Sipas gazetarit Elton Qyno, kontrollet janë kryer pas dyshimeve të arsyeshme se në këto klinika është paraqitur një person i plagosur dhe pas marrjes së shërbimit mjekësor është larguar sërish, duke mos u mundur të lokalizohet dhe ndalohet nga policia. Këto dyshime bien mbi prezencën e mundshme të Ibrahim Licit, (person i shpallur në kërkim për ngjarjen e vrasjes së Endri Mustafës), por askush nuk ka dalë me një version zyrtar, nëse ai ka qenë ose jo në makinën e sulmuar me 38 plumba kallashnikovi, dhe më pas të jetë mjekuar pikërisht në një nga klinikat private të Shkodrës. Në…
Author: zahirinews
Avokati Genci Gjokutaj foli për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës, por edhe për ballafaqimin e ish-presidentit me kreun e SPAK. I ftuar në studion e “Off the Record”, A2 CNN, Gjokutaj hodhi akuza të forta ndaj Altin Dumanit, duke thënë se ai i ka shkuar në qeli Kastriot Ismailajt dhe i ka premtuar ta nxjerrë nga qelia nëse do t’i “jepte” Ilir Metën. “Meta i ka thënë edhe në emision, por edhe në sallë DumDumani. Jo normal ka qenë edhe mesazhi që i ka dërguar kreu i SPAK zotit Meta, që të iki jashtë shtetit, të shkojë në qeli…
SPAK arrestoi pak muaj më parë kreun e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare pasi rezultoi nga hetimet se ai kishte rol në transferimin e rreth 10 mijë metrave katror tokë nga pronë private në tokë publike dhe më pas në përdorim të bashkëshortit të Olta Xhaçkës kur ishte ministre, për të ndërtuar resort turistik. Sipas SPAK, Jorgo Goro dhe të tjerët kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe prandaj duheshin arrestuar dhe hetuar për këtë vepër penale. Lufta për tokat në jug është bërë mjaft e fortë dhe tashmë vëmendja e oligarkëve është…
Kuvendi ka hapur një tender me vlerë 140 mijë euro për blerjen e kamerave të reja për ambientet e institucionit. Për këtë blerje është përdorur procedura e tenderëve të klasifikuar, ku mbahen sekretë të dhënat konkrete. Kjo procedurë prokurimi sipas ligjit, përdoret nga agjencitë e sigurisë kombëtare sa herë bëjnë blerje të nevojshme në këtë fushë. Por a hyjnë kamerat e ambienteve të Kuvendit dhe mirëmbajtja e tyre 4 vjeçare në këtë kategori? Parlamenti shpjegoi se prodhon dhe përdor dokumente sekrete, e për këtë tenderat e tij të kamerave nuk mund t’i fitojë kushdo, ndaj kërkesë specifike për kompaninë që…
Gjatë fjalimit të mbajtur në mitingun e Selanikut në Greqi, kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe forcat e reja politike, që janë futur në garë për ta rivalizuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Rama i konsideroi ato si personazhi i firmave piramidale, “Sudja”, në kulturë politike dhe në qasje ndaj popullit. Sipas kreut të qeverisë, nuk ka lojë për të filluar me asnjë prej tyre. “Të ishte për ato forca të tjera, dhe me forca të tjera nuk kam parasysh vetëm ato me fytyra të vjetra, por kam parasysh dhe ca me fytyra të reja. Të gjitha llojet e…
Prokuroria e Tiranës po bëhet gati ti kalojë SPAK-ut dosjen e radhës për mashtrimin me mikrokreditë që shkaktoi dëme të pallogaritshme tek interesat ekonomike të mijëra shtetasve shqiptarë. Një burim nga grupi i hetimit tha për Top Channel se çështja me 9 të dyshuar dhe dy shoqëri nën sekuestro është vendosur t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, pasi prokurorët dyshojnë se janë përpara një grupi kriminal. Hetimi pritet të zgjerohet edhe në shoqëri të tjera, ndërsa rezulton se IUTE dhe Kredo.Al kanë dhënë një numër të madh kredish me norma interesi dhe komisione të frikshme që kanë detyruar qytetarët të ndërmarin…
Një turmë e të mbijetuarve të zemëruar nga përmbytjet e Spanjës hodhën baltë dhe shpërthyen në sharje ndaj mbretit të Spanjës Felipe VI dhe zyrtarëve të qeverisë teksa ata vizituan qytetet më të goditura nga rreshjet e shiut. Zyrtarët qeveritarë shoqëruan monarkun, i cili u përpoq të fliste me vendasit në periferi e qytetit të Valencias që është shkatërruar. Policia duhej të ndërhynte me oficerët me kalë për të mbajtur prapa turmën prej disa dhjetërash personash. “Dil jashtë! Dil jashtë!” dhe “Vrasës!”, bërtisnin të mbijetuarit ndaj mbretit dhe zyrtarëve. Pasi u detyrua të kërkonte mbrojtje nga balta, mbreti qëndroi i…
Me gjithë përbetimet e Edi Ramës se Francesco Becchetti nuk do të merrte asnjë qindarkë nga paratë e shqiptarëve, biznesmeni italian ka marrë të drejtën për të konfiskuar 130 milionë euro nga paratë që mbante të bllokuara prej disa vitesh në llogarinë e Shqipërisë në Eurocontrol. Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel ka urdhëruar agjencinë Eurocontrol të ekzekutojë vendimin duke kaluar fondet e bllokuara në llogarinë e përmbaruesit të Becchettit. “Në një vendim të datës 17 tetor 2024, gjyqtari i sekuestrimeve i Gjykatës së Shkallës së Parë të Brukselit konfirmoi se vendimi duhet të zbatohej menjëherë dhe vendosi se…
Ka shkuar në katër bilanci i masakrës së 30 Tetorit të Dobraç të Shkodrës, ku iu bë atentat Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Drejtuesi i motorit të aksidentuar nga makina e viktimave të atentatit, Bashkim Basha, ka ndërruar jetë në spital. Bashkim Basha, viktimë e pafajshme, ka ndërruar jetë spital pas 5 ditëve në intubim. 67-vjeçari po udhëtonte me bashkëshorten e tij me motor kur u përplas nga makina e Licit dhe Bushatit, të cilët ishin objektivat e atentatit. Bashkëshortja e tij humbi jetën në vend. Edhe Hamza Lici humbi jetën në momentin e atentatit, ndërsa Arlind Bushati vdiq në spital…
Kryeministri Edi Rama do të mbajë ditën e sotme në 11:00 me orën lokale takimin me shqiptarët që jetojnë në Selanik të Greqisë. Ndryshe nga takimi i parë me shqiptarët në Greqisë i mbajtur në stadium, ky i Selanikut do të mbahet në hotelin “Porto Palace”. Në këtë takim mësohet se do të marrin pjesë rreth 2500 persona. Formati i takimit do të jetë i njëjtë si i takimit të mbajtur së fundmi me emigrantët shqiptarë në New York të SHBA-së, ku do të flasë vetëm kryesocialisti Edi Rama dhe më pas ai do t’i përgjigjet pyetjeve nga të pranishmit.…