Avokati Edmond Petraj ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta ka shfaqur agresivitet të jashtëzakonshëm në Bllokun e Sigurisë ku është mbajtur në Tiranë, menjëherë pas arrestimit. “Zoti Meta do që t’i shmanget dënimit. Kalvari do të jetë shumë i gjatë, por dënimi ka mundësi që të marri një drejtim tjetër. Edhe në dhomat e izolimit është shfaqur një agresivitet i jashtëzakonshëm. Ka pasur dhe ndërhyrje të mjekëve dhe specialistëve në institucion”, tha Petraj në Euronews Albania. Ai është ndalur dhe të kërcënimi i drejtpërdrejt që Ilir Meta i ka bërë në nisje të gjyqit sot, Altin Dumanit, teksa e kishte përballë…
Author: zahirinews
Ka përfunduar seanca në GJKKO për masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Tashmë trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin si për Metën, Kryemadhin dhe Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, të përfshirë në të njëjtën dosje për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Seanca nisi ditën e sotme rreth orës 09:10, por u shty për disa orë pas përplasjeve të Metës me kreun e SPAK, Altin Dumani, i cili ndodhej brenda sallës së gjyqit. Meta, u raportua se e kishte ofenduar Dumanin duke e quajtur “qen” dhe “dumduman”, teksa e kërcënoi duke…
Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në studion e “Open” në News 24 ka zbuluar detaje nga dosja e SPAK për ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si “një nga dosjet më të kopsitura” të Prokurorisë së Posaçme. Ai përmendi se dosja përfshin tri procedime penale që lidhen me lobimin e ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në Shtetet e Bashkuara, si dhe një kallëzim lidhur me rastin CEZ-DIA dhe hetimin pasuror të çiftit Meta-Kryemadhi. Sipas informacionit nga dosja, Pirro Xhixha është emëruar kryetar i AKEP në kohën kur Meta ishte kryetar parlamenti dhe Kryemadhi deputete, me sugjerimin e…
SPAK-u detajoi të hënën në një njoftim publik se Ilir Meta e Monika Kryemadhi, në bashkëpunim mes tyre dhe me funksionarë të tjerë publikë, dyshohet se kanë kryer korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurish në një seri episodesh, që nisin nga afro 15 vjet më parë. SHBA thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Qëndrimi i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të Departamentit amerikan Shtetit të martën në mbrëmje, ndaj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar pas arrestimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. “Jemi në dijeni të arrestimit. Ju…
DashiNëse i keni dhënë para hua dikujt kohët e fundit, disa prej tyre mund t’ju kthehen sot. Ose nëse i keni bërë një favor të rëndësishëm dikujt që punoni, ata mund t’ju shprehin mirënjohjen. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nëse keni nevojë. DemiSot mund ta gjeni veten duke punuar me një grup të ri njerëzish. Ju mund të caktoheni në një ekip tjetër ndërsa bashkëpunoni në një projekt. Ose mund të ketë disa punonjës të rinj mes jush. Është një ditë e mirë për të krijuar aleanca me njerëz të tjerë të ditur. BinjakëtSot mund të ndiheni pak të…
Një vajzë është ankuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan se është ngacmuar seksualisht nga mjeku imazherist Pëllumb Hysko në klinikën e tij private “Moskat”. Ajo thotë se shkoi për një problem shëndetësor, por përfundoi që mjeku po i fuste duart. Në këtë pikë një paciente që ka proobleme me mesin shkon të verifikojë situatën. Ajo ankohet për dhimbje mesi, por mjeku nis ta komplimentojë për fizikun, duke kërkuar t’i bëjë eko gjiri e kontroll mitre. Madje mjeku Hysko i tha se të nesërmen mund të shkonte në sanatorium ku ai punon që të bënte kontroll pa letra…
Analisti Arjan Curri tha se e kishte parashikuar muaj më parë arrestimin e Metës dhe masën për Kryemadhin. Ai tregoi se ka marrë informacioneve nga blloku i sigurisë ku po mbahet Meta, se ish-presidenti ndodhet në gjendje të rënduar emocionale. Curri shton se Meta ngre zërin dhe reagon nga oficerëve të policisë. Curri tregon se kreu i PL këndon gjatë ditë kohës dhe iu thotë policëve se është Vasil Laçi, i riu që donte të vriste Viktor Emanuelin kur erdhi në Shqipëri, atentat që dështoi. “Sot kam informacione që na vijnë nga qendra e paraburgimit, që Meta është sërish në…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme (22 tetor) lidhur me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se forcat operacionale “kishin urdhër të shkrehnin karikatorin mbi të”. Deklarata e plotë e BerishësMirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, më miqësore. Mirënjohjen më të pakufishme për ju qëndrestare e qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, dinjitetit, begatisë dhe integrimit të shqiptarëve. Një përshëndetje për oratorët e tribunës së fjalës së lirë, që shpërndajnë me guxim në të katër anët të vërtetat që…
SPAK në dosjen që ka për Ilir Metën ka përfshirë edhe intervistën e gruas së Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj, e cila jeton në Austri. Gazetari Fatos Mahmutaj që ka marrë intervistën ka dhënë gjithashtu versionin për bisedën me gruan e ish-kreut të kompanisë DIA. “Po kështu, edhe vetë shtetasi Fatos Mahmutaj, i pyetur datën 22.01.2024 lidhur me rrethanat e zhvillimit të intervistës me shtetasen Vojsava Ismailaj dhe çfarë ka komunikuar me të, ndër të tjera, ky shtetas ka deklaruar se: “… Gjatë zhvillimit të intervistës, kemi patur rreth 3 ndërprerje të regjistrimit për shkak se Vojsava emocionohej dhe dilte nga…
Propozimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të paguar punonjësit sezonalë të kësaj industrie edhe në muajt jashtë sezonit është mirëpritur nga operatorët turistikë dhe punëmarrësit. Për operatorët në Durrës, kjo është një nismë shumë e mirë pasi i ndihmon që personelin të kenë në dispozicion dhe të kualifikuar. Ata që kanë më shumë interes në zbatimin e kësaj nisme janë punonjësit e sektorit të turizmit. Gjergji Plasa është një nga studentët e shumtë që punojnë prej vitesh në industrinë e turizmit. Për të, punësimi sezonal ishte një zgjidhje, por vështirësitë nisnin në momentin kur shkëputej marrëdhënia e punës.…