Author: zahirinews

Në mars të këtij viti prokuroria e Bolonjës u komunikoi zyrtarisht akuzën e trukimit të tenderave 7 personave. Në mes të akuzuarve janë presidenti i kompanisë Servizi Italia, që zotëron 30 për qind të koncesionit të Sterilizimit në Shqipëri dhe kunati i tij Marco Storchi, drejtor i spitalit Sant Orsola në Bolonja. Arsyeja e akuzës? Storchi i dha tender 123 milionë euro kunatit të tij. Në dhjetor të vitit 2017, ndërmarrja spitalore e Sant Orsolas shpalli një tender gjigand prej 123 milionë eurosh për menaxhimin e shërbimeve të integruara të mbështetjes. Në vitin 2019, fitues i tenderit u shpallën kompanitë…

Lexo më shumë

Zbardhen detaje të reja nga plagosja ditën e djeshme pas sherrit mes dy studentëve të Universitetit Metropolitan në Tiranë që ndodhet në Qytet Studenti. I plagosuri Agron Demiraj 20 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës. Ai ka plagë në mushkëri, kraharor dhe qafë. Autori Ajdin Ajvazi 19 vjeç ndodhet në qeli dhe nesër pritet që të dalë për masën e sigurisë para gjykatës. Konflikti nisi brenda Universitetit Metropolitan, në korridor me pretendimet “pse më shkele” dhe vazhdoi me shtyrje mes dy të rinjve. Dje konflikti u agravua duke degraduar në përdorimin e thikës. Ndoshta…

Lexo më shumë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës. Një 35-vjeçar dyshohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri një 43-vjeçar. Policia është vënë në kërkim të vrasësit të dyshuar. “Tropojë/Informacion paraprak” Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy…

Lexo më shumë

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 4 efektivët e forcave Shqiponja që u arrestuan nga AMP pas masakrës në Dobraç. Gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndalim dalje jashtë shtetit dhe pezullim nga detyra për: 1- Blerim Kurmekaj – Inspektor në patrullën e Përgjithshme e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, Shkodër, 45 vjeç 2- Viktor Logu – Inspektor në patrullën e Përgjithshme e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, Shkodër, 33 vjeç 3- Julian Sterkaj – Inspektor në Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër, 31 vjeç 4- Marte Martini, – Inspektor në Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme…

Lexo më shumë

SPAK zbulon se Vodafone Albania i pagoi 8 mld lekë UNIFI-së. Në aferë shërbyen Info Telecom dhe Marin Gjonaj, fijet i luante Meta dhe Kryemadhi. SPAK ka zbuluar se Vodafone Albania i ka paguar 8 miliard lekë kompanisë UNIFI të Adrian Shatkut, pas së cilës ishin çifti Meta-Kryemadhi. Pagesat u kryen te kompania UNIFI në Shqipëri dhe Luksemburg për shërbimin e tranzitimit të thirrjeve. Kërkuan nga Vodafone këtë shërbim, nuk e kishte të gjithë pjesën teknike, por siç zbulon SPAK dhe siç ka dëshmuar Marin Gjonaj, drejtuesit e Vodafone, për t’i shërbyer Metës dhe Kryemadhit i kërkuan atij që të mundësonte pjesën teknike.  Në dëshminë…

Lexo më shumë

Një bashkim prej tre kompanish të udhëhequra nga Agbes Construction janë shpallur fitueset në segmentin e parë të rrugës Elbasan-Lekaj. Bëhet fjalë për fazën e parë të ndërtimit të aksit Papër-Ura e Grykshit, me fond limit prej 25.3 milionë eurosh. Agbes, Aida Construction dhe Alba Construction ofruan 21 milionë euro për ndërtimin e segmentit, që është pjesë e autostradës Elbasan-Lekaj dhe më tej i Korridorit të 8-të. Sipas dokumentave të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në tender u paraqitën plot 10 oferta nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në vend. Oferta më e ulët ishte ajo e kompanisë Pevlaku,…

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Sali Berishën. Kreu i PD hodhi hapin e fundit për të dalë nga izolimi, por duket se nuk ja ka dalë dot. Berisha ankimoi në Kushtetuese masën e parë të sigurimit ndaj tij, atë të “detyrimit për tu paraqitur”, një lëvizje kjo për të rrëzuar më pas dhe arrestin në shtëpi. Berisha pretendonte se SPAK dhe GJKKO shkelën ligjin me atë masë sigurie, pasi më parë duhej që të merrnin leje në Kuvend duke qenë se ai është deputet. Mirëpo trupa gjyqësore, pasi ka shqyrtuar sot në një seancë maratonë të gjithë dokumentacionin, arrin në konkluzionin…

Lexo më shumë

Ligjvënësi demokrat u thirr në SPAK edhe me datën 4 Nëntor, ndërsa kjo është hera e tretë që ai merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm. Më 4 nëntor para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Dogjani tha për gazetarët se po i hetojnë pasurinë. Ai tregoi arsyet e këtij vendimi si dhe personat që sipas deputetit qëndrojnë pas kallëzimit. Asllan Dogjani akuzoi biznesmenin e ndërtimit Ilirjan Çela se ka zaptuar kopshtin publik dhe e ka legalizuar atë për të ndërtuar një tjetër pallat, duke zhdukur hapësirat e gjelbra. Më 3 korrik 2024, Dogjani u paraqit në SPAK për herë të parë,…

Lexo më shumë

Gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) kanë lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin dhe ish-ministrin e mbrojtjes të Izraelit, si dhe komandantin ushtarak të Hamasit. Një deklaratë tha se një dhomë paragjyqësore kishte hedhur poshtë sfidat e Izraelit ndaj juridiksionit të gjykatës dhe kishte lëshuar urdhër për Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant. Një urdhër është lëshuar gjithashtu për Mohammed Deif, megjithëse ushtria izraelite ka thënë se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në korrik. Gjykata zbuloi se kishte “baza të arsyeshme” që të tre burrat mbanin “përgjegjësi penale” për krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit gjatë…

Lexo më shumë

Është dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim Ymer Marku, ish-kryetari i komunës së Bërxullës, ndaj të cilit prokuroria e Tiranës ngriti akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Marku, u arrestua nga policia e Tiranës në 15 Prill 2024, pas urdhrit të lëshuar nga prokurori, Adriano Dyrmishi. Por tashmë ai është liruar nga qelia, duke e konsideruar të përfunduar dënimin. Vendimi për dënimin e ish-zyrtarit të PD në komunën Bërxullë, është dhënë nga gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha, e cila fillimisht deklaroi fajtor dhe dënoi me 1 vit e 4 muaj Ymer Markun. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar…

Lexo më shumë