Author: zahirinews

Benet Beci, kryetari i Bashkisë Shkodër, duket se po përpiqet sërish të kalojë nën hije pas një tjetër abuzimi me fondet publike për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e çerdheve dhe kopshtetve në qytet. Ky veprim ka ngritur shqetësime serioze dhe ka bërë që shumë qytetarë të pyesin për transparencën e procedurave dhe destinacionin e fondeve të përdorura. Kjo histori lidhet me tenderin e fundit që Beci ka shpallur për “Rikonstruksionin e plotë të çerdhes ‘Manush Alimani’” në Shkodër, për të cilin janë caktuar 124 milionë lekë (pa TVSH). Ky tender, që u hap në tetor dhe mbyll në nëntor të vitit…

Lexo më shumë

Gjykata e Apelit të Posaçëm (GJKKO) ka lënë nën sekuestro vilën e deputetes së PL, Monika Kryemadhi por i ka kthyer atë që është në pronësi të nënës së saj, Fatime Kryemadhi. Një ditë më parë, deputetja ankimoi vendimin për sekuestron për dy vilat, të ndodhura në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë. Ishte vetë Kryemadhi, e cila pas daljes nga GJKKO deklaroi se ishte hequr sekuestro ndaj shtëpisë e cila është në emër të mamasë së saj. Ajo shtoi se prokurorët ngritën si arsye bashkëpunimin e Fatime Kryemadhit me Ilir Metën, për çështjen e Dritan Priftin. Ndërkohë, për çështjen…

Lexo më shumë

Avokatja dhe anëtarja e Kryesisë së PD-së, Adriana Kalaja, ka bërë një denoncim në SPAK për disa zyrtarë dhe persona të lidhur me ta, mes tyre ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj. Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të SPAK, Kalaja sqaroi për gazetarët se kallëzimi për bërë për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv edhe pastrimit të parave. Ajo u shpreh se Ermal Kapllanaj nuk ka zbatuar detyrimin ligjor për të deklaruar pasurinë dhe ngriti pikëpyetje mbi burimin e të ardhurave me të cilat vjehrri i ish-drejtorit të Bashkisë Tiranë ka blerë aksione në…

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, duket se po tërheq sërish vëmendjen e SPAK-ut, pas përfshirjes së saj në disa dosje të rëndësishme. Ajo ka shpëtuar herë pas here nga hetimet, por si duket nuk ka mësuar ende nga gabimet e saj. Këtë herë, Bufi ka marrë një tjetër veprim që ka ngritur dy flamuj të kuq për institucionet përgjegjëse, duke kërkuar riparimin e dy shatërvanëve të qytetit të Roskovecit. Për këtë, ka shpallur një tender me objekt “Riparime në memorialin dhe 2 shatërvanët e qytetit” me një fond limit prej 17 milionë lekësh. Në fakt, bëhet fjalë për dy bordura…

Lexo më shumë

Nga 11 janari deri në 11 mars të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë dhe që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në 11 maj mund të regjistrohen në platformën e ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve i pranishëm në nënkomisionin parlamentar të diasporës siguron se vota e emigrantëve është mbrojtur pasi janë një sërë mekanizmash të ngritura që garantojnë transparencë dhe numërim të drejtë. Ilirjan Celibashi njoftoi se para Krishtlindjeve do të ketë një demonstrim të funksionaliteteve të platformës elektronike të regjistrimit të votuesve nga jashtë, me qëllim që në datën 11 janar 2025 kjo…

Lexo më shumë

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin ndaj vrasësve me pagesë, ku po rrëfehet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se Nuredin Dumani ka qenë thesar për drejtësinë shqiptare dhe se rrëfimet e tij hapën “Kutinë e Pandorës”. Sipas saj, Dumani do të jetë i përfshirë në shumë procese gjyqësore për të cilat ka rrëfyer krmiet e kryera. “Seanca e fundit ka qenë një seancë shumë e tensionuar e Nuredin Dumanit. Përgjithësisht seancat ku ka të penduar të drejtësisë, patjetër që ngjallin shumë debate dhe tension. Nuredin Dumani ka rrëfyer për ngjarje…

Lexo më shumë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zyrtarizoi sot mbylljen e fazës së parë të procesit të Vettingu. Sot u mbajt një aktivitet i gjerë, ku morën pjesë personalitete vendas dhe të huaj, si e dërguara e SHBA, ambasadori i BE, kreu i SPAK, etj. Ata e konsideruan si proces të suksesshëm, ndonëse ka pasur ulje-ngritje, akuza dhe shumë debate se si ka ecur procesi i rivlerësimit. Por cili është bilanci i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit? Sipas statistikave, nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 tetor 2024, KPK ka dhënë 799 vendime, nga të cilat: 369 vendime konfirmim në detyrë…

Lexo më shumë

Agjencia e Prokurimeve Publike vendosi të ndalojë pjesëmarrjen në tenderë të kompanisë CFO Pharma të Nadir Çaushollit me argumentin se kishte dhënë informacione të pasakta ndaj institucioneve kontraktuese gjatë dy tenderëve. CFO Pharma në pronësi të Nadir Çaushollit, nuk e ka për herë të parë që përfshihet në penalitete. Disa vite më parë, Çausholli u arrestua, si një prej personave të dyshuar për përfshirje në skemë mashtruese me ilaçet e rimbursueshme. Pasi mbylli ato probleme me vendime të dyshimta gjyqësore, pronari i “CFO Pharma” u rikthye sërish në treg. Pavarësisht pasaportës së dyshimtë tregtare, të dhënat publike dëshmojnë se “CFO…

Lexo më shumë

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se së shpejti do të publikojë dokumente për kreun e SPAK, Altin Dumani. Berisha, gjatë një konference më gazetarët tha se do të publikojë dokumente të Dumanit, që sipas tij, merr në dorë për të verifikuar të tjerët, në një kohë kur ai për veprimtarinë e tij duhet të jetë në qeli. “Përbën një zhvillim tjetër jashtëzakonisht negativ. Kreu i një organizate kriminale, që unë shumë shpejt do të nxjerr dokumentet këtu, merr në dorë për të verifikuar të tjerët, në një kohë kur ai për veprimtarinë e tij duhet të jetë në qeli. Ai…

Lexo më shumë

Partia Demokratike, nëpërmjet të deleguarit politik për Qarkun e Beratit, Eno Bozdo, ka denoncuar ditën e sotme se si Maliq Zotkaj, djali i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj brenda 4 muajsh ka fituar dy tendera pa konkurrencë dhe me fond limit 100 % nga koleget e babait të tij. Tenderat i janë dhënë kompanisë “G&M Construstion 07”, e cila është në pronësi të Maliq Zotkaj dhe Oligert Dyrmishi, ky i fundit për disa vite ka mbajtur postin e Nën Kryetarit të Bashkisë Poliçan. Një prej tenderave është ai i dhënë nga Bashkia e Përmetit e drejtuar nga Alma Hoxha, për rehabilitimin e…

Lexo më shumë