Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Klajdi Prendit, djalit të ish gjyqtarit Fran Prendi, por vetëm njëri prej tyre ka qëlluar ndaj 30-vjeçarit me pistoletë me silenciator. Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Klajdi Prendi u qëllua sapo kishte hipur në makinën e tij, pasi kishte dalë nga një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”. Pas krimit, tre autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, më pas kanë kaluar në rrethin e Shkozës dhe prej aty pranë liqenit të Farkës kanë djegur një makinë, tip Audi A4 ngjyrë gri. Pasi i kanë vënë zjarrin makinës, ata dyshohet se janë…
Author: zahirinews
Ekzekutohet në mes të Tiranës, i riu Klaudio Prendi, i cili ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Medait bëjnë me dije se i riu është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 01:40 të 20 nëntorit. I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa ka qenë duke hipur në makinë. Prendi është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class. Sapo viktima është futur…
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me operacionin e SPAK që çoi në zbulimin e laboratorit të kokainës në Qerekë. Ajo tha se grupi kriminal ka marrë liçencën e një kompanie të themeluar në 2020 që kishte si aktivitet importimin e lëkurëve të kafshëve. E ftuar në emisionin “Open” në News24 Lala, referuar të dhënave hetimore, tha se grupi kriminal ka sjellë 24 ton lëkurë të regjura lope, që janë transportuar në një magazinë në zonën e Mulletit. Ajo tha se këto lëkurë të regjura vinin nga Republika Domenikane, ndërsa në territorin shqiptar kanë hyrë nga Porti i Durrësit.…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar një operacion të gjerë, duke ndaluar dy punonjës policie, një doganier dhe dy shtetas të tjerë, të dyshuar për veprime të paligjshme, përfshirë shpërdorim detyre, kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh. Operacioni, i cili u mbështet nga hetimet disa mujore ka çuar gjithashtu në shpalljen në kërkim të një tjetër punonjësi policie. Në përputhje me urdhërat e ndalimit të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës, janë ndaluar: -Kryekomisar Alfred Kondi, Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë të Vlorës dhe Gjirokastrës, i cili dyshohet për veprat…
Pasditen e së premtes në Shqipëri u zhvillua një operacion që u finalizua me zbulimin e nja laboratori kokaine të vendosur në fshatin Qerekë, ndërsa u arrestuan 10 anëtarë të rrjetit të trafikut të drogës, 3 prej të cilëve shtetas të huaj, që dukej se kishin rolin e “kimistëve” në përpunimin e drogës. Droga hynte në Shqipëri e shkrirë në lëkurët e bagëtive, ndërsa më pas përpunoheshin për nxjerrin e lëndës narkotike. Operacioni u krye me kërkesë të SPAK, zyra e Prokurorit Publik të Reggio Calabria; Guardia di Finanza Reggio Calabria, si dhe vendet e tjera me prokurorë ndërlidhës janë:…
Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme kryeqytetin, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri të rëndë mes adoleshentëve. Gazetarja Kristi Gongo, në një lidhje direkte për “Ftesë në 5”, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, ku tregon se i mituri dyshohet të jetë “qëlluar gjashtë herë në zemër dhe në bark”. Sipas dëshmitarëve, thuhet se ambulanca ka ardhur më vonë dhe është dërguar me automjet në spital, nga pronarët e biznesit aty pranë. Personi tjetër është goditur 2 herë me thikë, thotë gazetarja dhe ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar. Sipas burimeve bëhet fjalë edhe…
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme ku humbi jetën një nxënësi i shkollës “Fan Noli”. Në deklaratën e saj Ministria e Arsimit shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe i bëri thirrje policisë që të zbardhë menjëherë ngjarjen. Pavarësisht ngjarjes së ndodhur, Ministria e Arsimit pretendon se siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe mbetet një prioritet absolut. Ndërkohë që rastet e sherreve mes të rinjve nëpër shkolla sa vijnë dhe shtohen. “Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë,…
Vijon në GJKKO gjyqi për 10 të arrestuarit si anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine. Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës. Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët. Operacioni i SPAK u ndërmor pasditen e 15 nëntorit 2024 me arrestimin e 7 shtetasve shqiptarë dhe 3 shtetasve të huaj, 1 kolumbian dhe 2 nga Venezuela. Gjyqtarja e masave është Irena Gjoka, ndërsa prokuror Adnand Xholi. 850 lëkurat e kriposura të gjedhit në…
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit i pas zbardhjes së Vendimit të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi me 1 vit heqje lirie. Salianji shkruan se u deshën 50 ditë për këtë manifest anti-kushtetues nga zori për të përpiluar një urdhër të Edi Ramës. Postimi i Salianjit: Qesharake, skandaloze dhe monstruoze;Gjykata e Ramës në vendimet juridike, na mëson si bëhet politikë! Pas 50 ditësh në burg pa një vendim të zbardhur, teksa e vuaj dënimin pa arsyetim e referenca ligjore, më në fund ja behu fermani.Edhe pse nuk kisha shumë pritshmëri, gjithsesi, isha në pritje për të…
Salvador Kaçaj, ish-kreu i Komunës së Shëngjinit, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së Kaçajt në SPAK, por mendohet se dëshmia e tij lidhet me një kallëzim të bërë nga përfaqësuesi i opozitës në Shëngjin në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, ku Salvador Kaçaj denoncoi një atentat ndaj tij në policinë vendore të Lezhës, ku theksonte se dy persona i zunë rrugën me automjet, ndërsa njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë. Gjithsesi pritet që pas dëshmisë Kaçaj të japë dhe një deklaratë…