Rrebeshi i shirave dhe erërat gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka sjellë disa probleme në rrethin e Pukës. Reshjet kanë dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës, çka ka bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit pas dëmtimit të çatisë. Në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje inertesh dhe në akset rurale ka dëmtime të mëdha. Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.
Author: zahirinews
Emisioni Fiks Fare ka sjell një skandal në sistemin arsimor, ku 14 mësues të dënuar për falsifikim dokumentash shkollore dhe shpërdorim detyre vazhdojnë të japin mësim. Njëra prej tyre është bërë edhe drejtoreshë shkolle, Elena Ullorja, e cila edhe pse e pezulluar vazhdon të shkojë në shkollë. Madje burri i saj biznesmen kërcënon gazetarët e Fiks Fare dhe juristen e ZVA Kavajë. Irma Xeka ish drejtoreshë e shkollës 9 -vjeçare “Qamil Xhani” në Kavajë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë Durrësit , për ish-drejtorin e shkollës 9 vjeçare se në regjistrat e shkollës kishte nxënës fiktivë të cilët vlerësoheshin nga…
Ndonëse ligjërisht Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka si mision mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe investitorëve, veprimtaria e Autoritetit, sidomos nën drejtimin e Mimoza Kaçit, tregon se prioritare janë interesat personale dhe aferat korruptive. Disa ditë më parë, Mimoza Kaçi u shfaq para ‘shqarthit të korrupsionit’ Eduart Shalsi në Komisionin e Ekonomisë, ku prezantoi një skemë të re zhvatje të qytetarëve shqiptarë, përmes rritjes së çmimit të siguracionit të makinave. Skema është përgatitur nga Mimoza Kaçi dhe ustallarët e kompanive të sigurimeve Shefqet Kastrati, Avni Ponari etj, për të ndarë bashkë miliona euro. “Do të ketë një gërshetim midis karakteristikave…
Ardian Koni, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, u arrestua sot, pasi Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. Ardian Koni, 52 vjeç, është djali i tezes së Monika Kryemadhit, deputete e PL-së, dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, ish-Presidentit të Republikës. Masa e sigurisë ndaj Ardian Konas është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false. Kryemadhi në anën tjetër po hetohet nga SPAK, ndërsa ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Gjithashtu po me…
Autoriteti i Mbikqyrjes Policore ka arrestuar katër efektivë të policisë, në lidhje me atentatin e ndodhur në 30 tetor në Dobraç, ku humbën jetën katër persona. BalkanWeb mëson se arrestimi i tyre u krye në orët e para të mëngjesit, ndërsa akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Në atentatin në Dobraç, të vrarë mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati. Sakaq, humbën jetën dhe një çift burrë e grua të cilët po udhëtonin me motomjet pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit. Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha. Emrat e policëve…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit dhe ka dhënë lajmin se po mendohet të mbyllen rrjetet sociale TikTok dhe SnapChapt në Shqipëri.Kreu i qeverisë u shpreh se do të hidhet për diskutim me prindërit dhe më pas do të merret një vendim sa më dramatik. Vendimi vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P.. “TikTok dhe SnapChat thithin fëmijët në labirintet e tyre. Autoriteti i mësuesve dhe puna jonë në shtëpi për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve,…
Ish drejtori i Hipotekës së Durrësit Ardian Koni ka rënë në prangat e policisë pasi kishte regjistruar një pronë me dokumente false. 52-vjeçari u vu në pranga për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë atij i është caktuar nga Gjykata e Durrësit një ditë më parë, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone me dokumente false. Ndërkohë po në lidhje me këtë çështje janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 3 personave për të cilët po ashtu është caktuar arrest me burg. Ata janë Bled Zerba 42-vjeç, banues në Durrës…
Klaudio Prendi, i cili u ekzekutua me pistoletë me selenciator sapo hyri në makinën e tij “G Class” dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe. Në rrjet po qarkullon një video e vitit 2023 kur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Pukë, fliste për Klaudio Prendin i cili u ekzekutua dy ditë më parë. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: Rama gjatë fjalës së tij para pukjanëve tha se djali i një ish-gjyqtari po kërcënon dhe po intimidon qytetarët për tu marrë vota. “Po atë bandit djalin e gjykatësit të hequr nga vettingu për…
Ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri ka folur për mediat pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm (20 Nëntor). Ai u shpreh se ka dhënë deklarime si një person në dijeni, por jo për çështje që lidhet me të. Ish-deputeti deklaroi se bëhet fjalë për një hetim pasuror të dikujt. Dashamir Tahiri deklaroi se ky person është një zyrtar të lartë që ka hedhur firmë te një nga kompanitë e tij. “Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që lidhet me mua, por për një hetim pasuror ndaj dikujt, në kuadër të drejtësisë së re. Bëhet fjalë…
Në Gjykatën e Posacme Antikorrupsion në seancën e kësaj të mërkurë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, dëshmuan dy vëllezërit e viktimës. Ndrek Prenga deklaroi se nuk ka njohje me Dritan Rexhepin, personi i cili dyshohet se urdhëroi rrëmbimin dhe zhdukjen e vëllait të tij. Pyetje nga avokatët. Përgjigjet Prenga. Ndrek Prenga: Nuk e njoh Dritan Rexhepin. Ka qenë një mesazh në telefon, ështe prezantuar me emrin Gramoz. Më ka thënë “Jam Gramozi, gjërat janë të miat, mos të preken”. Unë nuk njoh asnjë nga këto që janë në këtë ngjarje. Nëse mund ta shoh personin me foto që kam…