Prej disa javësh bisnesi i ndërtimit po përballet me një situatë sa absurde aq edhe kriminale. Me urdhër verbal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, me miratim të shefit të Komisaritatit të Policisë Rrugore Tiranë Roven Zeka dhe me zbatim nga efektivët në terren ka nisur prej javësh një aksion ndaj automjeteve që transportojnë dherat nga gropat e pallateve në ndërtim drejt landfillit të Sharrës. Policia Rrugore ka detyrë të kontrollojë këto automjete, nëse këto dhera që po i marrin nga x vend në ndërtim, a po i dërgojnë në Landfill apo jo, ashtu siç e thotë ligji.…
Author: zahirinews
Në një shoqëri ku lidhjet mes politikës dhe biznesit janë të thella dhe të fshehura, emri i Samir Manes ka shpesh herë një prani të dukshme dhe të padiskutueshme. Oligarku i njohur, që ka arritur të ndihmohet përmes lidhjeve të ngushta me qeverinë, është bërë një nga figurat më kontroverse të biznesit shqiptar. Ndër skandalet që janë publikuar, një nga më të mëdhatë është ai i grabitjes së tokës në Palasë, një aksion që përshkruhet si një nga shembujt më të qartë të abuzimit me pushtetin dhe pasurimit të padrejtë. Një nga momentet kyçe që ka ngritur dyshime për ndikimin…
Ulja e pragut të të ardhurave bruto vjetore që sjell detyrimin e deklarimit të DIVA-s pritet të dyfishojë numrin e deklaruesve. Deri pak ditë të afatit të deklarimit të të ardhurave nga punësimi (që përkon më datën 20 të çdo muaji) nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që deklarata DIVA të plotësohet prej 141 mijë të punësuarve. Ende nuk ka përcaktime konkrete sesa prej tyre janë individë me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit dhe sesa prej dypunësimeve. Për 2023, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për Monitor, DIVA u deklarua nga…
Pas rreth dy vitesh në detyrë, Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Sipas burimeve, ai e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave. Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit prill të vitit 2022. Ish-ushtaraku Prendi ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhë për rreth 2 vite. Dyshohet se shkaku i ketij vendimi nga ana e prefektit, duket se janë bërë përplasjet me kreun e Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të…
Çarja e digës në Bunec, Ministria e Mbrojtjes: Kishte 15 mijë metër kub ujë, u përmbytën 12 biznese Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion lidhur me çarjen e digës së një hidrocentrali në afërsi të plazhit të Bunecit. Diga ka pasur 15 mijë metër kub ujë në momentin e çarjes. Uji ka vërshuar në 12 binzese, fatmirësisht pa pesona të lënduar. Njoftimi: Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka…
Një javë më parë, Drejtoria e Rrugëve shtoi edhe 3 milionë Euro me objekt “disa punime shtesë” për përfundimin e rrugës Qukës- Qafë Plloçë, rrugë që ka nisur para 15 vitesh e nuk po përfundon, megjithëse i është shtuar trefishi i parave mbi vlerën e projektit fillestar. Kjo quhet “Rruga e Hasanit të PS”, sepse kompania “Albavia Sh.p.k” që ka marrë tenderin në vitin 2009 nga pushteti i PD-, është e Hasan Hafizit, bashkëshorti i ish-deputetes së PS, Mimoza Hafizi. Fondi fillestar total për rrugën e ndarë në 3 lote, ishte 38.1 milionë Euro, por brenda vitit 2009 kur sapo…
Kompania e ndërtimit të rrugëve Gjoka Konstruksion udhëhoqi listën e kontratave të prokurimeve publike gjatë vitit 2024, duke fituar gjashtë kontrata me vlerë të përgjithshme 8.8 miliardë lekë (rreth 89 milionë euro), ku projekti më i madh ishte kontrata për rehabilitimin e rrugës Fier – Frataj me vlerë 3.6 miliardë lekë. Kompania Gjoka fitoi tenderë për ndërtim rrugësh si dhe për ndërtim ujësjellësish. Projekti më i kushtueshëm sa i përket ujësjellësave është ai i titulluar: “Furnizim me ujë i zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi Faza e III”, për të cilin taksapaguesit po shpenzojnë rreth 800…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë” për Kledian Llaho. Më 6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit Kledian Llaho, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin…
Konflikti i armatosur, moti ekstrem dhe dezinformomi janë identifikuar si rreziqet kryesore globale për vitin 2025, sipas Raportit të Rreziqeve Globale, të përpiluar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF). Pavarësisht gjetjeve në rang global, duket se vendi ynë do të përballet me të tjera rreziqe gjatë këtij viti. Sipas raportit pesë rreziqet kryesore janë: 1.Emigrimi i detyruar 2.Mungesa e punës dhe/ose talentit 3 Krimi dhe veprimtaria ekonomike e paligjshme 4.Shërbime publike dhe mbrojtje sociale të pamjaftueshme 5.Pabarazia (pasuria, të ardhurat). Emigrimi i detyruar “hall i përbashkët” i rajonit Emigrimi i pavullnetshëm ( i detyruar) dhe mungesa e fuqisë punëtore apo e…
Mallrat e akcizës në vendin tonë do të kushtojnë më shtrenjtë për shkak të planifikimit të qeverisë për ta rishikuar këtë taksë. Por sa është akciza që paguhet aktualisht mbi këto produkte, e cila rrjedhimisht shkarkohet në çmimin final për konsumatorët? Për pijet alkoolike me përqindje alkooli 38%, detyrimi i akcizës llogaritet në rreth 336.6 lekë / litër. Sa i takon produktit verë, nëse një verë është me përqindje alkolike 12,5% ose me pak, përllogaritja e detyrimit të akcizës bëhet në bazë të prodhimit. Në rastin e prodhuesit nën 10000 HL në vit , akciza llogaritet 31.4 lekë / litër;…