Author: zahirinews

Safet Bajri, i forti i Shkodrës banesa e të cilit u kontrollua pak javë më parë nga prokuroria e posaçme ka depozituar një kallëzim ku kërkon të hetohen dhe arrestohen personat qe i kanë keqpërdorur emrin për qëllime kriminale duke i cenuar dhe reputacionin. Kallëzimi është dorëzuar në SPAK nga avokati i tij Sokol Tahiraj. Në dokument, thuhet se disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdorur emrin e Bajrit për të grabitur telefona dhe për t’u vendos gjoba nën kërcënimin e armës, duke pretenduar se armën ua kishte dhënë Safet Bajri.

Lexo më shumë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ‘baronin’ e drogës Dritan Rexhepi. Mësohet se Rexhepi ka deklaruar se do të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore dhe përmes avokates Joana Qeleshi ka kërkuar lirimin nga qelia, duke pretenduar se mbahet në arrest pa asnjë provë. Ndërkohë, vijimi i procesit në themel është shtyrë për datën 24 janar. Rexhepi është i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ndërsa për të njëjtin rast po gjykohen edhe disa të tjerë, përfshirë Aldo Majnishtën, Artan Doçajn, Gentian Funiqin, Geraldo Martinin, Korado Kështenjën,…

Lexo më shumë

Krahas angazhimit të tyre në pushtetin vendor, kupola e Bashkisë Lezhë duket se ka gjetur kohe edhe për të bërë biznes privat, ashtu si shumë drejtorë të tjerë të administratës publike, të cilët kanë hapur kompani, duke i marrë vetë tenderat. Bëhet fjalë për nënkryetarin e Bashkisë Lezhë, Elson Frroku, Sekretarin e Përgjithshëm Reinis Çela, Drejtorin Juridik Altin Lleshi dhe ish-drejtorin e Planifikimit Urban, Alban Laçi, të cilët kanë krijuar një kompani private me emrin “Gotham konsulting” Shpk. Referuar aktit të themelimit, kjo kompani rezulton të jetë krijuar me 30 mars të viti 2022 me objekt veprimtarie projektim, ndërtim, zbatim,…

Lexo më shumë

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se Prokuroria e Durrësit ishte bërë gati për arrestimin e disa personave të përfshirë në aferën me trafikun e mbetjeve të dyshuara si toksike të kompanisë Kurum, por ka patur ndërhyrje në momentet e fundit dhe ata nuk janë ndaluar.  “Prokuroria e Durrësit ishte thuajse një hap larg arrestimit të personave të përfshirë në këtë aferë të pastër korruptive, që nuk përfshin vetëm Kurum dhe Sokolaj por edhe institucione, që nga Ministria e Mjedisit, Porti i Durrësit, etj. Është histori e thellë korruptive. Në pikën kritike…

Lexo më shumë

Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për deklaratat e Ramës gjatë konferencës së fundvitit në lidhje me hetimet për Erion Veliajn. Bushati tha se Rama nuk e mbrojti Veliajn, por i frikësohet përsëritjes së precedentit Ahmetaj, pra një largimit të mundshëm të Erion Veliajt i cili më pas mund të flasë siç po bën Arben Ahmetaj nga arratia. “Nuk mu duk mbrojtje kjo e Ramës. Rama është më tepër ambig. Gjithë fjalimet që ka mbajtur Rama që nga Tahiri, krahasohet me ato që nuk ka marrë vendim se ç’do bëjë.…

Lexo më shumë

Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar se deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar 4 vatra me praninë e virusit të Influencës Aviare të nëntipit H5N1, ose siç njihet ndryshe gripi i shpendëve. Vatrat janë zbuluar në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe në Lagunën e Karavastasë. Duke qenë se dy prej rasteve në vatrat aktuale pozitive janë të pranishëm në specie të shpendëve të egër, Ministria e Bujqësisë fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të cdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimit…

Lexo më shumë

E kanë quajtur “Baroni i drogës”, “Mbreti i kοkainës”, “Cari”, “Mjeshtri i arratisjeve”, “Escobari i ri”… Epitetet për të janë të shumta të mediave nga Shqipëria në Itali, nga Shtetet e Bashkuara dhe deri në Ekuador. E tillë ka qenë edhe jeta e Dritan Rexhepit që vetëm 44 vjeç mban mbi shpinë akuza për vrasje, rrëmbime, trafik ndërkombëtar droge, falsifikime, etj.  Sa të shumta janë epitetet, aq janë edhe identitetet e tij. Kur lindi në vitin 1980 në Velcë të Vlorës, një fshat malor ku prindërit e tij të 4 fëmijëve merreshin me bagëti dhe vreshtin e quajtën Gramoz. Jeta do…

Lexo më shumë

Marina Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të dhënë dëshmi mbi hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve të tij. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Nito është pyetur për marrëdhëniet e saj me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt, dhe dyshimet për interesa të ndërsjella okulte në fushën e biznesit. Dyshohet se përfitimet që bashkëshorti i saj, Elman Abule, ka marrë nga Bashkia e Tiranës, përfshirë lejet e ndërtimit, janë dhënë në këmbim të favoreve të ndërsjella. Gjithashtu, Nito…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim edhe dosjen e tenderave të “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana” të fituara nga kompania “5D Konstruksion”. Këto tendera ishin ndarë në fraksion më vete nga dosja “5D”. Kompania “5D Konstruksion” e cila ka fituar tenderat zotërohej në mënyrë indirekte nga dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato. Në lidhje me fraksionin e dytë të dosjes “5D”, SPAK ka marrë të pandehur 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, më konkretisht dy ish-drejtoreshat Deborah Keçi dhe Eglantina Zere, si dhe ish-zyrtarët Teuta Guri, Rejnaldo Gjerazi, Jetjon Mera, Rivjola…

Lexo më shumë

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të 12-vjeçarit, Leo Sadiku. I mituri u diagnostikua me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. QSUT sqaron se nga ana e stafit mjekësor janë ndjekur të gjitha protokollet, por pavarësisht përpjekjeve ka qenë e pamundur të parandalohet vdekja. “QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë. Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në…

Lexo më shumë