“Informo shqiptarët për ‘peshkun e madh’, me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro”, iu drejtua Berisha-Kryemadhit. Ditën e djeshme ka bërë bujë një deklaratë e ish-ministrit Lefter Koka në përballjen me prokurorët e SPAK për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Ai u ka thënë prokurorëve Klodian Braho e Arben Kraja që të hapin celularin e Monika Kryemadhit dhe të gjejnë kush është “peshku i madh” . Kjo deklaratë e Lefter Kokës tërhoqi edhe vëmendjen e Sali Berishës, duke thënë se atij iu rikthye guximi. “Sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë “ladro utile” – hajdut i dobishëm, Lefter…
Author: zahirinews
Gazetarja Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku ka folur rreth takimit të kushtueshëm që kryeministri Edi Rama pritet të mbajë me emigrantët shqiptarë në New York. Gjata tha se së bashku me pjesëtarët e tjerë të partisë “Aleanca kombëtare shqiptare” ku ajo është bashkëthemeluese, kanë llogaritur kostot që ky udhëtim i kryeministrit Rama ka. Sipas saj shpenzimet kapin vlerën e 275 mijë euro, por këto shpenzime mund të jenë edhe më të mëdha. “Nxorëm një kosto të këtij udhëtimi të çuditshëm që unë mendoj se nuk ka të bëjë fare me diasporën. Ajo është thjesht një nevojë e domosdoshmëri…
KOSOVE Ish-Missi, Drenusha Latifi ka shpërthyer në akuza të forta ndaj konkurrentit të “Big Brother Vip”, Besfort Daka, të cilin e ka quajtur “pervers”. Gjatë prime të mbrëmshëm, këngëtarja deklaroi se banori i BBV ka kapur organin gjenital para saj. “Ti je pervers. Ke kapur organin gjenital para meje. Je një njeri pervers dhe bën sikur je viktimë. Duhet të të vijë turp”, tha ajo, ndërsa ndërhynë drejtuesit e emisionit për të qetësuar situatën.
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ishte i ftuar në “Çdo Kënd nga Merita Haklaj” ku foli edhe në lidhje me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona. Diplomati zbuloi se në 36 vite bashkëpunim, Gjermani ka lëruar më shumë se 1.2 miliardë euro në Shqipëri në disa sektorë, ku energjia është kryesorja. “Ne jemi krenar për bashkëpunimin me Shqipërinë në sektorin e ekonomisë, në 36 vite kemi lëvruar 1.2 mld euro. Jemi partnerë afatgjatë me Shqipërinë. Të gjitha projektet i shërbejnë projektit të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm. Para pak ditësh patëm bisedime për sektorët e energjisë, arsimi…
Këtë të shtunë te vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në formën e reve të larta transparente. Qarkullimi i masave ajrore me origjinë perëndimore do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët, por pas mesditës dhe në vijim do të ketë kalim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Megjithatë vija bregdetare dhe pjesërisht zona e ulët do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kësaj të shtune. Bëhet me dije se rreth orës 02:00 të mëngjesit në aksin rrugor Lushnje-Tiranë një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Mësohet se këmbësori 56-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje. “Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Protesta e opozitës do të zhvillohet më 29 Tetor në orën 17:00, me planin për të bllokuar qarkullimin në disa akse kryesore të vendit. Kjo protestë do të jetë më e zgjeruar se ajo e 7 Tetorit dhe pritet të prekë zona si Kthesa e Kamzës, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit. Opozita synon të sensibilizojë qytetarët dhe të rrisë presionin për zgjedhje të lira dhe të drejta, duke theksuar se kjo është rruga për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar në Apelin e Posaçëm dënimin e tij me 6.8 vite burg nga GJKKO, për aferën e inceneratorëve. Koka është shprehur se nuk është ai “peshku i madh” dhe se nuk duhej të ishte dënuar për korrupsion. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Lefter Koka iu drejtua prokurorëve të SPAK dhe togave të zeza se në dosjen në ngarkim të tij ishin deklaratat e deputetes së PL, Monika Kryemadhi. Ai ka thënë se SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion, akuzë të cilën ish-ministri i Mjedisit e…
Është dënuar nga GJKKO, Adrian Cani mësues fiskulture në shkollën 9-vjeçare “Adem Bedalli“ në Peqin, i cili jepte diploma të shkollës së mesme pa bërë asnjë ditë mësim kundrejt 3000 eurove. Ndaj tij, SPAK kishte ngritur akuzën për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. GJKKO e dënoi me 2.3 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu përfundimisht në 1.6 vite pas hekurave. Në përfundon, GJKKO urdhëroi pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë për Adrian Cani për një periudhë kohe prej 3 vitesh. Njoftimi i GJKKO-së…
Ilir Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në kryeqytet. Fillimisht presidenti i Partisë së Lirisë gjendej në godinën A, por tashmë është zhvendosur në zonën B. Gazetarja Anila Hoxha, në emisionin “Breaking” tregoi gjendjen e liderit të PL-së si dhe kërkesën e tij të fundit për gardianët e burgut. “Ilir Meta ndodhet vetëm në qeli në zonën B të burgut 313-të. Ai ka preferuar të qëndrojë i veçuar nga të tjerët, ndërsa i ka kërkuar gardianëve të burgut nëse ka një ambient palestre që të merret me sport”, tha gazetarja Anila Hoxha. Presidenti i Partisë së Lirisë…