Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Kryemadhi është shfaqur e shoqëruar nga vajza e saj Bora Meta, teksa hynte në ambientet e godinës. Para gazetarëve në një koment të shkurtër ajo ka deklaruar: “Erdha të marr letrat e SHIK-ut”. Ndaj saj është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes. Monika Kryemadhi është në hetim aktualisht për tre vepra penale, duke nisur nga ajo e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehje pasurie. Kujtojmë se më herët GJKKO me urdhër të SPAK vendosi nën sekuestro edhe 2 vila të…
Author: zahirinews
Mazhoranca e Edi Ramës, edhe pse e rrethuar nga SPAK dhe hetimet ndërkombëtare në lidhjet e saj me krimin, nuk po ndalet që ta vijojë ‘modus operandin’ e saj, edhe në zgjedhjet e 11 majit 2025. Kjo vërehet në disa qarqe të ndryshme, sidomos aty ku klanet kriminale kanë pasur dhe kanë ‘carte- blanche’ të veprimit në terren. Siç dihet, Durrësi është zona ku më shumë se kudo mbretërojnë klanet më të forta kriminale në vend. Të cilat kanë në dorë pushtet, para, e mbi të gjitha lidhje politike. Nga ana tjetër, prej kohësh kontrollojnë edhe media, e rrjete sociale…
Së paku 5 sektorë kryesore të ekonomisë ofruan pagë më të ulët se mesatarja në 3-mujorin e tretë të vitit 2024, duke sinjalizuar se as rritja ekonomike, as mungesa e punonjësve nuk po shtyn për lart pagat zyrtare në sektorët që kanë mungesë produktiviteti dhe ofrojnë punë për shumicën e të punësuarve. Sipas të dhënave të INSTAT sektorët e bujqësisë, ndërtimit, tregtisë, transportit, aktivitetet e akomodimit, shërbimit ushqimor, industrisë dhe aktivitet të argëtimit kishin paga më të ulëta se niveli mesatar prej 77,6 mijë lekësh në tremujorin e tretë. Në anën tjetër punonjësit në katër sektorë të tjerë, ku përfshihen…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar dosjen penale në ngarkim të të hetuarve për krijimin dhe bashkëpunimin në skemat mashtruese të mikrokredive, për të cilën Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë me pretendimin se personat e përfshirë kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal. Këto skema kanë zhvatur mijëra qytetarë përmes rifinancimeve me kushte të disfavorshme të kredive të vjetra ose përmes shantazhit, duke i bllokuar pronat e luajtshme dhe të paluajtshme. Me kalimin e dosjes në SPAK, janë shtuar dhe akuza e reja për veprat penale “organizatë kriminale”, “vjedhje me pasoja të rënda” dhe “falsifikim dokumentash”. Brenda 10 ditëve do…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, (GJKKO) i ka kthyer pas SPAK-ut dosjen e njohur si “Buka”, ku akuzohet për shkelje të detyrës ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Në seancën paraprake të zhvilluar të martën, pritej që dosja të kalonte për gjykim, por GJKKO vendosi që rrëzojë akuzat e SPAK-u ndaj Ahmetajt dhe i dha një afat prej tre muajsh për të plotësuar hetimet. Pas vendimit të GJKKO, prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ka kohë deri më 10 mars 2025 për të kryer hetimet e mbetura dhe për ta kthyer çështjen sërish në shqyrtim. Kujtojmë se Ahmetaj…
Ylli Manjani e cilësoi të gabuat kontrollin e ushtruar nga agjentë të BKH ndaj kreut të bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, në një kohë që nuk ka një vendim gjykate. Sipas Manjanit, nuk ka një hetim pasuror ndaj Erion Veliaj por ndaj vëllait të tij. “Unë besoj se Veliaj është pjesë e një sistemi shumë abuziv me të drejtat e liritë themelore të shqiptarëve. T’i hysh tjetrin me një batalion me policë në shtëpi për ta nxjerrë nga shtëpi, abuzive është. Ka kontribuar me sjelljen e tij në këtë shtet abuziv por unë nuk mendoj…
Komisioni i Venecias ka publikuar raportin në lidhje me mandatin e deputetes së PS Olta Xhaçka. Sipas opinionit të parë vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen, por Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të veçantë. Po kështu thuhet se kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo edhe për mundësinë për ta referuar çështjen në Kushtetuese. Pra, Parlamenti nuk është…
Pak orë pas zhdukjes së liderit sirian Bashar al-Assad, bota më shumë se për krimet e tij, e ka vënë theksin tek pasuritë që as ëndërroheshin. Pasuria familjare e Assad kap shifrën e 7 herë buxhetit të Sirisë, megjithëse sa ishte në pushtet as mund të kontrollohej, as e akuzonte kush për jetë luksi. Fillimisht, ndryshe nga kryeministri ynë, Assad nuk akuzohej për avion privat publikisht, megjithëse ai dhe familjarët e tij paskan pasur 5 copë. Në Siri nuk ishte vjedhur as Thesari i Shtetit, as bankat apo thesaret e qyteteve, por 200 ton flori ju zbuluan. Ngjashmëria e Assadit…
TIRANË Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen tek “Asllan Rusi”, ku ditën e djeshme pati një përleshje mes disa të miturve. Sipas policisë, kanë mbetur të plagosur dy të mitur 10 dhe 14 vjeç. Ndërkohë janë proceduar penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’, janë konfliktuar, dyshohet me sende të forta, me disa bashkëmoshatarë të tyre. Si…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se gjatë kontrollit të BKH-së në biznesin e bashkëshortes së tij, u gjetën 230 mijë euro. Me anë të një postimi në rrjetin social, “Facebook”, Veliaj e quajti Berishën hienë të xhindosur, i cili sipas tij ka helmuar dhe vijon ende ta helmojë e ta përçajë këtë vend prej 34 vjetësh. Veliaj ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura nga Berisha dhe ka sqaruar të gjithë kronologjinë dhe atë çfarë ka ndodhur ditën kur BKH-trokiti në banesën e tij. “Në mëngjesin e 6…