Author: zahirinews

Në fund të muajit gusht 2024, kreu i grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi mblodhi deputetët e PD, ku mes të tjera u ra dakord për të kërkuar një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama sa i takon fakteve të bëra publike për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës. Lajmi u publikua në të gjitha mediat. Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji ishte ndër zërat e rrallë opozitarë, që denoncoi skandalin e Kurum me mbetjet e rrezikshme. Disa ditë pas mbledhjes së Gaz Bardhit, Kurum angazhoi një sekser të famshëm, i cili kontaktoi me…

Lexo më shumë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Matajt në Shkodër. Ai tha se nuk kemi të bëjmë me një vrasje të sofistikuar, por gjurmët që la pas autori ishin të dukshme. Karamuço u shpreh se viktima u nxor në pritë nga një profil falso në Instagram. Eksperti tha se rrethanat e ngjarjes janë të dobëta, pasi vijnë për çështje të nderit, familjes dhe tentativës për të prishur marrëdhënie familjare të caktuar që kanë ngelur vetëm në komunikime virtuale. “Sigurisht që çdo vrasje edhe për shkak të zonave dhe zakoneve mund të çojë në hakmarrje…

Lexo më shumë

Në kuadër të hetimit të organizatës kriminale të Suel Celës, u arrestua gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu si dhe u ushtrua kontroll në banesat e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët dyshoheshin për lidhje me këtë organizatë. SPAK urdhëroi dhe sekuestrimin e disa celularëve, mes të tjerash dhe celularin e ish-gjyqtares Enkelejda Kapedani. Kjo e fundit përmendej në bisedat mes anëtarëve të organizatës, të cilët i kërkonin favore, por në një moment ajo sipas tyre iu ka thënë se ka respekt për ta, por do të bëjë karrierë. Vendimin e SPAK për sekuestrimin e telefonit celular, Kapedani e ka kundërshtuar…

Lexo më shumë

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 Janar, ku persona të maskuar u futën në një berberahne dhe rrahën brutalisht me sende të forta 48-vjeçarin Adriatik Roshi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Një prej autorëve të dyshuar është biznesmi Artur Koçeku, i cili njihet si Tur Koçeku dhe zyrtarisht ka zgjedhur të vetëquhet Luçiano Koçeku, teksa ka qenë protagonist dhe i disa ngjarjeve të tjera të mëparshme, siç ishte sherri i ndodhur gjatë verës, në një lokal të një prej resorteve më të njohura në bregdetin e jugut. Autoritetet raportojnë se për dhunimin e Adriatik Roshit, në kuadër…

Lexo më shumë

Shtetasit e huaj kanë 3 herë më shumë mundësi të arrestohen për abuzime seksuale sesa qytetarët britanikë. Analiza e shifrave është publikuar në të përditshmen britanike “The Telegraph”. Policia britanike bëri më shumë se 9 mijë arrestime të shtetasve të huaj për shkelje seksuale në 10 muajt e parë të vitit të kaluar. Kjo përfaqësonte një të katërtën (26.1%) të gjithsej 35 mijë arrestimeve të bëra për abuzime seksuale në të gjithë vendin. Të huajt kishin 3.5 herë më shumë gjasa për t’u arrestuar për vepra të tilla sesa britanikët. Norma është 165 arrestime për 100 mijë të popullsisë emigrante kundrejt…

Lexo më shumë

Masakra me katër të vrarë në Dobraç të Shkodrës, e ndodhur dy muaj më parë vijon të jetë pa autor dhe e pazbardhur për Policinë e Shtetit. Ndonëse drejtues të lartë folën me bindje se shumë shpejt ngjarja ku u vra Hamza Lici, Arlind Bushati dhe kalimtarët e rastit, çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha do të zbardhet nga grupi hetimor. Por, si atentati në Shkodër që vijon të jetë pa autorë, në të gjithë vendin hetuesit kanë të pazbardhura edhe 5 ngjarje të tjera po aq të rënda kriminale. Dosja e atentatit me tre të vrarë dhe një…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama dyshohet se ka firmosur një vendim të falsifikuar të Agjencisë së Territorit (AZHT) të cilin ja kanë vendosur mbi tryezë kryetarja e AZHT-së Adelajda Roka dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku. Vendimi bën fjalë për shfuqizimin/abrogimin e lejeve të zhvillimit të disa prej projekteve më kryesore të vendit, ku në listë përfshihet dhe Aeroporti i Kukësit apo dhe Porti i Limionit. Në Dhjetor 2024 një kompani ndërkombëtare lider në sigurinë e aviacionit civil, vlerësoi mundësinë e operimit në Shqipëri. Për këtë arsye kompania ndërkombëtare u kërkoi partnerëve shqiptarë të bënin “due-dilligence” dhe fizibilitet për statusin dhe mundësitë që ofronin…

Lexo më shumë

Policia e Shtetit në Shqipëri përmbylli një cikël të ri ndryshimesh në dhjetor, duke filluar nga drejtori i Përgjithshëm dhe deri tek shefat e komisariateve të vendit. Ndryshimi i të gjithë zinxhirit drejtues u motivua publikisht me nevojën për të përmirësuar imazhin e policisë, po aq sa për të rritur parametrat e sigurisë dhe rezultatet në luftën kundër krimit. Kjo është një betejë e vjetër për Policinë shqiptare, imazhi i së cilës u dëmtua edhe më shumë gjatë dy viteve të fundit nga arrestimi i një duzine oficerësh të lartë, të cilët akuzohen se u vendosën në shërbim të rrjeteve…

Lexo më shumë

Korrupsioni i përhapur në sistemin doganor shqiptar është një fenomen që ka ndikuar rëndë në sigurinë dhe integritetin e shoqërisë, duke nxitur pasurimin e shpejtë të individëve të përfshirë në këtë proces të paligjshëm. Grupi i antikontrabandës, i krijuar për të luftuar dhe bllokuar kalimin e mallrave të paligjshme, ka rënë viktimë e vetë korrupsionit, duke e kthyer sistemin e kontrollit doganor në një instrument të pasurimit të paligjshëm të drejtuesve dhe inspektorëve të tij. Ky është një rrezik i madh për ekonominë shqiptare, pasi këto struktura jo vetëm që mundësojnë kalimin e mallrave të kontrabandës, por gjithashtu përfitojnë në…

Lexo më shumë

Disa ditë më parë, Sali Berisha, duke u kamufluar pas ‘qytetarit digital’, shkroi se prokurori i SPAK Ols Dado kishte liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit, i dyshuar si autor i atentatit të ndodhur në lokalin Kështjella, ku u ekzekutua Alfred Dedja. Nga përgjimet e SKY ECC kishte rezultuar se Altin Hajri kishte kërkuar ndihmë tek ish deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja për t’a liruar kunatin e tij, ndërsa flisnin me një personazh, i dyshuar si njeri i drejtësisë, me emrin Ols. SPAK doli me një deklaratë për median, duke përgënjeshtruar pretendimet se prokurori i SPAK Ols Dado kishte…

Lexo më shumë