Një situatë skandaloze vazhdon të jetë e pranishme në vendgrumbullimin e mbetjeve të qytetit të Vlorës, ku banorët jetojnë mes një problemi që zgjat prej dekadash. Të jetosh në këtë lagje, sidomos në lagjen 24 Maji, është bërë një sfidë e përditshme, e cila ka prekur jo vetëm kushtet e jetesës, por edhe shëndetin dhe sigurinë e banorëve. Një nga problemet më të mëdha është ndotja që vjen nga plehrat, të cilat grumbullohen në mënyrë të papërgjegjshme në këtë zonë. Derrat, që janë shpesh në kërkim të ushqimit, janë një pamje e zakonshme, duke e përkeqësuar ndotjen dhe duke bërë…
Author: zahirinews
Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr. Përfaqësues të një ndër pularive kryesore të vendit pohuan se çmimi i shitjes së vezës në burim varion 20 deri 21 lekë për kokërr nga 10 deri 11 lekë për kokërr që shitej më parë. Çmimi i tregtimit të vezëve është rritur nga 90 deri 100%. Në tregun e pakicës çmimi i shitjes së vezës…
Që prej muajt dhjetor të vitit të shkuar, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua nga ana shëndetësore, tashmë diva e viteve 80 është rikthyer në muzikë. Pas lançimit të këngës në anglisht, duket se këngëtarja do të vijë dhe në Tiranë. Duket se tashmë gjithçka është vendosur dhe Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator. Ka qenë pikërisht, Elton Ilirjani që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke pranuar kështu se gjithçka po përgatitet për koncertin e saj në Tiranë. Biznesmeni Elton Ilirjani, ka rrëfyer së fundmi në një…
Gazetari Artan Hoxha tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dejtuar mbledhje me video-call nga burgu. Sipas tij Veliaj ka pasur komunikime me njerëzit e tij gjatë qëndrimit në qeli, e kjo madje ka shkaktuar që në paraburgimin e Durrësit të bëhen kontrolle e të mblidhen të gjithë telefonat. “Ai thotë që ia keqinterpretuan vendimin. Po si ia keqinterpretuan? Ai fliste me drejtorin juridik, pse u shkarkua drejtori juridik, gjithashtu edhe nënkryetarja e bashkisë që donte të emëronte ai. Këta janë vetëm ata që janë publikuar po në bashki është bërë nami, janë shkarkuar dhe të tjerë. Tjetra, Erion Veliaj në…
Bashkimi Evropian ka miratuar 922 milionë euro për Shqipërinë, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që ka për qëllim përshpejtimin e integrimit të rajonit në BE. Fondet përfshijnë kredi dhe grante që do të përdoren për realizimin e reformave kyçe që do t’i afrojnë vendet më shumë me BE-në. Komisionerja për zgjerim, Marta Kos, nxit Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të vazhdojnë me reformat për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të afruar më shumë vendet me Bashkimin Evropian. Këto fonde do të tërhiqen gradualisht në varësi të projekteve dhe kushteve të realizuara, dhe do të…
Në mbledhjen e datës 19 shkurt 2025, Këshilli Kombëtar Territorit dhe Ujit miratoi 60 vendime për ndërtim kullash, resorte dhe godina publike. Mes vendimeve të miratuara përfshihet edhe ndërtimi i një kulle 27 kate në Tiranë nga kompanitë e ndërtimit 2T shpk dhe Be-is shpk, kompani të cilat gjatë dhjetë viteve të fundit kanë marrë rreth 410 milionë euro tendera publikë. Administrator dhe bashkëpronar i kompanisë 2T është biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës Gramoz Sakos. Kompania 2T, pas të cilës dyshohet se fshihet ish kreu i Gardës, Gramos Sako, hyri fuqishëm në tendera duke futur…
Nuk e futën në listën për deputetë të PS-së, por qëndron në krye të favorizimeve në tendera. Fuqia politike e Paulin Stërkajt vazhdon të mbushë llogarinë kompanisë së kushëririt. Një nga këto prokurime ku shkelet haptazi barazia, është denoncuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Nuk dihet si do të veprojë në këtë rast kryetari i KPP, Jonaid Myzyri, por ky tender prej 500 milionë lekësh (pa llogaritur TVSH) i është dhënë të afërmit të politikanit nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, duke s’kualifikuar padrejtësisht ofertën 100 milionë lekë më të ulët. Denoncimi Në datën 17 mars 2025 në Bashkinë…
Shqipëria numëronte 2,402,113 banorë në vitin 2023, me një shpërndarje gjinore gati të barabartë (49.6% meshkuj dhe 50.4% femra). Rënia është e theksuar në qarqet jashtë Tiranës, me Qarkun e Shkodrës që ka humbur 28.3% të popullsisë dhe Kukësin 27.3%, ndërsa Berati ka pësuar rënien më të vogël me vetëm 0.7%. Tirana mbetet e vetmja që ka shënuar rritje, me një shtim prej 1.2%, kryesisht si rezultat i migrimit të brendshëm. Si pasojë, përqindja e popullsisë që jeton në kryeqytet është rritur nga 26.8% në 2011 në 31.6% në 2023, duke e bërë atë qendrën dominuese të vendit. Qarku i…
Disa ditë më parë u denoncua fakti se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, reklamonte në internet shpërndarjen e 300 legalizimeve në Njësinë Administrative Strum. Një proces i shumë debatuar, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar legalizimet në këmbim të votës. Ndërkohë, në të njëjtën kohë, “Sulltanesha” e Roskovecit ka finalizuar një tender në të njëjtën Njësi Administrative. Pas legalizimeve, Bufi do të shtrojë disa rrugë me asfalt. Një përdorim i fondeve publike për interesa politike dhe për vota, ku me këto veprime Majlinda Bufin duket se nuk e pengon asnjë gjë. Asnjë institucion kontrollues apo edhe ligjzbatues,…
Rrjeti i dytë më i madh i marketeve në Shqipëri, Spar Albania ka ndërruar pronar. Kompania kosovare Viva Fresh Group njoftoi se ka arritur marrëveshjen me grupin Balfin për blerjen e zinxhirit të supermarketeve SPAR. Në njoftimin në platformën facebook, Viva Fresh Group njofton: “Me krenari njoftojmë se SPAR Albania i bashkohet Viva Fresh Group, duke forcuar pozicionin tonë si një nga kompanitë më të fuqishme në rajon me impakt të madh mbarëkombëtar.Ky investim rrit praninë tonë në Shqipëri dhe sjell ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë e te dy vendeve, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, fuqizimit të…