Author: zahirinews

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë për mediat, ku jep detajet në lidhje me zbulimit e një laboratori të përpunimit të kokainës fshatin Qerekë të Fushë Krujës, teksa sipas institucionit të drejtësisë janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në total 9 persona, 6 prej të cilëve shtetas shqiptarë dhe 3 shtetas të huaj nga vendet e Amerikës Latine, që ishin ekspert të ndarjes së lëndës narkotike kokainë. Kokaina vinte nga vendet e Amerikës Latine, e fshehur në lëkurë bagëtish të imëta dhe më pas përpunohej ku bëhej ndarja…

Lexo më shumë

Një ndër peronat e arrestuar nga operacioni i SPAK sot, është Kreshnik Farruku. Kreshnik Farruku (Budlla) është një emër i njohur në botën e krimit, i cili ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë, teksa njihet më shumë edhe si Kreshnik Farruku. Në maj të 2019-ës ai është arrestuar në Spanjë, së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit. Budlla u prangos në një hotel në Madrid pas disa muajsh hetime dhe ndjekje nga policia, pasi kërkohej në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një…

Lexo më shumë

Policia arrestoi Flamur Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Flamur Rraja ishte në kërkim policor, ndërsa dyshohet se ka dhunuar Kujtim Cacën dhe pjesëtarë të familjes së tij. Shkak i përplasjes ishte një konflikt për pronat. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim F. Rr., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pas konkludimit me prokurorin u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit,…

Lexo më shumë

Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme ka kryer eksperimentin hetimor të urdhëruar nga Prokuroria, duke bërë disa prova, për vrasjen e 52-vjeçarit Eduart Reci, atentat i ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në mes të Tiranës, pranë Fakultetit të Histori Filologjisë. Eksperimenti është bërë me qëllim për të zbuluar vendin dhe pozicionin që autori ka përdorur në momentin kur ka qëlluar me një plumb në kokë biznesmenin e ndërtimit. Fillimisht grupi hetimor kishte dyshime se biznesmeni ishte qëlluar nga taraca e një ndërtese aty pranë, por pas kryerjes së eksperimentit hetimor, janë ngritur dyshime se autori ka qenë në një lartësi…

Lexo më shumë

Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në Tiranë dhe zona të tjera. Mësohet se kontrolle ushtrohen edhe në zonën e Kodrës së Diellit, për të goditur fenomenin e shpërndarjes së drogës, kryesisht kokainë. Raportohet se ka dyshime për një laborator droge te Kodra e Diellit si dhe në Qerrek të Niklës. Disa agjenci ligjzbatuese marrin pjesë në aksion, teksa kontrollet i drejton Operacionalja në Policinë e Shtetit. Në krye të operacionit mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet ligjzbatuese nga Spanja, për llogari të të cilëve po kryhet ky aksion. Prokurori qe ka hetuar rastin është zv/drejtuesi i SPAK, Adnand…

Lexo më shumë

Në emisione investigative të ndryshme është trajtuar çështja e guroreve, që është kthyer në një problem për banorët e zonave ku këto biznese fitimprurëse ushtrojnë aktivitetin. Problemi nis jo thjesht në shkatërrimin e burimeve natyrore, por këto gurore dëmtojnë tokat bujqësore, dëmtojnë banesat, sikundër rrezikojnë jetët e banorëve. Por cilët janë pronarët e guroreve që duket se kontrollojnë jo pak hapësirë në Krujë, dhe pavarësisht protestave të banorëve vijojnë aktivitetin. Emisionet investiguese kanë zbuluar pronarët, që rezultojnë që janë të njëjtët që përfitojnë miliona para publike përmes tenderave.    Kruja është qyteti i dytë në Shqipëri me numrin më të madh të…

Lexo më shumë

Avokati Romeo Kara thotë se pavarësisht tentativave, Ilir Meta nuk mund të dalë nga burgu. I ftuar në emisioni “Tirana Live”, ai deklaroi se arrestimi i tij është i mangët. Sipas avokatit, përveç Metës, duhet të hetohen edhe ata që ai tha se i përkasin bandës së kreut të Partisë së Lirisë. “Nuk mund t’i nxjerrë asnjë avokat nga aty. Çfarë ta bën vetja s’ta bën kurrkush. Këta ia kanë bërë vetes por edhe ne. Këta jo vetëm që janë të këqijtë e vetes së tyre, por do të bëhen të këqijtë e bandës së tyre. Janë armiq publik. Një…

Lexo më shumë

Deputeti socialist Plarent Ndreca ka dalë nga SPAK pas rreth katër orësh seancë marrje në pyetje. Ndreca akuzohet për shkelje barazisë në tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. “Dhashë deklarime në SPAK në vijim të hetimeve të nisura nga ana e Prokurorisë. Ishte kërkesa ime për të dhënë deklarime. Isha në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Jam njohur me akuzën. Qëndrime rreth akuzës do të jap në një moment tjetër”, tha ai para gazetarëve. Deputeti i Partisë Socialiste u mor…

Lexo më shumë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD ka ripërsëritur edhe njëherë korrupsionin që ndodh në energjitikën shqiptarë, korrupsion i cili rëndon në xhepat e shqiptarëve. Në një postim në rrjetin social Facebook, Bardhi risjell në vëmendje çmimin e energjisë elektrike në Kosovë dhe në Shqipëri. “Ndërsa qyetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kwh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kwh Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e…

Lexo më shumë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dëshminë e deputetit socialist Jurgis Çyrbja para prokurorëve të SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Çyrbja ka pretenduar para prokurorëve se nuk ka patur në përdorim aplikacion Sky ECC ndërsa thotë se nuk kishte nevojë për ndihmën e Altin Hajrit për vota pasi gëzonte mbështetjen në zonë. Lidhur me dyshimet se ka informuar Klanin Farruku ai ka deklaruar se Kreshnik Farruku Budlla nuk ndodhej fare në Shqipëri për periudhën që ai dyshohet dhe akuzohet nga SPAK.

Lexo më shumë