Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sot nëpërmjet rrjeteve social lidhur me kontrollet e radhës të ushtruara nga SPAK në apartamentet e Ajola Xoxës. Berisha shkruan se e vërteta është se fshehtësia e apartamentit të padeklaruar ishte absolute. Ai shton se për ekzistencën e tij dinin vetëm dy persona: Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, dhe askush tjetër. Berisha thotë se çelësat e apartamentit-kasafortë i kishin vetëm ata të dy. Sipas tij, ajo që ra në sy te banorët e pallatit, që në momentin e kontrollit u rrethua pëllëmbë për pëllëmbë nga policia, ishte se, teksa hynin në pallat skapistët, Veliaj…
Author: zahirinews
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtore ish-kryetaren e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, duke e dënuar me 2 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ish-kryebashkiakes së Patosit i është ulur në 1 vit e 4 muaj burgim,, por sërish ajo nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli. Kjo për faktin se GJKKO ia ka konvertuar dënimin me burg në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh e 8 muajsh me kusht që ajo gjatë periudhës së provës të mos kryejë…
Blendi Gonxhe është formalisht ministër i Kulturës dhe Ekonomisë, por de facto është ‘ministër i tenderave të republikës”. Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) që është në varësinë e tij, tenderon fondet e të gjitha institucioneve qeveritare. Shumica e këtyre tenderave janë shpërdorime që nuk kanë lidhje me jetën e qytetarëve, por pasurojnë zyrtarët dhe bizneset që favorizohen në këto tendera.Një tender i tillë u anulua para disa ditëve. Objekti i prokurimit: “Shërbime, materiale promocioni për Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Fondi limit është 16,145,866 lekë pa TVSH. OBP e Gonxhes e ka anuluar tenderin me një njoftim në…
Një ngjarje e ndodhur ditën e shtunë duke u gdhirë e diela duket se fsheh shumë dritëhije. Sipas raportimeve në disa media, u mësua se djali i biznesmenit Samir Mane ishte përfshirë në një aksident rrugor pranë Parlamentit, e për pasojë ishte arrestuar sepse sipas policisë, kishte rezultuar që po drejtonte automjetin nën efektin e alkolit. Efektivi që u mor me procedurën dhe rastin ishte Oficeri i Policisë Gjyqsore pranë Komisariatit Rrugor Tiranë Azbi Spahiu.Oficeri Azbi Spahiu që në momentet e para që ndodhi ngjarja ka qënë në një trysni nga drejtuesit e policisë që të kryente arrestimin në flagrancë…
Kryeprokurorja belge Ann Fransen, në një intervistë për “De Morgen” foli për luftën kundër krimit të organizuar në vend, që sipas saj, paratë i investojnë në Marok, Shqipëri dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Fransen përmendi gjatë intervistës përgjimet e SKY ECC, që sipas saj, tregojnë se grupet kriminale shqiptare janë forcuar shumë duke fituar terren dhe janë tejet të dhunshme në aktivitetin e tyre. Ajo tha ndër të tjera se autoritetet belge po punojnë me drejtësinë Shqiptare për goditjen e organizatave kriminale me origjinë nga vendi ynë dhe sekuestrimin e parave të tyre. -A po shesin bosët e drogës Emiratet për Turqinë?…
Kompania e sigurisë së familjes së Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i Policisë së Tiranës, i cili aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për disa vepra penale, ka fituar pa garë një tender nga Ujësjellësi i Tiranës. Mund të tingëllojë e çuditshme, pasi nga njëra anë emri i firmës “BREÇANI – R.O.S.P” del në dosjen e SPAK-ut për pastrim parash dhe nga ana tjetër fiton para publike me shumë lehtësi në të njëjtën kohë. Paradoksi qëndron se ndaj firmës nuk ka asnjë masë shtrënguese dhe përjashtuese, megjithëse ka dyshime se paratë e trafikut të drogës nga djali i Erzen Breçani dhe…
Avokati Edmond Petraj ka komentuar situatën juridike të ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke u ndalur te dosja “Partizani”, ai shprehet se ka shumë interes se çfarë do të ndodhë më 20 janar, ditë dhe që do të vendoset nëse do të kalojë apo jo për gjykim dosja. Sipas tij, nëse GJKKO e kthen, do të ishte goditje për SPAK. “Pritet vendimi i gjyqtarit për seancën paraprake. Ngelet enigmë si vendimmarrje, por janë të trija pistat në lojë. Meqë janë kërkuar elementët e pavlefshmërisë së provave, akteve, që i ka kërkuar avokati i Berishës dhe pjesën e Malltezit, dy të tjerët kanë…
Kryetarja e komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka kallëzuar në SPAK deputetin demokrat, Enkelejd Alibeajn, me pretendimin se bashkëjeton fshehurazi me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin, duke mos deklaruan pasurinë e saj, si person i lidhur në kuptimin e ligjit. Ndërkaq, avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK ish deputetin Belind Këlliçi, për falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme dhe për mosdeklarimin e pasurisë së bashkëjetueses, Anna Shkreli. Rezulton se nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Mediat kanë raportuar se deputeti Vasili bashkëjeton me zonjën Sonja Popa pas…
Qeveria paraqiti të enjten tetë projektet mbi toka publike që synon t’i zhvillojë me investitorë privat në Tiranë. Ato parashikojnë ndërtime kullash, zyra qeveritare dhe një stadium të ri. Prezantimi mbajti titullin “Ura për Shqipërinë 2030”. Kjo është pjesë e fushatës për zhvillimin e 28 pronave publike që kaluan në administrim të Korporatës Shqiptare të Investimeve, për të cilat Citizens.al ka raportuar më parë. Lista e tetë projekteve të prezantuara: 1. “Lift Tower” – Rruga Muhamet Gjollesha Arkitektë: Baukuh, Muoto, Sam Chermayeff, Yellow Office, Atmos Lab, Bollinger Grohmann, Simoj Boudvin, Arkimade. Kullë 39-katëshe me shërbime mikse për rezidencë studentësh, zyra, hoteleri dhe banim. Parashikohet të…
Nga Armand Shkullaku Për shumkënd ishte i habitshëm dhe jo proporcional një monolog prej 35 minutash i kryemistrit Rama me rastin e deklarimit nga SPAK se vëllai i tij nuk rezultonte i përfshirë në çështjen e trafikiut të kokainës, të njohur si dosja Xibraka. Ndonëse Gazmend Bardhi, njeriu që inicioi verifikimin e implikimit ose jo të Olsi Ramës, e cilësoi qesharake dhe jo përfundimtare deklaratën e prokurorisë, kryeministri ka përfituar nga rasti për t’iu drejtuar qytetarëve me një fjalim të pazakontë, si një alibi patetike për gjithë veprimtarinë e tij politike e njerëzore. Me tonet dramatike, interpretimin me një zë…