Author: zahirinews

Policia e Tiranës ka parandaluar një krim në familje. Një 65-vjeçar është arrestuar, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kishte kanosur atë se do ta vriste. Operacioni ka nisur pas një njoftimi të marrë në Komisariatin e Policisë Nr. 1, ku u raportua se një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe po e kanoste me vrasje në rrugën “Tomi Kristo” të Tiranës. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke ndërhyrë në kohë për të parandaluar ngjarjen dhe për të siguruar dokumentimin e plotë të rastit. Si pasojë e veprimeve të shpejta dhe profesionale, u arrestua…

Lexo më shumë

Komisioni Rregullator i KQZ-së ka miratuar projektvendimin për “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend të vitit 2025”. Qarkut të Tiranës i shtohet një mandat, duke çuar në numrin e përfaqësuesve në Kuvend në 37 nga 36 që ishte deri tani. Një mandat i hiqet Korçës, duke e çuar numrin në 10 mandate, nga 11 që kishte. Qarku Berat – 7 mandateQarku Dibër – 5 mandateQarku Durrës – 14 mandateQarku Elbasan – 14 mandateQarku Fier – 16 mandateQarku Gjirokastër – 4 mandateQarku Korçë – 9 mandateQarku Kukës – 3 mandateQarku Lezhë – 7…

Lexo më shumë

SPAK ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe 4 të tjerë Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu, të akuzuar për shpërdorim detyre. Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro u paraqit 4 ditë më parë në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve. Pasi doli nga SPAK, Duro tha se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë. Ai u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka licencuar një pikë karburanti në Bilisht, i cili ishte ndërtim pa leje. Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Më herët, Duro ka mohuar akuzën duke thënë se ka…

Lexo më shumë

Katër persona, mes tyre një punonjës policie, janë arrestuar në Tiranë për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Një 40 vjeçar i identifikuar si Enis Balla, u arrestua pasi GJKKO e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim. Kujtim Xhaja, punonjës policie, u arrestua pasi GJKKO e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Alkid Ndreu, 49 vjeç është dënuar me 9 muaj e 25…

Lexo më shumë

Dy efektivë të policisë vendore të Shkodrës, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj, kanë shpëtuar një shtetas 75-vjeçar i cili po mbytej në ujërat e lumit Buna. 75-vjeçari, i identifikuar si shtetasi Bahri Gërbeti, ishte hedhur në ujërat e ftohtë të lumit Buna për t’u vetëmbytur. Menjëherë qytetarë të rastit kanë lajmëruar policinë për ngjarjen. Me shpejtësi kanë mbërritur dy efektivët të cilët sapo kanë shkuar në vendin e ngjarjes janë hedhur në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë 75-vjeçarit. “Desha të mbytem sepse kam problemet personale”, mësohet të ketë thënë shkurtimisht i moshuari në deklaratën paraprake. Menjëherë pas shpëtimit…

Lexo më shumë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bypassin Mbrostar – Levan në vendin e quajtur kryqëzimi i Pojanit. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë. Sipas policisë, shoferi i automjetit ka mbetur i plagosur ndërsa pasagjeri është gjendur i pajetë jashtë automjetit. I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë për të normalizuar trafikun e automjeteve dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lexo më shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me hetimin pasuror që Prokuroria e Posaçme SPAK po kryen ndaj tij dhe familjarëve të tij. Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Veliaj shprehet se i mirëpret dhe i mbështet të gjitha veprimet e SPAK-ut! “Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap”, shkruan Veliaj. Më tej, ai shtoi se nuk është…

Lexo më shumë

Teksa përpara bashkisë së Tiranës po mbahej protesta e radhës e opozitës dhe shoqërisë civile, situata brenda godinës që drejtohet nga Erion Veliaj këtë të premte nuk ka qenë aspak e qetë. Dhe shkak nuk ka qenë protesta që kohët e fundit nuk ka qenë e dhunshme, por një vendim i vetë Veliajt për të larguar pothuajse të gjithë drejtorët e institucioneve që ka në varësi. Vala e shkarkimeve ka prekur një sërë emrash që kanë mbajtur detyra të rëndësishme në bashki, por pothuajse të gjithë kanë qenë të përfolur në afera korruptive. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet…

Lexo më shumë

Për më shumë se një orë mëngjesin e të premtes, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, u filmuan teksa qëndronin në hyrjen e pallatit ku banon kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”. Me vendime të gjykatës në duar, oficerët e BKH-së ushtruan kontrolle në Kodrën e Diellit si dhe në Sky Tower, duke avancuar një hetim të nisur nga kryebashkiakut Veliaj dhe rrethit të tij familjar. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal,” tha SPAK përmes një…

Lexo më shumë

Projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të mbushur me rërë bregdetin e Durrësit duket se i shërben më shumë firmës “EMAAR”, të Mohamed Alabbar. Prej disa kohësh, në territorin e Portit të Durrësit kanë filluar ndërtimet e apartamenteve, restoranteve, bareve dhe hoteleve, ku qeveria shqiptare ka negociuar me firmën nga Emiratet e Bashkara Arabe për t’i falur të gjithë truallin. Në projekt duket mjaft qartë se i gjithë territori te Porti i Durrësit, atje ku po ndërtohet “Durrës Yacht & Marina”, do të mbushet me rërë dhe do të krijohen plazhe. Ndërkohë, paralelisht me këto ndërtime, Fondi Shqiptar i Zhvillimit,…

Lexo më shumë