Author: zahirinews

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka shkundur sërish politikën. Pas mesazheve të pak ditëve më parë, ai sot ja u ka bërë sërish të qartë se kushdo që ka futur duart në xhepat e qytetarëve apo ka shkelur ligjin, do të mbajë përgjegjësi. Deklarata e tij u bë në Kuvend dhe si për ironi të fatit, Dumani ishte ulur te vendet ku qëndrojnë ministrat, pasi po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”. “SPAK është në vijën e parë të kësaj lufte, duke ndjekur një qasje të bazuar…

Lexo më shumë

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqiteje”. Kryemadhi pas daljes nga dyert e SPAK, deklaroi se ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e dy vilave te “Kodra e Diellit”. Ajo u shpreh se nuk do të jetë në protestën e 6 dhjetorit para SPAK. “Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, tha ajo. Kryemadhi po…

Lexo më shumë

SPAK thërret për të marrë në pyetje ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për dosjen ‘Çyrbja’. Dako ende nuk ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, por burimet thonë se do të pyetet për dosjen që çoi në burg ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Çyrbja dhe bashkëpunëtori i tij Ahmet Masha u arrestuan më datë 20 tetor, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc. Mësohet se Dako do të merret në pyetje lidhur me dosjen e ish-deputetit socialist, Jugis Çyrbja, i cili është arrestuar dhe akuzohet për blerje votash dhe lidhje me krimin. Nga zbërthimi i bisedave në…

Lexo më shumë

Në komunikimet e ish-rektorit Skënder Topi me Suel Çelën, është dakordësia për emërimin e vajzës së ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, pedagoge me kohë të plotë në universitet, ndërsa rektori i kërkoi, të merreshin me disa pedagogë që nuk e linin të qetë… Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se nga hetimi për lidhjet me krimin nuk do shpëtojë askush, madje po hetohen dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit e prokurorë të SPAK. Në bisedat e bandës “Çela-Roka”, ka dalë dhe ish-Rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi, për emërime pedagogësh, diploma false dhe dhënie tenderësh kompanive në pronësi të anëtarëve…

Lexo më shumë

Familja “Roka”, pjesë e bandës së Suel Çelës, konkretisht Marsel, Xhino e Adelejda Roka dhe prindërit e tyre Agron e Fatbardha Roka, prej 7 vitesh janë mes 16 familjeve me dosje të zeza në Elbasan, në hetim për trafik droge, pastrim parash, kontrabandë, vrasje e gjobëvënie… Vëllezërit Xhino e Marsel Roka, të arrestuar nga SPAK e GJKKO si anëtarë aktiv të bandës së Suel Çelës, kanë një biznes policie private me emrin “UEVI-2015 Sh.p.k”, të regjistruar në emrin e së ëmës Fatbardha Roka dhe me drejtues ligjor babain Agron Roka. Me policinë private, Xhino e Marsel Roka kanë marrë 3…

Lexo më shumë

Në këtë tender morën pjesë disa firma, ku fitues u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “SALILLARI” dhe me subjekt mbështetës firmën “ASL”, në pronësi të z. Fatmir Isufaj. Këto firma ofruan rreth 12 milionë euro për ndërtimin e kësaj vepre. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka finalizuar tenderin për ndërtimin e një parkimi dhe hoteli brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, FSHZH-ja ka shpallur fitues një bashkim operatorësh, “Salillari” dhe “ASL”, të cilat kanë ofruar rreth 12 milionë euro në këtë tender, nga 17 që kishte si fond limit. Projekti përbëhet nga dy ndërtese me 5…

Lexo më shumë

Pasiguria e pronësisë për tokën dhe strehimin është në rritje globalisht, duke përfshirë edhe Europën, paralajmëron një raport i ri. Rritja e kostove të qirasë dhe hipotekës janë ndër shtytësit kryesorë të këtij perceptimi në rritje të pasigurisë. Vlerësimi më i fundit global i sigurisë së pronësisë së tokës dhe banesave zbulon tendencat shqetësuese. Sipas Prindex* Report 2024, afërsisht 1.1 miliardë të rritur në mbarë botën – që përfaqësojnë 23% të popullsisë globale – ndjehen të pasigurt për të drejtat e tyre për pronë ose tokë. Ky perceptim është rritur ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit. Shqipëria renditet e 5-ta…

Lexo më shumë

Zbardhen dëshmitë e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florian Duka, të arrestuar për vrasjen e Eduart Reçit më 13 Nëntor në Tiranë. Nga dëshmitë e tyre, ata kishin përgatitur edhe një alibi, duke hedhur një motiv të mundshëm për vrasjen e tij, me qëllim largimin e vëmendjes nga vetja e tyre. Nga këto deklarime, vëllezërit Dukaj flasin për një konflikt mes Reçit dhe pronarit të hotelit aty pranë. Florjan Dukaj: Nuk kemi pasur mosmarrëveshje apo konflikt me Eduart Reçin. Për ngjarjen kemi marrë dijeni nëpërmjet mediave dhe kur kanë ardhur punonjësit e Policisë për të marrë pamjet filmike, që nuk i kemi…

Lexo më shumë

Ishulli i Rodosit është përballur me përmbytje të mëdha këtë fundjavë teksa uji ka vërshuar në rrugë duke marrë përpara automjetet. Dëmet në infrastrukturë janë të mëdha dhe autoritetet kanë vendosur një shtetrrethim 24-orësh duke u kërkuar njerëzve të mos dalin nga banesat. “U desh të kryheshin dhjetëra operacione shpëtimi, në kushte veçanërisht të vështira që në disa raste çuan edhe në nevojën për operacione shpëtimi për vetë ata. Ishulli u përforcua me trupat që mbërritën nga Athina me një fluturim special dhe që nga agimi është dërguar një mesazh që ndalojnë çdo lëvizje. Regjistrimi i dëmeve nuk do të fillojë…

Lexo më shumë

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak orësh në Kamëz dhe Tiranë ditën e djeshme, ku për pasojë një grua 64 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia e Tiranës sqaron se aksidenti i parë ka ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, në orën 17:30, ku një 30 vjeçar teksa drejtonte një makinë përplasi dy këmbësore. Njëra prej tyre nuk i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa tjetra ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë disa orë më vonë, në në Bulevardin e Ri për në Paskuqan një 23-vjeçar duke drejtuar një…

Lexo më shumë