Ish-deputeti Dashamir Tahiri është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Anila Hoxha. Deri më tani nuk dihet arsyeja pse Tahiri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Author: zahirinews
Çmimi i biletës së transportit urban nuk do të rritet. Kërkesës së operatorëve për dyfishim të çmimit për shkak të mospërballimit të kostove, Bashkia e Tiranës iu është përgjigjur me dhënie subvencionimi deri në 10 lekë për çdo biletë të shitur.Sipas operatorëve, përfshirë TVSH-në vlera e kompensimit arrin në 12 lekë për biletë. Sot në mbledhjen e këshillit Bashkiak do të shqyrtohet për miratim projektvendimi i propozuar nga Bashkia e Tiranës “Mbi përcaktimin e tarifave të transportit publik qytetas në bashkinë e Tiranës, mënyrën dhe rregullat që do të ndiqen për subvencionimin dhe kompensimin e tyre”. Së pari, projektvendimi parashikon…
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj 27- vjeçarit Klaudio Prendi, i cili u vra me selenciator 1 ditë më parë sapo hyri në makinën e tij “G Class”. Dyshohet se 27- vjeçari kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe. Konkretisht bëhet me dije se viktima kishte një borxh afro 15 mijë euro. Madje ditët e fundit mësohet se Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte me persona të tjerë. Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator. Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e…
Rrjetet kriminale po shfrytëzojnë institucionet financiare në të gjithë Ballkanin Perëndimor për të lëvizur paratë e paligjshme përtej kufijve, duke shfrytëzuar dobësitë rregullatore dhe dobësitë sistematike. Ky është konkluzioni në të cilin arrin Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC). Pavarësisht përpjekjeve të rëndësishme për të luftuar financimin e paligjshëm, si zbatimi i direktivave të BE-së kundër pastrimit të parave (AML) dhe respektimi i standardeve të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF), sistemet financiare në rajon mbeten shumë të ndjeshme ndaj shfrytëzimit nga grupet e krimit të organizuar, sipas raportit me titull: “Paratë e pista: Vlerësimi i cenueshmërisë së…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila konfirmoi masat e sigurisë për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Apeli i GJKKO konfirmoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën dhe masën “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta tha se nga vendimi i Apelit të GJKKO nuk ka asnjë çudi dhe asnjë surprizë, pasi sipas tij kjo është drejtësia me regji e Narkoshtetit. “Afërmendsh u rikonfirmua sërish se…
Kryesisht nga mbetjet e larta të pesticideve e baktereve apo mungesa e etiketimit dhe dokumentacionit shoqërues, bashkë me kushtet e papërshtatshme higjienike qindra tonë prodhime shqiptare të destinuara për eksport bllokohen çdo vit në kufij. Me objektivin e arritjes së “1 miliardë euro eksporte” nga njëra anë dhe objektivin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian nga tjetra, Shqipëria duhet të garantojë standardet e duhura në drejtim të cilësisë së produkteve ushqimore, shkruan A2. “Për të shfrytëzuar më së miri potencialin e bujqësisë shqiptare, duhet të trajtojmë sfidat që kanë të bëjmë me përputhshmërinë duke pasur parasysh forcimin e infrastrukturës. Shqipëria…
Në Gusht të vitit 2024, kompania koncesionare që operonte në Kalatën Lindore të Portit të Durrësit për ngarkim-shkarkimin e kontenierëve, shiti aksionet e saj tek shoqëria kroate, “SCHAPHA D.OO”. Ky transaksion përbënte epilogun e një përplasjeje të nisur më herët mes qeverisë shqiptare dhe “EMS”, e cila kishte operuar për 10 vjet në Portin e Durrësit. Qeveria e Edi Ramës vendosi që të japë territorin e Portin të Durrësit për ndërtimin e projektit “Durrës Yacht Marina”. Për “EMS”-në, ky projekt cënonte aktivitetin e saj tregtar e, për këtë arsye iu drejtuar Arbitrazhit Ndërkombëtar, ku kërkonte 40 milione euro dëmshpërblim. Por,…
Qeveria e Edi Ramës e ka bërë “detin kos” me pasuritë dhe fondet e shtetit në vlerë totale afro 3 miliardë Euro, dhuruar kompanisë “Agi Kons Sh.p.k” të Gentian e Gentiana Sula, njeri oligark klient e ortak i kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentit Ilir Meta, ndërsa tjetra shefe e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Ndër të tjera ata kanë shumë fuqi edhe mbi drejtësinë e re, sa Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe SPAK, nuk guxojnë as ta thërrasin ndërtuesin mafioz Gentjan Sula, megjithëse kanë 8 kallëzime e 50 denoncime nga pronarë tokash e trojesh, për grabitje me forcë e…
Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e radhës pritet të shqyrtojë për miratim kontratën e sipërmarrjes me shoqërinë “StarTek”, që i jep të drejtë të zhvillojë 7 pasuri të llojit truall në pronësi të bashkisë. Projektvendimi “Për miratimin e kontratës së sipërmarrjes me kusht shkëmbimi midis Bashkisë së Tiranës dhe shoqërisë “StarTek” sh.p.k.” parashikon se në këmbim Bashkia si pronare do të marrë 50% të sipërfaqes në ndërtimin e ri që do të ngrihet. Sipas “Kontratës së sipërmarrjes me kusht shkëmbimi”, vendndodhja e 7 pasurive të llojit truall për zhvillim ndodhen në zonën kadastrale 8330, përkatësisht në rrugët “Jordan Misja”…
Është zbardhur dëshmia e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta përpara Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dëshmia e plotë e Metës: Lidhur me dyshimet për përfshirjen time në veprime të paligjshme me lobimet, distancohem me neveri nga përpjekjet e qëllimshme të SPAK-ut, pa asnjë provë, për të më implikuar përmes hamendësimeve kur e ka patur të gjithë kohën për të paraqitur prova që më ngarkojnë mua me përgjegjësi penale. Përgjegjësia penale është individuale. Edhe tani që unë ndodhem në këtë sallë gjyqi dikush apo disa persona mund të kryejnë veprime spekulative pa dijeninë dhe autorizimin…