Në Kepin e Rodonit është dhënë miratimi për ndërtimin e një kompleksi turistik që përfshin 17 vila dykatëshe, një hotel me lartësi nga 2 deri në 4 kate dhe një parkim nëntokësor me dy kate. Ky projekt do të zhvillohet nga kompania “Doma Co” sh.p.k. Prona e zhvillimit është 11.232 m2 dhe ndodhet në pjesën veriore të Kepit të Rodonit, Durrës. Kompania është në pronësi të Selim dhe Dorian Domës, ish JEDA e Bujar Dodës. Firma e cila të bën “dëmin”, ndërtuese e pallateve pa kollona në Durrës të cilat u shembën si të qenë bërë prej muresh kartoni, që…
Author: zahirinews
Një nga konkurrentet e reality-show-t Ferma VIP, Alba Pollozhani, ka treguar prototipin e mashkullit të cilin pëlqen. Teksa ka qenë duke biseduar me fermerët e tjerë Alba ka renditur karakteristikat ku një më kryesorja për të është që partneri i saj të jetë biznesmen. “Verior, mysliman, se i përkasë vetë fesë myslimane, dhe pika tjetër biznesmen dhe e di pse? Sepse unë e kam në gjak biznesin, e kam studiuar dhe jam marrë gjithë kohës me biznes dhe unë e di se si është një mashkull i fushës së biznesit,” u shpreh fermerja teksa shtoi se: “Fjalën biznesmen të tjerët…
Qeveria shqiptare thuhet se ka planifikuar të përdorë një teknologji të quajtur Deep Packet Inspection (DPI), për mbylljen e “TikTok”-ut, e cila mund të shndërrohet në një mjet të rrezikshëm për përgjim masiv dhe censurë në internet. Qeveria po e merr për të mbyllur platformën “TikTok”, por lind pyetja: A janë kapacitetet e duhura për ta menaxhuar këtë lloj programi? A është i përshtatur legjislacioni? Kush mban përgjegjësi nëse kjo po përdoret, po marrim një shembull, për të përgjuar opozitën apo gazetarët, apo prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut dhe GJKKO-së? Për të kuptuar më shumë mbi këtë teknologji i ftuar…
Pas skandalit të mikrokredive ku kompani zhvatëse si Final dhe MCA u nxinë jetën mijëra shqiptarëve duke detyruar të tjerë të vetëflijohen, siç ndodhi me Pal Trashajn, Banka e Shqipërisë ka shtrënguar kushtet për këtë sektor duke hequr madje disa licenca. Por ka ende personazhe të këtij sektori që vijojnë aktivitetin, madje pa asnjë licencë nga Banka e Shqipërisë duke bërë kështu që të mos jetë më në sektorin e mikro kredisë, por të fajdeve. Madje, personazhe të tillë me lidhje të forta në sektorin e sigurimeve kanë kaluar edhe në ndërtim, duke marrë leje për ndërtimin e një hoteli…
Në datën 11 janar 2025, Kryetari i PD, Sali Berisha, bëri një takim djallëzor me militantët në Pogradec, me temë: “Të shpëtojmë Pogradecin nga kullat e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt”, ku tha: – Bregut piktoresk të liqenit, i ka dalë bajlozi i zi, si kuçedër që do shkatërrojë brigjet për t’u pasuruar me kullat përbindësha. Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz që do t’i zhdukë identitetin, por ne jemi këtu për ta shpëtuar nga babëzia e narko-shtetit”. Por dy muaj më pas, konkretisht në muajin mars 2025, në televizionin e familjes “Berisha”, ka filluar të reklamohet ndërtimi i një…
Mes 301 pasurive të sekuestruara me vendime gjykatash në vend, të publikuara së fundmi në një katalog nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, dallojnë ato miliona euro të bosëve të krimit të organizuar dhe të hetuarve për korrupsion. Me tyre 25 pasuritë e familjes Berisha, me dy të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Nga apartamentet që jeton mes luksit, vila në Gjirin e Lalëzit, aksionet në kompaninë “Homeplan”, e deri tek njësitë e biznesit në kompleksin “Magnet”, i cili u ndërtua mbi truallin e klubit sportiv…
Një nga kriminelët e Shijakut, Altin Hajri, është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale. Madje, ai dyshohet se është “mbrojtur” nga ish-deputeti i PS-së Ergys Çyrbja, i cili gjatë kërkimit policor e ka strehuar në banesën e tij. Por, çuditë në këtë vend zgjasin vetëm disa ditë. Me një vendim të beftë, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka dhënë një leje për ndërtim pallati bashkëshortes së Altin Hajrit. Sipas dokumenteve të bëra publike, rezulton se firma “Pjeza 2022” do të ndërtojë një pallat. Dokumenti i mësipërm…
Anuela Ristani, kryetare në detyrë e Bashkisë së Tiranës, nis fshesën në institucion duke larguar të besuarit e Erion Veliajt dhe duke emeruar të parapëlqyerit e Edi Ramës. Drejtor i Pergjithshëm i UKT, emërohet Skerdi Drenova. Ai ka qenë në krye të OST-së. Zëvendës drejtor i përgjithshëm i UKT Kujtim Nanaj, i besuari i Elton Kacidhes dhe bashkëshortit të Anuela Ristanit.Nanaj pretendoi të merrte drejtimin e UKT-së për shkak se mbështetej nga Ristani, por në momentin e fundit hyn në lojë Rama dhe dërgon Drenovën. Drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së koordinimit dhe bashkërendimit Eldi Hoxha, aktualisht në hetim nga…
Gazetari Osman Stafa ka bërë një denoncim të fortë sot në lidhje me spitalin e Onkologjikut. Sipas tij, mjekët e këtij spitali, telefonojnë pacientët që mos paraqiten për mjekim për shkak të mungesës së medikamenteve. Sipas mesazheve të publikuara nga vetë gazetari, një qytetar i prekur nga sëmundja deklaron:“Mirëmëngjes, Osman! Më morën në telefon dhe më njoftuan që mjekim nuk ka. Nuk po shkoj fare në spital, faleminderit.” Stafa tha se është krijuar një sistem ku mjekët, të kthyer në një lloj call center-i, lajmërojnë pacientët që vuajnë nga kanceri dhe u thonë të mos paraqiten në spital nëse mungojnë…
Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sipas nivelit të pagës. Në tremujorin e fundit të vitit 2024, personat me paga bruto 60.001-95.000 lekë në muaj përbënin 24.6% të të punësuarve, kategoria me peshën më të madhe në totalin e të punësuarve me pagë. Kategoria e të punësuarve me pagë minimale zuri 14.2% të totalit të të punësuarve në tremujorin e fundit 2024, nga 24.5% që ishte pesha e kësaj kategorie në tremujorin e tretë dhe 26% në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Në tremujorin e fundit të vitit 2024…