SPAK ka kërkuar në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka për inceneratorin e Elbasanit.Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. Ish ministri është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar. Edhe për inceneratorin…
Author: zahirinews
Mund të duket larg në letër, mirëpo organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka filluar të bëjë gati, deri në detajet më të hollësishme, organizimin e Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet e gjitha në Amerikën e Veriut, e më konkretisht, në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër detajet më të fundit të zbuluara nga FIFA janë edhe datat hapëse e mbyllëse të turnet, si dhe stadiumet ku do të zhvillohen këto evente, teksa gjithçka do të nisë më 11 qershor, në “mitikun” meksikan, “Azteca”, stadium që për herë të parë në…
Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” , ish-Presidenti i Klubit Partizani Paro Laçi ka bërë një deklaratë të fortë për arrestimin e Ilir Metës. Ai theksoi se ish-presidentit Ilir Meta i janë bllokuar 450 milionë paund në Britani. “Sa i përket arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta ai u shpreh: Ky hetim që i është bërë Metës, i është bërë “ndiq paranë”. Dhe unë nga informacione mund të them që 450 milion paundë në Britani vetëm në Angli. Por nuk është ndonjë psikologji e rëndë të jesh në burg. Do përshtatesh, por Meta bën gjithë këto sharje sepse ka shume lekë…
Debati mes analistit Fitim Zekthi dhe gazetarit Alfred Lela ka agravuar në studion e emisionit Open në News 24Ka qenë Lela ai që i ka hedhur shishen Zekthit, pasi ky i fundit e akuzon se mbron një politikë të papranueshme dhe se ka mbrojtur edhe Ramën, edhe Metën, përveç Berishës. Debati: Zekthi: Është e papranueshme të më ndërpresësh fjalën. Ke një orë dërr dërr. Ta qaj hallin, por.. Lela: Çfarë halli kam unë Fitim Zekthi: Mbron një politikë të papranueshme Lela: Për cilin hall e bëj, përveçse dua? Zekthi: Mbron një gjë jo parimore. Dhe jo parimore është të mbrosh…
Me radarët e fikur prej 26 orësh në detin Jon, anija e konteinerëve “Kathrin” u ankorua në fshehtësi në portin e karburanteve, “Multi Buoy Mooring” në Porto Romano të Durrësit mëngjesin e së enjtes, pasi ishte refuzuar më parë të hynte në ujërat territorialë të Nambias në Afrikë dhe Maltës në skajin jugor të Europës. Anija prej 130 metrash e gjatë mbart dhjetë konteinerë në bordin e saj dhe u vëzhgua nga këta reporterë teksa qëndronte e ankoruar në kalatë pranë një vinçi jeshil të stërmadh dhe një anijeje të dytë përkrah saj. Sipas alarmit të ngritur nga organizata ndërkombëtare…
Pronarit Lul Morina, në bazë të ligjit për bashkëpunimin me drejtësinë dhe ruajtjen e sekretit hetimor, Agjentët e BKH i kërkuan të firmoste deklarimin, se nuk do ta njoftonte Ilir Metën për kontrollin e kryer te suita e tij, me qëllim që ai të mos arratisej nga Kosova ku ndodhej për pazare të tjera… Një informacion i ardhur në “Pamfleti”, bën me dije, se 1 ditë para arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, kur ky ishte në Kosovë, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryen kontroll në hotelin luksoz “Radisson Collection Morina” te Liqeni i Thatë, pronë e trafikantit Lul Morina.…
Pas një aksioni të policisë në fshatin Voskopojë të Korçës, është zbuluar një magazinë e mbushur me hashash. Mësohet se në sajë të aksionit janë vënë në pranga disa persona, mes të cilëve gra, të cilat janë kapur duke përpunuar lëndën narkotike. Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar. Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë. Momentalisht të arrestuarit janë në DVP Korçë ndërsa po bëhet peshimi i lëndës narkotike, që thuhet se është në sasi të mëdha.
Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të kenë prioritet për stacione plazhi vetëm strukturat akomoduese, pra hotelet si ato të vijës së parë edhe ato që kanë afërsi me të. Një rregullore e publikuar tashmë në QBZ saktëson mënyrën sesi do të procedohet për sezonin e ardhshëm ku subjektet duhet të përmbushin një sërë kushtesh për të përfituar hapësirë të shfrytëzueshme si stacion plazhi. Kryesori duket se lidhet me faktin që të jenë struktura akomoduese të regjistruara dhe kategorizuara. Aplikimet do të bëhen në e-albania dhe gjithçka do të bëhet në bashkëpunim me njësitë vendore të cilat do…
Vjehrra e Ilir Metës, Fatime Kryemadhi ka përdorur dhe shfrytëzuar edhe vdekjen e bashkëshortit të saj, për të mbuluar pastrimin e parave të pista dhe justifikuar blerjen e një apartamenti në ish Bllok. Zonja Fatime, e cila shërbente si arkë api bankomat i çiftit Meta-Kryemadhi, ka deklaruar se njerëzit i kishin hedhur 100 milionë lekë në ngushëllimin për humbjen e bashkëshortit. “Nga të ardhurat e qirasë dhe nga të ardhurat nga puna e saj, Fatimja kishte blerë edhe një apartament 1+1 në vendin e quajtur Dolce Vita në Durrës. Këtë apartament më vonë ekishte shitur, por nuk mbante mend as…
Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca paraprake për Sali Berishën, Jamarbër Malltezi dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”. Në një deklaratë për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se shkak është bërë shkelja e afateve nga ana e gjykatës. Gjokutaj: Nga ana e gjykatës ishte shkelur afati 10 ditor i njoftimit nga dita e shortimit të cështjes. Kështu që për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të të volumit të jashtëzakonshme të dosjes seanca u shty për në 25 nëntor ora 12:00.