, ku e rrethuan ekipet e emergjencës. Fatkeqësisht pasagjeri nuk ka arritur të mbijetojë.
Seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës ka referuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve të dërguar në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit. Vendimi ka të bëjë me shtatë emigrantët, egjiptianë dhe nga Bangladeshi, të cilët tashmë ndodhen brenda qendrës së paraburgimit italian për riatdhesim pak kilometra larg Tiranës. Seksioni i imigracionit i Gjykatës së Romës ka marrë vendimin pasditen e sotme. Shtatë emigrantët do të duhet të kthehen dhe të lirohen në Itali në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Siç kishte ndodhur tashmë në rastin e mëparshëm…
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë njëherësh dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i tij, pranë burgut të Fierit. Shkak për tërheqjen nga kërkesa fillestare depozituar në mesin e muajin Tetor 2024 tek zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë bërë takimet e shpeshta që Meta kryen me fëmijët, anëtarët e familjes, avokatin e tij mbrojtës dhe zyrtarët e Partisë së Lirisë. Transferimi i Metës në burgun e Fierit, do sillte më tepër angazhim në kohë për personat që marrin takim çdo ditë me Metën në ambientet e burgut. Ndaj ai…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin tek Onokologjiku. Togat e zeza kanë zëvendësuar masën nga “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi. Ai është liruar me garanci pasurore 20 mln lekë, si edhe iu është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit. Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”. Në dosjen e hetuar nga prokurori Bledar Valikaj për të cilën po hetohen mjekë të spitalit të Onkologjikut, por edhe zv.drejtoresha e QSUT, një nga dëshmitarët është dhe M. Xh.…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaron se Gjykata e Apelit, në shkelje flagrante të ligjit, po refuzon të zbardhë vendimin e arsyetuar për dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg. Sipas tij, moszbardhja e vendimit të gjykatës përbën një mohim të së drejtës së deputetit Salianji për të paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë dhe për të kërkuar drejtësi në shkallët e tjera të gjyqësorit, brenda një afati të arsyeshëm. Më tej Bardhi shton se për një akt të tillë ndikon fakti që gjyqtarët e kanë të vështirë të gjejnë argumente për të arsyetuar vendimin. Gjykata…
Dosja e “masakrës së Dobraçit” në Shkodër, ku humbën jetën Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër që është kompetencë e SPAK-ut. Si ndodhi ngjarja? Qyteti i Shkodrës u trondit pasditen e 30 tetorit 2024 nga një masakër në zonën e Dobraçit, që la pas katër të vrarë. Viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbeti: Hamza Lici, vëllai i vogël i të fortit të Shkodrës, Ibrahim Lici dhe Flutura Basha, një qytetare e pafajshme që…
Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mbërritur me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ilir Rrapaj, i cili është në burg për koncesion 100 mln euro të sterilizimit, është liruar nga qelia për pak orë për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar për Check Up dhe Sterilizimin. Thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen: Ora 9.30 Ilir RrapajOra 14.00 Anila DenajOra 16.00 Altin FaniOra 18.00 Umbro StacciniOra 19.00 Elisabetta AnzanelloOra 20.00 Giorgio Tardioli
Këtë vit 23 sulme me eksploziv janë shënuar në Shqipëri, ku Shkodra mban vendin e parë me 12 të tilla. Në disa prej këtyre rasteve, objektiva kanë qenë punonjës të rendit dhe të drejtësisë, si policë dhe gjyqtarë. Kryeqyteti gjithashtu ka përjetuar ngjarje të ngjashme; në Tiranë janë regjistruar 5 shpërthime me eksploziv që kanë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima. Nga të gjitha ngjarjet e regjistruara këtë vit, policia ka arritur të zbardhë vetëm dy raste, ndërsa për pjesën tjetër hetimet vazhdojnë dhe autorët mbeten në kërkim. Një shpërthim i fundit ndodhi mëngjesin e kësaj të diele, kur…
Godina e Bashkisë së Tiranës mesa duket është kthyer në një ambient ku bëhet promovimi i akademisë së PS-së. Kryebashkiaku, Erjon Veliaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi me të rinjtë. Siç shihet edhe nga fotot e publikuara, tarraca e bashkisë së Tiranës është kthyer në një ambient promovimi, në funksion të Partisë Socialiste dhe akademisë së saj. Veliaj shkruan se me të rinjtë patën një bisedë për transformimin e Tiranës. Ndërkohë prej muajsh qytetarët dhe deputetë të opozitës protestojnë para kësaj godine, ndërsa theksojnë se aty bëhen aferat më të mëdha…