Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet ditën e enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të dëshmuar për llogari të një hetimi për “korrupsion” dhe pasuror të nisur nga kjo strukturë ndaj tij. Burime për mediat bëjnë me dije se ai ishte thirrur sot në SPAK për të dëshmuar, por e ka shtyrë për ditën e enjte, me kërkesë të tij, e cila është pranuar nga ana e SPAK. Ndërkohë, ditën e djeshme u paraqit në SPAK bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, e cila dëshmoi për rreth 3 orë para oficerëve të BKH-së në lidhje…
Author: zahirinews
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është duke u pyetur në SPAK, me kërkesë të prokurorit Ols Dado. Mësohet se ajo është pyetur si person në dijeni për hetimin pasuror që ka nisur ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij. Bashkëshortja e kryebashkiakut më herët ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së pak ditë më parë në qendrën ‘Harabel’. Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj. Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit…
Ka përfunduar seanca e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, lidhur me dosjen e Sterilizimit. Gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, i kërkon Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të rikualifikojë akuzën për Beqajn, ish zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim. Në korrik të ketij viti Beqaj u arrestua me…
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) i është drejtuar për herë të dytë Gjykatës së Posaçme me kërkesën për pushimin e çështjes penale ndaj Selim Çekajt, me argumentin se nuk kanë prova të mjaftueshme për implikimin e tij në trafikun e drogës. Selim Çekaj u arrestua pasi në kompaninë e tij u zbulua një sasi prej 49 kg kokainë në 31 mars 2021. Droga e gjetur vinte me kontejner bananesh nga Ekuadori. SPAK ka argumentuar në kërkesën e tij se, pavarësisht hetimeve dhe provave të mbledhura, nuk ka mundur të provohet akuzat për trafik droge ndaj…
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar në lidhje me skandalin me mandarinat me pesticide. Ministria thotë se mbi 85% e prodhimit është shitur në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar, me rezultate pozitive nga analizat për mbetje të pesticideve. Nga 924 kamionë të eksportuar, vetëm tre ngarkesa janë konstatuar me probleme. Një prej tyre është kthyer dhe asgjësuar në Shqipëri, ndërsa dy të tjera janë trajtuar në Kroaci. Ministria shkruan gjithashtu se është bërë kallëzim penal për grumbulluesit dhe gjobë e bllokim aktivitetit për ata që rezultuan me shkelje. Më tej deklarata e ministrisë thekson se inspektimet e vazhdueshme,…
Gunter Held, 77 vjeç është një nga qindra shtetas të huaj të mashtruar për të investuar përmes call center-ave, që i kërkon drejtësisë shqiptare të ndërhyjë që t’i kthehen pas 135 mijë eurot e vjedhura. I moshuari gjerman ishte një nga 41 të mashtruarit në një skemë të mirëfilltë kriminale ku pas hetimeve të SPAK u gjetën fajtorë Erion Kasmi dhe Xhulian Xhafa. Por ndërsa pasuritë e tyre janë të sekuestruara mbas kërkesës së prokurorisë, i moshuari nga Gjermania së bashku me katër bashkëkombës të tjerë përfunduan në gjykatën civile me kërkesën që veç procesit penal, në zhvillim e sipër…
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se viktima është rreth 68-vjeç dhe grupi hetimor dyshon se ai është grabitur dhe më pas është vrarë, pasi është gjetur i zhveshur. Dyshohet se viktima është goditur nga autori/autorët në pjesën e nofullës me send të fortë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit në fjalë, si dhe identifikimin e autorëve.
Klajdi Merkaj, personi më i besuar i vëllezërve Çopja, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Merkaj fillimisht u ndalua në Romë më 16 Tetor të këtij viti, ku menjëherë pas arrestimit “Interpol Tirana” nisi procedurat për ekstradimin. Ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Klajdi Merkaj, sipas komunikimeve në aplikacionin “Sky” rezulton të ketë mbajtur komunikim të ngushtë me vëllezërit në Dubai, Hajdar dhe Franc Çopja. Ky i fundit në shumë raste dërgonte eurot me…
Pas skandalit të publikuar në emisionin Piranjat, në Syri Tv, të tjerë artistë kanë reaguar ndaj fakteve që kanë dalë për çiftin Altin dhe Ilirjana Basha. Anxhela Çikopano, kërkuese shkencore e teatrit dhe e historisë së kinemasë pranë Qendrës së Studimit të Arteve në Akademinë e Shkencave, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj skandalit të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha, dikur regjisor në një program televiziv humori, në një nga mediat shqiptare në vendin tonë. Çikopano, si një nga nismëtaret e programit ku Altin Basha ishte regjisor, tregon se si u largua nga puna, vetëm pse…
Një i ri hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit të Korçës të shtunën në mbrëmje, ndërsa u largua menjëherë pasi sistemi i alarmit të bankës u aktivizua. Pavarësisht se personi u kap nga kamerat e sigurisë ai ende vijon të jetë i paidentifikuar. Policia e Korçës po vazhdon hetimet për të identifikuar të riun që dyshohet se hyri me forcë në ambientet e bankës, duke mbajtur një celular në dorë që dyshohet se e ka përdorur për të bërë foto apo video. Sipas të dhënave, kërkimet e policisë janë shtrirë…